Lind Republika anti-perëndimore e Shqipërisë

Nga Mero Baze

Shqipëria duhet t’i japë shpejt zgjidhje krizës presidenciale, jo aq për ndonjë rëndësi të Ilir Metës brenda vendit, se sa për imazhin qesharak që po i jep Shqipërisë, duke përfaqësuar një “Shqipëri paralele” anti-perëndimore dhe anti-kosovare nga Republika zyrtare e Shqipërisë.

Rasti më ekstrem është Samiti i Jahorinës në Bosnjë, organizuar nga anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, i cili përveçse një manekin banal i presidentit Putin, përfaqëson ende të vetmen vrimë të zezë të nacionalizmit etnik serb në Ballkan, që ushtron pushtet.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e refuzoi ftesën si poshtëruese për Kosovën dhe ai natyrisht ka një gjykim më të gjerë për këtë vendim. Në solidaritet me të, Ministria e Jashtme e Shqipërisë, po ashtu e refuzoi pjesmarrjen e Shqipërisë zyrtare aty.

Fill pas kësaj, Ilir Meta i hipën avionit dhe shkon në një takim, ku ka prodhuar dy lajme kryesore.

E para, që nuk ka përfillur qëndrimin zyrtar të Shqipërisë dhe e ka trajtuar edhe qëndrimin zyrtar për çështjen kombëtare të Shqipërisë, si një qëndrim ku diskutojmë për protestat e Lulit.

E dyta, që ka tentuar të duket një lider me tipare lindore anti-emigracion, pro autoritarist dhe anti-perëndimor, duke lavdëruar presidentin Erdogan për një gjë që dhe ai vetë do të jetë çuditur, për faktn që i ka prerë rrugën emigracionit të paligjshëm në Ballkan.

Në fakt, presidenti turk i ka bërë presion Europës dhe kryesisht Gjermanisë, të rrisin financimet për Turqinë për të ndërprerë valën e refugjatëve të luftës drejt Perëndimit, por kjo është një çështje mes tij dhe Perëndimit.

Turqia nuk ka problem shkuarjen e emigrantëve në Turqi, por ikjen e  turqve nga Turqia, si çdo vend i varfër i Ballkanit.

Ballkani po ashtu nuk ka problem që po i vijnë emigrantë, por që po i ikin qytetarët e vet emigrantë. Vetëm Ilir Meta ka zbuluar se Ballkani rrezikohet nga emigrantët e huaj, dhe për këtë i është mirënjohës presidentit Erdogan.

Në fakt, nuk e ka fare për këtë. Duket se Ilir Meta ka vendosur të imitojë liderët autoritarë dhe ksenofobë të Lindjes, ku krye-modeli është Orban. Ai tenton të bëhet ksenofob, anti-emigracion, anti-perëndimor, dhe si çdo menu tjetër e Internacionales së autokratëve do dhe “një kokë të prerë armiku në sini”, dhe ky ka gjetur Sorosin.

Ilir Meta duket se ka shkuar deri tek Dodiku, një mik personal i Putinit, nga ato levat e neveritshme të tij në Ballkan, për të na treguar se tani ai ja ka hipur kalit drejt Lindjes, dhe për të na treguar se nuk i ha palla nga qëndrimet e ftohta të Perëndimit ndaj tij.

E njëjta gjë vërehej dhe në intervistën e tij me gazetarin e njohur grek Stavros Ximas, ku përpiqej të paraqiste dy Shqipëri, Shqipërinë zyrtare, që e identifikonte të keqe, me Edi Ramën, dhe Shqipërinë e tij, siç e ka tani në mendjen e tij të turbullt.

Shqipëria paralele e Ilir Metës, nuk është ndonjë krim. Shqipëria është vend i lirë dhe këtu çdokush është i lirë të zgjedhë një pozicion kundrejt rrugës perëndimore të Shqipërisë, pro ose kundër saj.

Deri tani kemi qenë të gjithë pro. Tani Ilir Meta ka vendosur t’i kundërvihet kësaj rruge. Nuk është ndonjë dramë e madhe. Është një eksperiment i ri politik i Moskës në Tiranë.

Problemi është që këtë eksperiment, Ilir Meta nuk mund ta bëjë nga posti i presidentit të Republikës së Shqipërisë, pasi ai është duke folur në emër të një Shqipërie të panjohur ende.

Ai nuk mund të përfaqësojë dy Shqipëri në tryezën e një zagari të Putinit. Nuk mund të jetë aty, edhe si përfaqësues i Shqipërisë anti-perëndimore dhe anti- Kosovë.

Mund të jetë si politikan i tillë, por jo si President. Si president në atë tavolinë mund të ulet, kur t’ia nisi nga e para si politikan anti-perëndimor, të fitojë, të bëjë shumicë, e të bëhet prapë President.

Pastaj dhe mund të flejë në një krevat me Dodik e Putinin, se nëse do ndodhë ta votojnë shqiptarët si të tillë, ky vend nuk do të ekzistojë më.

Por si përfaqësues i Shqipërisë pro-perëndimore, si përfaqësues i Shqipërisë që e ka në Kushtetutë mbrojtjen e interesit kombëtar të shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe sidomos Kosovës, ai nuk mund të ulet në atë tavolinë dhe të flasë në emër të kësaj Shqipërie.

Jo se shkatërron ndonjë kauzë të madhe, pasi atë nuk e merr njeri seriozisht as këtu, por na bën objekt barcaletash mes një klubi anti-shqiptar, duke vërtetuar gjithë anektodat e vjetra serbe, që jemi njerëz me bisht.

Në fakt, thjesht kemi një President me bisht.

REMOTE_ADDR:[]

26 komente në “Lind Republika anti-perëndimore e Shqipërisë”

  1. Sit back and relaks■●rifufjf▪%^* says:

    fajin e ka saliu!!!

    1. ari says:

      Zoran Zaev km I maqedonise
      Ne 1 pergjim telefonik te cilin e konfirmoi si te vertete deklaronte se:
      Ndarja e kosoves eshte nje iniciative ruso-serbe me mbeshtetes edi ramen dhe hashim thacin.
      Me kundershtare gjithe europen dhe pjesen tjeter te ballkanit.
      Sepse nje aventure e tille do conte gjithe ballkanin ne lufte.
      Normalisht ne nje vend qe njerezia nuk eshte as dele as legene km I vendit do kishte ikur ne shtepi per te perfunduar ne burg.
      Ne shqiperi jo
      Sepse duhet te vjedhi edhe ca miliona euro te tjera nga taksa e re e karburantit
      Vend qesharak
      Me njerez qesharake
      Ndersa mero thote se duhet ti jepet zgjidhje shpejt presidentit nderkohe qe komisioni parlamentar do 3 muaj kalendarike pune qe te perfundoje dmth nga nentori edhe po kaq edhe gjykata kushtetuese nese ngrihet.
      Ketu eshte per te vene duart ne koke nga cmenduaria qe qarkullon kaq lirshem.

  2. Gjergj says:

    Lind republika e partneritetit me perendimin. Le te bjere ajo e vasilitetit dhe e shtirjes ndaj perendimit.Jemi ne nato e kandidat ne be.Ndryshon vetiu dhe statusi i republikes.

    1. Asd says:

      Po pse? Qe te ruaje gjene e vjedhur presidenti? Dmth ti thua te vrasim baben, dhe pastaj te fusim nje shkop ne bythe? Ky eshte propozimi yt?

  3. Popull says:

    Vallahi o Mero jo vetem nga intelekti “larte” po e tregon veten likja si njeri me bisht po edhe nga ai stili i vecante i te notuarit gjithe perdredhje si zvarranik

  4. Den says:

    Mero si gjithmone I sakte dhe largpames I papare I zhvillimeve ne vend.
    E kam thene dhe e perseris Mero, Peza , Ketro e disa gazetare te tjere kane ngelur te vetmit me integritet te vertete professional dhe mbi te gjitha patriote.
    Keta jane zeri I vertete I mases me te emancipuar te shoqerise shqiptere.
    Falemderit Mero.

  5. True democracy missing says:

    Te gjitba pushtetet Jugu, PS, rilindja, Rama.Rrofte Albanistan Republika!Jane ca kavie politike e jo vetem qe ushqehen mbi urrejtjen veri jug e ndaj ndertojne konfkiktrepublika si kjo.Senati do ish nje fare zgjidhje. e tju hiqej kjo arme nga duart antishqiptareve ketu e nderkombetareve albanofobe.Atehere shqiperia do filloje te gjeje veten, nepermjet bashkimit.Do zoti e ndodh shpejt.

  6. ALBAN DEGA says:

    GJENDJE KRITIKE E SHENDETIT MENDOR TE PRESIDENTIT ILIR META

    – Shqiperia nuk e ka luksin te paguaje harxhet e skizofrenise te asnje politikani ne ankth

    – Politika e diplomacia nuk Jane ngritje shtange as… por shkence Zoti Meta

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pjesmarrja e Samitin te Evropes Juglindore ne Sarajeve, perjashtues dhe etniko -diskriminues ndaj nje shteti te lire dhe te pavarur si Kosova, sanksionuar edhe nga e drejta dhe Drejtesia Nderkombetare, duke i bere karshillek qeverise dhe diplomacise se Shqiperise, deshmon qarte se ashtu si dora e zeze e Beogradit dhe Moskes ne Tirane Saleh Ramollah Ajatollah Millosh Putanini edhe Ilir Meta po ben argatin e Athines, Beogradit dhe Putinit.
    Vete turravrapi i tij per te uruar fitoren e Micotaqisit ne Greqi eshte nje deshmi tjeter e ketij roli dhe misionit te tij ne sherbim te Trekendeshit antishqptar te Bermudeve Moske- Beograd- Athine.
    Kiriakos Micotaqis nuk u zgodh President por kryeminister e Greqise, pravnum homoligu i Ilir Metes, por i kryeministrit Rama.
    As Partia Demokracia e Re nuk eshte e spektrit politik te LSI-se se Ilir Metes por i perket se djathtes .
    Eshte po ky presihor, turpi i Shqiperise dhe kombit shqiptar, 95 per qind proamerikan , sulmoi ashper dhe hapur aleatin dhe mikun me te madh te Shqiperise dhe Kosoves, te mbare shqiptareve si komb SHBA-me she BE-ne, anetare e se ciles eshte edhe Greqia, eshte nje vetakuze per axhenden thellesisht antishqiptare dhe thelbesisht antiamerikane te Ilir Rexhep Erdoganit shqiptar, Like Flori kryehajduti dhe kryemafiozi i Shqiperise !
    Eshte kjo aresyeja qe akuzave te renda e teper te renda per shkelje te Kushtetutes se Shqiperise I shtohet edhe roli i tij obstruksionist- rrenimtar edhe ne politiken e Jashteme dhe diplomacine shqiptare, per cka ai jo vetem duhet shkarkuar, por edhe ndeshkuar ligjerisht .
    Agjenda, rendí i dites, strategjia e taktikat diplomatike nuk jane domen, perzgjedhje e vendim personal i nje personi qofte edhe President, aq me pak i nje shteti Republike Parlamentare, si Shqiperia.
    Ato jane pjese e pashkeputur dhe jetike e krejt politikes se tij dhe askush nuk mund ta vendose veten e aq me pak ti jape vetevetes kompetenca, qe nuk i ka, cka eshte edhe shperdorim i mirefillte detyre pra jo vetem shkelje kushtetute, por efhe veper penale qe prish imazhin dhe reputacionin e shtetit shqiptar.
    Edhe ky fakt deshmon se Presidenti Ilir Meta ka shenja te dukshme lajthitjeje mendore, qe edhe ne kete rast, por sidomos ne sulmet dhe akuzat skizofrenike ndaj SHBA-se e BE-se, kane kaluar ne shkalle kritike te shendetit mendor te tij, aresye madhore kushtetuese jo vetem per shkarkimin e tij te menjehershem, por edhe per izolimin e tij ne psikiatrine e Tiranes, Elbasanit apo Vlores ose ne klinika te pusacme evropiane apo amerikane.
    Shqiperia nuk ka luksin te behet prehe e skizofrenise se asnje politikani si Sali Berisha apo Ilir Meta per shkak te panikut dhe stresit paratraumatik, per shkak te lemerise dhe terbimit deri ne cmenduri te tyre nga Reforma ne Drejtesi e Vetingu, nga SPAK-u dhe BKH-ja .
    Politika dhe diplomacia nuk jane shtangizem Zoti Meta. Aq me oak ndeshje demash!
    Jane shkenca te rendesishme dhe shume me te veshtira se ngritja e shtangave, alpinizmi dhe turizmi politik si vizitat tuaja te fundit ne Gjermani per tu takuar me “strategun ekonomik “ te Lulezim Bashes dhe “ Keshilltarin e Merkelit” Henze… Azerbajxhan, Nonewhereistan….
    Bjeri mbrapa e kujdesu per shendetin tuaj mendor. Qetesohu ! Mos rri shume gjate nen Diell Vere sidomos ne det…
    Plotesoja nevoja fiziologjike bashkeshortes qe te qetesoheni te dy….
    Per me shume lexo ne Google.com ose keshillohu me psikiatrin!

    1. T says:

      Dega, mjaft me çarçafet se nuk t’i lexon njeri. Perdorim celulare, dhe sa na ngaterron kot me fjale pa fund.

  7. republika e cunave e vajzave te mira says:

    Kosova cope cope e republika jone gjysmagjel republike.Rrofte baba Sorosi qe me filozofine e politikat e tij na beri vendin me te korruptuar, me te percare e me te varfer te faqes se dheut. Por dhe doresit e tij ketu kane ne mos me shume pergjegjesi e vetem allahu/zoti/perendia e di se kur do pergjigjen para shqiptareve qe mbrojten token dhe jeten shqiptare.

    1. I says:

      Ti shiko si tia fusesh atij qe te te paguaj kafen njehere, pastaj veja fajin Sorosit qe te vuri pistoleten ne koke dhe tha, korruptohu dhe fillo vidh.

  8. Vlora says:

    Mero, je gazetari i vetem ne shqiperi qe je vertet i pavarur. Njam lexus i rregullt i editoraleve te tua dhe nuk mbaj mend nje editorial qei te mos keq qene realist dhe i pavarur ne mendimet e tua. Je i vetmi qe se njohe friken nga saliu kur ai ishte per tu pasur vertet frike. Je i vetmi qe kendveshtrimi yt si gazetar perputhet 100% me realitetin.
    Pergezime Mero per shkrimet e tua.

  9. Vlora says:

    Mero, me dy fjale mund te permbledh shkrimin tend mbi ish presidentin ; je gjigandi i gazetaris shqiptare.

  10. Reublika xhihadiste islamike e mulla salih kimunisti me cecenet mbeturina te pushtimeve turke.
    Ne guantamo dyhen derguar,ju lutem amerike na sill ca marinsa se ky vend islamik po perhap koleren ne Europe

  11. Deshmitari. says:

    U lodhem Mero vellai u lodhem. 30 vjete ne nje vrime po i biem per faj te qelbesirave!

  12. Elektricisti60 says:

    Mire e the o Mero, para ca ditesh, nuk ja vlen te mblidhet parlamenti per ta shkarkuar, por duhet cuar ne psiqiatri per diagnose dhe automatikisht iken nga presidenca si i semure mendor. E dime qe do merziten Qim shpellari, Fahri plenci dhe Nikolla i leshit bythes.

  13. 😹😹😹😹 says:

    TAK TAK TAK !!
    PO VJEN NGORDHJA , HAPE PAK !!
    TAKTAK – MAK MAK !!🖕🖕😀🐶

  14. xhepi says:

    Shqiptaret jane 90% pro amerikan nderkohe qe ky palo President del hapur pro lindjes duke na bere te gjitheve karshillek. Po si i thone, kur u be jevgjiti pash vrau t’ane. Une them t’i fusim sfurkun ne bithe ketij ushujzes se Skraparit e ta kthejme si ne 90n kur zbriti ne Tirane vetem me nje pale pantallona doku dhe xhaket me arna.

  15. Mali says:

    Ka vajtur per punet e tij kerkon strehim per ti shpetuar burgut

  16. Zhaku says:

    Metro disa naga komentusit kane frike mos te rites veshet kur te levdojne , une jo , arsyeja veshet tent kane degjuar ate qe shume pak ose askush nuk ika degjuar . Megjithate une mendoj se gazetari nuk vleresohet per cfare ka informacin por si e perciell ate ne publik dhe ky eshte talenti yt jam i sigurte qe ste riten veshet (nqs ju e lexoni kete shkrim ) Merita jote besoj se pret finalizim ne kete situate qe une mendoj eshte prag finish tranzicioni per Shqiperine Troc na cane mender bythen anal. istet me shume se nje jete, pa moral,respect ndergjegje,llogjike,njerezi,dashuri,profesionalizem,dmth BOLL (BULLSHIT) Hape nje dreq emision ne tv ku te kete te pakten 20% e popullit real te prfaqesohet nuk flas per 1000000 votat e Rames as per 85% te dashuruarit pas opozites .Po te mungon financimi,mbeshtetja,arsyeja,siguria,thiri nevojes se jam i sigute qe nuk do te lere ne balte me respekt ZHAKU qe kure nuk ja kalove komentet arsyeja mbase nuk jeni ju mbase do ta kalosh se nuk eshte koment! Pershendetje!

  17. Alban says:

    KUR KRYEVRASESIT E SHTETIT TE SE DREJTES MBAJN LEKSIONE PER TE?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Edhe lopet e Cepanit edhe gomaret e Vicidolit e dine se Sali Berisha dhe Ilir Meta jane krye- kryevrasesit e ligjit e drejtesise ne Shqiperi.
    Ka prova, deshmi, dokumente pa fund qe e deshmojne kete masaker politiko- juridike te dy Krye- Kapove
    te “ Bandes se Ganfstereve” dhe te ” Kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” te ligjit duke komanduar e kontrolluar ligjin nelermjet kamikazeve e dhe mercenareve te tyre ne cdo hallke jetike e ne cdo qelize kyce te drejtesise dhe te shtetit shqiptar edhe me keq se Luigji i 14-te i Frances “ Ligji jam une”
    Krejt Gjykata Kushtetuese dhe vete Kryetari Bashkim Dedja, me nje perjashtim, e tere Gjykata e Larte me kryetarin Xhevahir Zagarnjorin e Salehut, shumica dermuese e Prokurorise se Pergjithshme me kryeprokuhorin 50:50 perqind gjysmagjelin e Saleh Stanifazlic Gerdec Otrantos… dhe Like Bllok Flori Lalezit, Adriatik Falsifikator Hajdut Palles … u kapen mat nga Reforma be Drejtesi dhe Vetingu me korupsion multimilionesh ne Euro…
    E presihori Ilir Meta merr guximin dhe ka pafytyresine te na beje Akademi-shtangistin, Profesoro-peshengritesin e ligjit dhe te drejtesise, te diplomacise, politikes boterore, ka idiotizmin me brire te na beje efhe kryeprokurorin edhe kryegjykatesin suprem te drejtesise shqiptare njesoj e me nje ze si Saleh Ramollah Ajatollah Millloshevic Putaninin!?
    Nuk na mbetet gje tjeter ne shqiptareve dhe nderkomcetareve vec tía marrin kenges:
    Like Saleh i nenes
    Ke te qaj me pare?
    Keta Ajatollah Khomeine
    Apo keta serial vrastare
    Keta kryehajna me cizme
    A kryekusare ?
    Cka i dine shqiptaret?
    Lope qe vec hane bare!
    Sa gabohen keta poligomare
    SPAK dhe BKH
    Ne pranga kur ti marre
    Vesh mire do ta marrin
    Se vetes i ben varrin
    Se nga Drejtesi Ligji
    S’ shpetoi as Luigji !
    Jo me te shpetoje
    Ilir Flori Saliqi !
    Se shteti i drejtesise
    Zemren e ka prej Ligji!

    KUR KRYEVRASESIT E SHTETIT TE SE DREJTES MBAJN LEKSIONE PER TE?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Edhe lopet e Cepanit edhe gomaret e Vicidolit e dine se Sali Berisha dhe Ilir Meta jane krye- kryevrasesit e ligjit e drejtesise ne Shqiperi.
    Ka prova, deshmi, dokumente pa fund qe e deshmojne kete masaker politiko- juridike te dy Krye- Kapove
    te “ Bandes se Ganfstereve” dhe te ” Kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” te ligjit duke komanduar e kontrolluar ligjin nelermjet kamikazeve e dhe mercenareve te tyre ne cdo hallke jetike e ne cdo qelize kyce te drejtesise dhe te shtetit shqiptar edhe me keq se Luigji i 14-te i Frances “ Ligji jam une”
    Krejt Gjykata Kushtetuese dhe vete Kryetari Bashkim Dedja, me nje perjashtim, e tere Gjykata e Larte me kryetarin Xhevahir Zagarnjorin e Salehut, shumica dermuese e Prokurorise se Pergjithshme me kryeprokuhorin 50:50 perqind gjysmagjelin e Saleh Stanifazlic Gerdec Otrantos… dhe Like Bllok Flori Lalezit, Adriatik Falsifikator Hajdut Palles … u kapen mat nga Reforma be Drejtesi dhe Vetingu me korupsion multimilionesh ne Euro…
    E presihori Ilir Meta merr guximin dhe ka pafytyresine te na beje Akademi-shtangistin, Profesoro-peshengritesin e ligjit dhe te drejtesise, te diplomacise, politikes boterore, ka idiotizmin me brire te na beje efhe kryeprokurorin edhe kryegjykatesin suprem te drejtesise shqiptare njesoj e me nje ze si Saleh Ramollah Ajatollah Millloshevic Putaninin!?
    Nuk na mbetet gje tjeter ne shqiptareve dhe nderkomcetareve vec tía marrin kenges:
    Like Saleh i nenes
    Ke te qaj me pare?
    Keta Ajatollah Khomeine
    Apo keta serial vrastare
    Keta kryehajna me cizme
    A kryekusare ?
    Cka i dine shqiptaret?
    Lope qe vec hane bare!
    Sa gabohen keta poligomare
    SPAK dhe BKH
    Ne pranga kur ti marre
    Vesh mire do ta marrin
    Se vetes i ben varrin
    Se nga Drejtesi Ligji
    S’ shpetoi as Luigji !
    Jo me te shpetoje
    Ilir Flori Saliqi !
    Se shteti i drejtesise
    Zemren e ka prej Ligji!

  18. am says:

    Keta tashti po rrotullohen te gjejne nje hapesire ideollogjike , kerkojne armiq , kerkojne elektorat, kerkojne percarje. Mos o zot kthehen nga feja , aty do i bejne varrin atij vendi!

  19. Dash says:

    Ky editorial duhet lexuar ne Parlamentin Shqiptar…bravo Mero

  20. shalqini surrelit says:

    po per pergjimet e ZAJEV asnje fjale.

  21. Nexhat says:

    Republika anti perendimore linden kur komunistat vijne ne pushtete,e sidomos nipi i Spiro Kolekes.
    Ata e kane ne gjake anti perendimin. Ata kane shkatruare shtetin Shqipetare gjimone kur kane dashte te vine ne pushtete dhe kur jane ne pushtet se eshte parti e Mugoshes dhe Milladinit.
    Sikur prune Enverin nga rrugicat e parisit prune edhe Ramen me thonje pa prere e koke pa lare ssikur me u shkrete Shqiperia. Te gjithe te keqijat Shiperise i kane ardhe nga keta komunistet, qe nga 97 kur nga Serbija hyne mbi 30 miljone marka gjermane ne duarte e ketyre ndyresirave komuniste per te djegur Shiperine. Miku i Rames shperthehu Gerdecin per te pru Ramen ne pushtet.
    21 janari vrau kater fakiret qe çoi te djegin kryeministrin qe e paralajmeroi 3 dite ne nje emisione televizive se do kete kufoma dhe gardistin qe qelloi e beri kryetare bashkie kur erdhe ne pushtet.
    E vetmja qeveri ne historine e Shiperise qe ka pase keto mega skandale. Mbushi parlamentin me kriminele e hajdute sinasnjehere me pare, me ministra trafikante nderkombetare droge me tendera qe shkatroi ekonomine Shqipetare, dhe qe eshte me e keqja qe nje mesues vizatimi si Enver Hoxha te atakoje kryetarin e Amerikes duke quajtur rezike per boyen njesoje si Enveri dhe dajoa i tije Spiro koleka dhe kjo eshte Republika anti perendimore duke kercenua edhe BEne neqoftese nuk na pranoni ne kemi alternativa tjera ju kujtohet shume mire besoje.
    Dhe e tera kjo qe ndodhe ne Shiperi eshte per shkake te Rames ndaje Intervistes se famshme per kryetaret e Amerikes. Do e shikoni fundin e tije inshalla ju mer edhe ju fundrinave te komunizmit qe ushqeheni me parate e fukarase vete per te lehur si qene per te mbrojtur Ramen dhe Regjimin e tije.

  22. Liri says:

    NE NJE BRIME I BIE O MERO MAVRIA,TE KA ERRESUAR LLOGJIKEN URREJTJA PER SALIUN.HARROVE QE NA E BERE SKENDERBE PER 20 VJET?APO I DI BUDALLEJ NJEREZIT TI?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *