Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Lulzim Bashës për shpalljen “non grata” të Vangjush Dakos nga SHBA.
Kulluri, i drejtohet Bashës duke u shprehur se “nuk duhet të gëzohet”, pasi në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, mund të jetë dhe vetë kryedemokrati.
“Mos u gëzo shumë për Dakon në Listën e Zezë të SHBA, se mund të jesh dhe vetë, jo për gjë, po nuk e zgjidh dot me një gënjeshtër tjetër po të doli emri”, shkruan Kulluri në rrjetet sociale. (TemA)
E vertete,por mund te jesh edhe ti o Kullur.Te gjithe jeni njesoj,sa ke vjedh edhe ti tek Ministria Mbrojtjes,bashke me Benin,apo jo?
Ekzakt,Sala.
U merzite per gjushin more kullur? Ndoshta e ka qelbur e keto agjencite tona te zbatimit te ligjit nuk na tregojne gje, ndaj mos u merzit o burre per gjushin se PS ka gjusha plot!!!!!!
Kulluri te mos deshperohet por vetem LULI te gezohet.Per te folur me sinqerisht Kulluri nuk deshperohet, vetem se e paralajmeron Bashen se ca sben vaki.