Artan Hoxha ironizon Metën: Po tani që ra tërmeti, çfarë keni për të thënë

31 Korrik 2019, 19:11Politika TEMA

Sikundër ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili vinte theksin tek paralajmërimi i presidentit Meta për tërmetet, një koment ka ardhur nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

Ky i fundit vë në dukje me anë të një statusi në Facebook, se kreu i Shtetit nuk përcjell paralajmërime të kota.

“He me, po tani që ra tërmeti, çfarë keni për të thënë????!!!!!”, shkruan ai më tone ironike.

Dy ditë më parë, kreu i Shtetit vuri alarmin. Presidenti ngriti pyetjet për kapacitetet që ka Shqipëria në përballimin e ngjarjeve të tilla, dhe masat që mund të jenë marrë nga Ministria e Mbrojtjes për të minimizuar pasojat nëse do të ketë një tërmet të tillë.

Në përfundim të shkresës, Presidenti shprehej i gatshëm edhe të mbledhë Këshillin e Sigurisë qoftë edhe vetëm për këtë çështje.

2 komente në “Artan Hoxha ironizon Metën: Po tani që ra tërmeti, çfarë keni për të thënë”

  1. Omer Zgjuarsia says:

    uaaaa sa ironik qe eshte ky dhe Merua na shkrite fare me ironite kuptimplote .

  2. Dada says:

    Te be termet akopkalips nuk ka nevoj me per emergjenca civile se jemi te gjithe ne gadishmeri te shtrire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje