Drejtori Hervin Çuli: Kam bërë kallëzim për grupin e njerëzve që kanë zaptuar Teatrin Kombëtar, mund të vidhen e dëmtohen objekte të çmuara

31 Korrik 2019, 21:10Kulturë TEMA

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Henri Çuli ka njoftuar se ka bërë kallëzim në polici, pasi ky institucion nuk po drejtohet më teknikisht nga ai dhe as nga Ministria e Kulturës, por nga një grupim njerëzish.

I ftuar në “Repolitix”, Çuli ka folur për herë të parë, mbi situatën që po ndodh te Teatri Kombëtar, duke thënë se ky institucion është në “rrezik” pasi materialet e një rëndësie të madhe për këtë institucion janë lënë në “qiell të hapur”.

 “Përfundimisht Teatri nuk drejtohet më as nga unë, as nga Ministria e Kulturës, por nga ky grupim. 

Detyra ime ka qenë të vë në dijeni organet kompetente, kam bërë një denoncim institucional pranë këtyre organeve, që institucioni nuk është më në kontroll të administratës dhe të punonjësve të Teatrit Kombëtar, kështu që jeni ju që duhet të merrni masat. 

Denoncimi ka rreth 3-4 ditë, brenda 24 orëshit të momentit që ndodhi ngjarja. 

Në polici të Tiranës denoncimi. 

Nuk kam asgjë me aktorët që duan teatrit, por në këtë rast është detyrim institucional në radhë të parë sepse nesër pasnesër mund të ketë objekte të dëmtuara, të vjedhura dhe përgjegjësia është mbi punonjësit. 

Janë vlera monetare dhe historike të jashtëzakonshme”, u shpreh Çuli.

Çuli tha se përplasja me policinë nisi pasi persona që janë kundër shembjes së Teatrit, kanë ndaluar punonjës të Teatrit që tashmë janë zhvendosur te “Turbina” për të bërë inventarizimin e disa objekteve.

“Pjesa e oborrit mes Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental i përket Bashkisë, menaxhohet nga Bashkia, por i kanë lejuar të rrijnë aty.

 Askush nuk i ka ngacmuar, por askush nuk do të mendonte që ata të bëheshin pengesë. 

Policia ka ndërhyrë në momentin që ky grup nuk ka lejuar të hyjnë në Teatrin Kombëtar punonjës të Teatrit që tashmë janë zhvendosur te Trubina. 

Aty ka ndërhyrë policia. 

Nuk ka pasur transportim, ishte inventarizim dhe paketim objektesh, të cilat në momente të veçanta që duhen për një shfaqje, shkon e i merr dhe i sjell te Turbina”, tha më tej Çuli.

2 komente në “Drejtori Hervin Çuli: Kam bërë kallëzim për grupin e njerëzve që kanë zaptuar Teatrin Kombëtar, mund të vidhen e dëmtohen objekte të çmuara”

  1. Zigur Qarri says:

    Henri Kaçulit,alkolistit,zagarit te hajdutit te prones publike Edvin Escobar D’Rama,i “dhemb” shpirti per materialet e TK!

  2. Outspoken says:

    PO ATY AS second hand KELLUFAKARI nuk ka !!!
    Per cfare sendesh te cmuara e ke fjalen o zhuls!
    Tirana Needs a New Theater !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje