Kuvendi nuk ka futur në rendin e ditës kërkesën e 28 deputetëve socialistë për shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Në nisje të seancës së fundit parlametare për këtë sesion, Gramoz Ruçi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se kompentencë për kërkesën për shkarkim nuk e kanë deputetët, por qeveria.
“Lidhur me këtë cështje njoftoj nismëtarët dhe kuvendin se kërkesa nga ana ime i është përcjellë Këshillit të Ministrave për kompetencë, pasi në zbatim të nenit 47/1 të ligjit për BSH Këshilli i Ministrave është ai që nis procedurën dhe nëse ai e nis vihen në lëvizje procedurat e tjera sipas rregullores së Kuvendit, komisionet dhe mandej seanca e Kuvendit”, u shpreh Ruci sot ne fillim te seances.
Më 16 korrik 28 deputetë socialistë depozituan në Parlament kërkesën për shkarkim pasi “në cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës, në daljet publike ka trajtuar tema me natyrë thellësisht politike, në kundërshtim të hapur me kompetencat e pozicionit të tij”.
Nuk dihet nëse kjo “tërheqje” e maxhorancës është tërheqje nga shkarkimi, apo po i jepet më shumë kohë Malajt.