Akuzat e Lulzim Bashës: A fitoi gjë Shqipëria, nga Samiti i Berlinit?

6 Korrik 2019, 20:37Politika TEMA

Samiti i Poznanit ne kuader te Procesit te Berlinit ka dhene fryte per Shqiperine e cila ka perfituar nga BE mbeshtetje financiare per disa projekte madhore per Shqiperine.

Ndryshe nga ç’pretendon Basha i cili mashtroi publikisht sot kur tha se “Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019.”, faktet jane komplet ndryshe dhe Shqiperia ka marre mbeshtetje jo per nje, por per 3 projekte madhore qe jane:

1- Interkonjeksioni Fier-Bitola;

2-Linja e Energjitikes Kosove-Shqiperi;

3-Hekurudha Tirane-Durres-Rinas.

Me poshte po ju sjellim me te detajuar investimet e perfituara prej Shqiperise nga BE (Samiti i Berlinit):

1- Linja e interkonjeksionit 400 kV Fier – Elbasan (Shqipëri) –Bitola (Maqedonia Veriore) – Aktualisht projekti është në fazë tenderimi për punimet të cilat pritet të fillojnë brenda muajit mars 2019.Për financimin e punimeve Shqipëria fitoi një grant investimi nga WBIF (dhjetor 2015) me vlerë rreth 14 mln Euro. Projekti pritet të përfundoi në qershor 2023.

2- Rehabilitimi i hekurudhës Tiranë- Durrës dhe ndërtimi i hekurudhës deri në Rinas – WBIF miratoi në dhjetor 2016 grantin për investime me një vlerë totale 36.24 mln Euro. Brenda 6-mujorit të parë të vitit 2019 pritet përfundimi i procedurës së prokurimit të përzgjedhjes së kompanisë që do zbatojë projektin dhe fillimin e punimeve civile.

Autoritetet shqiptare kanë plotësuar të gjitha detyrimet ligjore dhe teknike sipas Ligjit Shqiptar lidhur me fillimin e punëve, kështu që Punimet për Rehabilitimin mund të fillojnë menjëherë pa vonesë, pas përfundimit të procedurave të prokurimit e cila ka filluar më 25.04.2018. Pritet që punimet të fillojnë në maj 2019 dhe të përfundojnë brenda qershorit të vitit 2021.

3-Linja 400 kV Shqipëri – Kosovë – projekti ka përfunduar zyrtarisht në 28.06.2016 por nuk është ende funksional. OST dhe KOS i kanë kërkuar zyrtarisht Sekretariati të Komunitetit të Energjisë dhe Bashkimit Evropian ndërhyrjen/mbështetjen e tyre për vënien në funksionim te kësaj linje. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë e ka ngritur këtë problem me palën serbe por ende nuk ka një zgjidhje zyrtare për të vënë në funksion linjën 400 kV Shqipëri – Kosovë.

Gjithashtu  kete vit eshte ne proces Studimi per Infrastrukturen Dixhitale-Mbulimin me Broadband te rajonit.

Pra, Samiti  me vendet e Ballkanit Perendimor ka dhene fryte dhe financime te rendesishme per ekonomine e Shqiperise, ndryshe nga ç’pretendon Basha qe gjithcka e quan zero.(Lexo.al)

8 komente në “Akuzat e Lulzim Bashës: A fitoi gjë Shqipëria, nga Samiti i Berlinit?”

  1. MOSKA E LULIT says:

    BRAVO LULI FITONE ME SHME NE SAMITIN E MOSKES .
    PO E KTHENI PD NE PARTI BOLCHEVIKE
    TE HENEN PD DUHET TE BERTASI LULI IK SE SHKATEROVE PD

  2. Detari says:

    Keto jane te vjetra, flasim per kete mbledhje, Shqiperia mori 0 euro. I gjithe ballkani ka mare ndervite mbeshtetje nga BE-ja.

    Flasim per sot, Shqiperia i vetmi shtet qe nuk mori gje.

    Dhe i vetmi vend ne europe me vetem 1 aeroport te vogel…

    ne vend te hapte projekte per aeroporte europiane, edi ramazoni ndertone xhami me kater minare mu ne mes te tiranes dhe genjente popullin me avion hallall turk

  3. Neroni says:

    Ore per cfare flisni ju? Te tre projektet i fituan financimet vite me pare, jo ne samit. Mos flisni budalliqe. Edhe ne shkrimin me lart thuhet se financimet jane te vitit 2016.

  4. shqiptari i ilirise says:

    Sipas këtyre të dhënave duket sikur projektet që përmendni janë të viteve më përpara.
    Samiti i Poznanit për këto projekte u mbajt?
    Mundet të jeni pak më të qartë?

  5. uskania says:

    Ne jemi në korrik, këtu thuhet se do të fillojë puna në mars apo qershor2019???!!! A më bëjnë sytë apo dikush ia fut kot?

  6. Billy says:

    Po ju TEMA tallni bythen? Keto jane miratuar qe ne 2016.
    Shqipria ne Poloni nuk mori asnje lek, sepse kishte shkuar pa projekte; Edi Rama kishte shkuar ne klase pa libra. Mesuesi i tha: Ulu, kater.
    Kishte shkuar te bente nje shetitje per te bere nje foto me Merkel.

  7. Zamir says:

    Po ca lesh thoni ore se na bete budallej apo cfare: te 3 projektet qe po listoni jane te vjetra, pra para 2019!!!
    Tani ne kete takimin e 2019 a moren gje apo hic!
    Jeni tu i bo fresk rames tani o tema?!?? Mos e ulni vetem kaq poshte aman…

  8. shefqeti says:

    Po dhe sikur te mos fitonte asnje nga keto projekte ,fitoi qytetarine or fare e keqe dhe e felliqur !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje