Deputeti i PD: Meta veshi “opingat” e luftës kundër SHBA dhe BE, s’duhet toleruar

3 Korrik 2019, 21:47Politika TEMA

Nga Alban Zeneli

Ditën e djeshme, Lideri i Lëvizjes “Opozitare” z. Ilir Meta e përdori foltoren e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për të njoftuar publikun dhe këdo se ai tashmë ka veshur opingat e luftës kundër SHBA dhe BE.

Shqipëria politike dhe institucionale nuk mund e nuk duhet ta tolerojnë qe Institucionet e Republikës te katandisen në një bunker Sadamist për tu shpallur luftë SHBA dhe BE.

Ironia dhe përmendja e Koresë së Veriut, nga Ilir Meta, ndërsa konteston e godet Ambasadën e SHBA në Tiranë, janë kurs përplasjeje i qartë me SHBA.

Ne të djathtët e Shqipërisë  dhe besoj shumica e shqiptareve nuk mund ta pranojmë e as lejojmë që e majta në Presidencë dhe e majta në Qeveri, ta bëjnë Shqipërinë fushën e betejës së tyre të dashurise apo urrejtjes se tyre sipas rastit!

Prandaj, do të propozojmë në Kuvendin e Shqipërisë miratimin e një Rezolute ku Shqipëria dënon çdo deklaratë e qëndrim antiamerikan nga cilido dhe konfirmon zyrtarisht besnikërinë e plotë e palëkundur të Parlamentit, Politikës dhe Shoqërisë shqiptare ndaj SHBA.

Proamerikanizmi është detyrë patriotike për çdo shqiptar, e sidomos për ne të djathtët.

Nuk mund të lejojmë të majtët në Presidencë dhe të majtët në Qeveri që të na fusin në morsën e tyre që e shtrëngon shoqërinë shqiptare drejt një cënimi të marrëdhënieve me SHBA.

Ne deputetët e djathtë ftojmë Qeverinë dhe të gjithë Faktorët Opozitarë në Parlament ose jo, që së bashku të ulemi në Dialog pa kushte për ti dhënë përparësi maksimale Reformës në Drejtësi dhe Reformës Zgjedhore.

Dialog pa kushte.

Dialog për Shqipërinë, shqiptarët dhe Perëndimin.

Të ulemi së bashku Parlamentarë dhe Joparlamentarë, Shumicë dhe Opozitë, me përgjegjshmëri patriotike për ti dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve zgjidhje madhore dhe reforma transformuese pozitive.

Duhet domosdoshmërisht që të shkarkohet Damian Gjiknuri nga bashkëkryesimi i Komisionit Zgjedhor të Reformës Zgjedhore si edhe të dënohet e ndëshkohet rreptësisht krimi elektoral.

Edhe zgjedhjet e 30 qershorit provuan se Edi Rama i dëmton e vjedh zgjedhjet edhe kur konkuron vetëm me veten.

Pa hetim të plotë e të thellë të krimeve elektorale, pa dënim e ndëshkim të rreptë të kriminelëve elektoralë, Shqipëria e ka të vështirë të bëhet e lirë dhe europianizohet.

Ne deputetët e djathtë do të jemi bashkë aty për të qëndruar në Kuvendin e Shqipërisë si mbrojtës të vlerave më të mira të lirisë, demokracisë, properëndimorizimit.

Jemi Opozitarë me Qeverinë por jemi Opozitarë edhe me gjithçka e gjithëkënd që synon ta përplasë Shqipërinë me Perëndimin.

12 komente në “Deputeti i PD: Meta veshi “opingat” e luftës kundër SHBA dhe BE, s’duhet toleruar”

  1. ana says:

    A je lodh shume me gjet ket “e majta ne presidence”? Socialistet , pra edhe qeveria edhe shumica e parlamentit nuk kane asgje me SHBA-te dhe BE, perkundrazi shprehin mirenjohje dhe konsiderate per ndihmen e madhe qe po japin. O koqe jane familjaret e tu, pra “te djathtet ata qe u paralajmeruan nga Washintoni se nese hedhin edhe nje shishe tjeter me benzine i piu e zeza. Prandaj o buk peshku se as peshk nuk je, te keqen e ke brenda sojit tend.

  2. Juristi says:

    Nuk e besoj se kete e ka shruar Albani.Jo nga permbajtja,por nuk shkruan kurre.Keto kohe 20 vjet ka shkruajt 3 germa e mixuar me numra 1×2,lloto,vetem lloto.Qe te shkruaj Albani 1 fjali,duhen 2-3 vjet,jo artikull qe s’behet fjale.

  3. Raimond vlonjati says:

    Mire thia more !
    C’na beri ky Meta keshtu mor aman.

    Urgjent ta denojme me Pushkatim dhe familjen tja internojme se na prishi miqesine Shqiptaro -Sovjetike , apo Amerikane,
    se e ngatrova mutin ???

    Nja sharlatan dhe funderine morale si hajduti Rama , pjell eotull vetes vetem krijesa te percudnuara

  4. Leon Rrapini says:

    Kuvendi duhet te shprehet i unifikuar per ceshtjen Kombetare ne aleance me Ameriken EuroAtlantike, pa nuanca te majta apo te djathta.

  5. Zenel says:

    Kush eshte ky burr i zbritun prej malit:Ndërkohë, në formularin e dekriminalizmit Zeneli pranon se është dënuar dy herë me vendime gjyqësore të shkallës së prerë. Në gusht të vitit 1992, Zeneli është dënuar me 6 muaj heqje lirie për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Zeneli është dënuar me vendim të formës së prerë edhe në vitin 1996 me 30.000 lekë gjobë, për veprën penale të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe prishje të qetësisë publike.

    Në vitin 2015, deputeti u përball me një sëmundje të rëndë dhe qeveria “Rama” garantoi kurimin e tij jashtë shtetit me një fond prej 4 milionë lekësh të reja. “Sipas VKM-së nr.711 datë 26.8.2015, është miratuar fondi në masën 4 000 000 (katër milionë) lekë të rinj për kurimin e deputetit të Partisë Demokratike në Qarkun e Kukësit”, shkruhej në njoftimin e asaj kohe.

  6. lexusi says:

    Mos ki frike o deputet , s’ka nevoje per rezolute te parlamentit , per te shprehur kundershtine ndaj deklaratave qesharake , te nje njeriu te trembur e te alarmuar !
    Ai tashme perfaqeson vetveten , as LSI ne ,ne te cilen eshte pronar , nuk e perfaqeson dot , e shumta mund te perfaqesoje Titin , kamarierin e oborit , te cilin e ben per te qeshur , sa here del e fryhet si gjel !

  7. shqiperia ne dore ne matrapazeve qe jane antiamerikane says:

    Ky paska rrjedh totalisht, paska hapur lufte me USA dhe me BE.
    Shkarkim urgjent dhe burgosje. President Meta po ben te pamunduren ti mbushi mendjen Berishes, ta largoj Lulin dhe te behet ky kryetari i opozites

  8. NP says:

    O Alban, o mortje, dil a derezi nga struga e saliut. Edhe nje here te vetme, kur te jepet rasti nuk di te reagosh, me mire te mos kishe folur fare. Te besh opozite, nuk do te thote te erresosh punen e qeverise. Meta eshte soji jot dhe i saliut, mbajeni me shendet. E majta po e çmonton, se bashku me saliun, dhe kjo do jete nje nder fitoret me te medha per Shqiperine.

  9. ledio says:

    Mereni seriozisht, se ky nuk ha mut kot, ky ka kamikaze qe i ka kaparuar gjith jeten. Çperfytyrimi i tij ka nevoje per botoksin qe beri Monaçita. Rrofte Vasili, urraaaaaa.

  10. USA says:

    O ALBAN DEBUTETI NA RROFSH KARIN PO KUSH TA VE TY NE BYTH MOR DROGAXHI MUTI O SUMQIR

  11. loku says:

    AS ENVER HOXHA NUK E KA BERE KETE QE PO BEN ILIR FLORIRI….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje