Dialogu me opozitën, Rama: Jemi të disponueshëm të ulemi në tryezë pa asnjë diskutim. Zgjedhje në 2021, s'ka 13 tetor

17 Korrik 2019, 13:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm që të ulet në një tryezë dialogu me opozitën.

Pas përfundimit të mbledhjen së kryesisë së PS, Rama mohoi zërat për zgjedhje të parakohshme parlamentare, teksa tha se mozhoranca ka mandatin e saj deri në 2021.

“Ne jemi të disponoheshëm për tu ulur në tryezë me të gjithë pa asnjë përjashtim për të diskutuar për sfidat e vendit, në funksion të Reformës Zgjedhore.

 Sa i përket Kushtetutës Ligjshmërisë dhe mandatit tonë qeverisë këto nuk janë çështje që  i kemi në diskutim sepse lidhjen me detyrimet tona. 

Jemi një shumicë qeverisëse që kemi detyrimin të mbajmë një mandat për të qeverisur.

Emri i ri i KLSH-së?

Nuk jam në dijeni për këtë propozim për këtë po e dëgjoj, pasi ka ndodhur kur kemi qenë në mbledhje

Por për 13 Tetorin?

Zgjedhjet janë bërë në 30 Qershor jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore për këtë kemi ngritur edhe këshilla drejtues, nga unë, Balla dhe Ruci. 

Ky është fokusi jonë. Ne e kemi sfidën me problemet e vendit dhe të njerëzve dhe jo të opozitës jashtë parlamentare apo Presidencës. 13 tetori për mua është njëlloj si 12 tetori, 14 tetori, si 22 dhjetor, nuk njoh ndonjë 13 tetor”- tha Rama(TemA)

 

1 komente në “Dialogu me opozitën, Rama: Jemi të disponueshëm të ulemi në tryezë pa asnjë diskutim. Zgjedhje në 2021, s’ka 13 tetor”

  1. Buda says:

    Bravo Edi! 1 milion vota i ke te sigurta po mbajte kete qendrim te denje per nje burre shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje