Vendimi i qeverisë: Ndalohet hyrja e fëmijëve nën moshën 14 vjeç në sallat e internetit dhe lojërave online

5 Korrik 2019, 09:40Sociale TEMA

Këshilli i Ministrave me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kanë ndërmarrë disa masa të rëndësishme për mbrojtjen e fëmijëve nga aksesi në përmbajtje të paligjshme apo të dëmshme në internet.

Ligji parashikon që në subjektet tregtare, që ofrojnë shërbimin e internetit për të tretë ose lojëra on-line, ndalohet hyrja e fëmijëve nën moshën 14 vjeç, të pashoqëruar nga të paktën njëri prej prindërve të tyre, kujdestari apo i afërm madhor, me lidhje të afërt familjare me fëmijën.

Ky detyrim duhet të afishohet në mënyrë të dukshme në hyrje të subjektit tregtar që ofron shërbimin e internetit ose lojëra on-line.

Kujdestari i fëmijës apo i afërmi që shoqëron fëmijën, nënshkruan, para se t’u ofrohet shërbimi, formularin tip, që përcaktohet nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës. Në rast se nuk nënshkruhet ky formular, fëmijës nuk i ofrohet shërbimi i internetit ose i lojërave on-line.

Gjithashtu do të kontrollohen mjediset e institucionit arsimor parauniversitar, publik ose privat, dhe konstatohet nëse një fëmijë është duke aksesuar përmbajtje të paligjshme dhe/ose të dëmshme për moshën e tij.

2 komente në “Vendimi i qeverisë: Ndalohet hyrja e fëmijëve nën moshën 14 vjeç në sallat e internetit dhe lojërave online”

  1. Fantastik Njuzi says:

    Lajm fantastik ose brilant ose me mire ekselent. Parti – Enver jemi gati kurdohere, Urrrah!

  2. Feik Njuzi ne Plera Tema says:

    Zagart e Meros, mos mi bllokoni komentet, o klyshat e PPPSH , si gjithmone edhe pse nuk shkruaj kar, pidh, o kurvat e Temes, nevojtore e shtypit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje