Nga Ilir Yzeiri
Çdo krahasim çalon dhe, në këtë rast, analogjia mes kolonelit holandez Lodewijk Thompson dhe Ambasadorit të Delegacionit Europian, zotit Luigi Soreca, ndoshta nuk është e plotë, megjithatë ka një thelb të përbashkët.
Në vitin 1913 Fuqitë e Mëdha i kërkuan Holandës që të dërgojë në Shqipëri një mision ushtarak për të organizuar xhandarmërinë shqiptare dhe në vendin tonë, më 10 nëntor 1913, mbërriti koloneli Thompson. Në vitin 1914 plasën revoltat, që, siç dihet, kishin nisur qysh në vitin 1913 dhe pastaj, një vit më vonë, përfshinë gjithë vendin.
Gati 100 vjet më vonë,në Shqipëri që nga viti 1993 vepron Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian, që sot është në rang ambasade, e cila ka për mision të punojë me qeverinë shqiptare në mënyrë që vendi ynë të arrijë qëllimin final që është anëtarësimi në BE.
Pra, në qoftë se koloneli Thompson u thirr që të ngrinte strukturën e xhandarmërisë shqiptare për të siguruar rendin dhe qetësinë në një shtet të ri, Delegacioni Europian, që në këtë rast përfaqësohet nga ambasadori Luigi Soreca, është dërguar që të mbikëqyrë dhe të ndihmojë rregullimin ligjor të jetës në demokraci, në mënyrë që edhe ne të realizojmë ëndrrën e gjatë dhe të lodhshme të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Por, çfarë po ndodh?
Duke parë këto ditë patetikën banale me të cilën sulmohet dhe fyhet ambasadori Soreca, m’u kujtua kjo analogji me kolonelin Thompson dhe ata artistë e karikaturistë që mblidhen e zgërdhihen në Teatrin Kombëtar, m’u dukën si ato bandat që kishin rrethuar Durrësin në Kodrat e Rrashbullit.
Në një pikëpamje, Shqipëria pak ka ndryshuar nga ajo që ishte në vitin 1914. Edhe atëherw Beqir Grebeneja sulmonte qeverinë e Vlorës, Esad Toptani mbante të rrethuar Durrësin dhe, si të mos mjaftonte kjo, ngrihet edhe Haxhi Qamili dhe i vë vulën shkatërrimit.
Ja, shikoni se ç’po ndodh sot. Lulëzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha si ato fosilet e Grebenesë dhe të Esad Toptanit kanë dalë nga binarët institucionalë dhe kërkojnë kaos. Ilir Meta, jo si president, por si një zjarrvënës ordiner, nxjerr dekrete, pastaj i çdekreton të parat dhe cakton brenda pesë muajsh dy palë zgjedhje. Lulëzim Basha shkon qytet më qytet dhe thotë se bashkitë do t’i mbrojmë me jetën tonë. Dhe si të mos mjaftonte e gjithë kjo, një grup aktorësh dhe karikaturistësh kanë vendosur të bëhen heronjtë e mbramë të kauzës së godinës së TK-së. Është e drejta e tyre të bëhen heronj dhe martirë, por duhet të kuptojnë se më parë ai institucion është pronë publike dhe vlerësimi për të bëhet mbi kritere kulturore e ligjore. Dhe në qoftë që ka një vullnet të një shumice për një zgjidhje, pjesa tjetër nuk mund të marrë armët e vetëflijimit dhe të kaosit.
Në gjithë këtë zallamahi e në këtë kaos, Luigi Soreca, si përfaqësues i Bashkimit Europian, është deklaruar kur ia kanë kërkuar se BE-ja kërkon respektimin e ligjit. Kaq. Problemi i TK-së është problemi juaj, – është shprehur ai. Ne interesohemi që, nga pikëpamja ligjore, të gjitha transaksionet të jenë në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe me këshillimet dhe orientimet e BE-së. Vetëm kaq.
Mirëpo ndaj tij janë vërsulur të gjithë kwta artistë dhe karikaturistë si për të na kujtuar edhe njëherë gazin dhe zdërhalljen që ndienin haxhiqamilistat kur sulmonin qeverinë e Princ Vidit që ishte dërguar nga Europa.
Sindroma që i ka kapërthyer kwta artistë e karikaturistë për të anatemuar Luigi Sorecën si dhe patetika e opozitës dhe Ilir Metës kundër BE-së dhe Amerikës, vjen prej së largu. Te Europa, te Amerika, të përfaqësuesit e saj në Shqipëri, për fat të keq, PD-ja dhe tani në fund edhe artistët dhe karikaturistët e TK-së projektojnë gjithmonë armiqtë e tyre.
Ditë më parë, edhe një ish-ministër i LSI-së i tha me cinizëm «Udhë e mbarë dhe marrsh me vete edhe të tjerë ambasadorë!» ish- ambasadores gjermane së cilws i mbaroi mandati.
Ambasadori Soreca nuk ka përse të shqetësohet nga sulmet dhe fyerjet që i bëhen nga aktorët e kaosit politik në Shqipëri. Ai duhet ta dijë se njëherë në 100 vjet shqiptarët luajnë nga binarët institucionalë, sepse jehona e të parëve si Beqir Grebeneja, Esad Toptani apo Haxhi Qamili, rri zgjuar në nënvetëdijen arbërore.
Shqoptaret,ko njehere ne 100 vjet shkallojne,por 1 here ne 100 vjet mund te jene nje dite ne rregull..
Qe nga 1913 kane ardhe e kane ike qe thompson tek hrushovi e cuen lai e e soreka e lloj lloj te huajsh edhe ne ngelem haxhi qamola sali berishista e manjanista e fallxhore hajdute e kriminela qe duam te shkatrrojme e vrasim njeri tjetrin.
Te lumte .
krahasimi eshte me vend perderisa thelbi nuk ndryshon.
NJR ANALIZE REALISTE DHE FAKTIKE E PACENUESHME!
Te lumte mendja !
Bravo te qofte per shkrimin korrekt, dhe nje krahasim shume i goditur.
Prit qe artistet tane, intelektualet qe duhet te iluminojne popullin jane me mendje si HAXHIQAMILSAT e 100 viteve me pare, cudira alla shqiptarce. Por sot ka ndryshuar nje gje shume e rendesishme. Shumica e popullit nuk i perkrahe sepse e sheh cfare perfaqesojne. Pjesa me injorante e populli, pjesa me dembele dhe me e pamoralshme e inteligjences, jo se jane kunder por shikoni si reagojne tamam si haxhiqamilsa.
Respekte.
Ilir meriton mje braaaavo te madhe!!
ILIR !
KUPTOJA HALLIN POLITIKANËVE MËKATARË.
NUK THEM TUA QASH, POR , PRESIN ME DITË TU VIJË MANDATA DHE S’DINË ÇTHONË.
JEMI ME FAT , QÊ FATET TONA PËRKOJNĒ ME FATET E TË MËDHENJËVE, SE NDRYSHE , KUSHDI ÇFAT DO TË KISHIM .
Artikull shume me vend. Krahasim shume i goditur.Po te lexosh kujtimet e Eqerem Bej Vlores fotografia e shqiperise se athershme eshte e ngjajshme me kete te sotmen.
Bravo Ilir Yzeifi.
Me sakte nuk ka. Bravo
Nuk mund të bëhet shtet ku ka malokë.
Ore paske pjerdhur fare
Kaq budallenj i di shqiptaret ti
Ata spo luftojne kush do emarre tenderin
Po thone te mos prishet.
E di Ca’ ben edi Rama me ty
Fshin bythen.
Nje pershendetje e sinqerte per kete shkrim kaq domethenes.
Krahasimi eshte me se i vertete. Ndersa sot ne jetojme ne nje situate kaotike dhe te pashprese, mendja te shkon tek e kaluara dhe natyrshem vjen krahasimi. Atavizmat e djeshme i shikojme ne menyren me te plote tek karikaturat e politikes dhe te artit te karikatures, ku perfaqesuesit e kesaj karikature jane katershja e famshme sali berisha, lulzim pashai, monika kryemadhi dhe ilir cepani, pas te cileve shkon edhe nje taborr per te hedhur guret, balten, katranin, granatat, sipas urdherave qe marrin nga kapot e mesiperm. Nje turp i vertete! Nje tallje me shqiptaret dhe Shqiperine. Vajmedet ne dore te kujt ka rene vendi!
Karikaturat e djeshme te prapambetjes dhe injorances jane sot ne menyren me te dukshme tek horrat e mesiperm, qe kerkojne pushtet permes rruges, permes paligjshmerise, permes dhunes.
Falenderim z. Ilir Yzeiri! Faleminderit TemA!
Ilir shqiptaret jane popull emotiv perfshire dhe politikanet e saj. Kur i kapin emocionet nuk dine c’bejne humbasin llogjiken dhe veprimet pas jane te c’rregullta. Tashme opozita ka humbur komplet me gomarlleqet e paorganizuara qe beri(se edhe gomarlliqet organizohen).
Jane te humbur dhe presin qe nderkombetaret t’ju hedhin ndonje kocke. Po tani ? Te na rroje Rama “artisti i talentuar” i shkolluar ne universitetin me “fame boterore te arteve” ne Tirane. Shyqyr qe s’doli me diplome nga Kristali se do ta kishin thirur direkt tek University of the Arts London si profesor. Pra tani te na rroje sa malet z.Rama. Edhe kengen nje sahanlepires andej nga maloket e Vlores ja bene si xhaxhi Enverit. Tani te rrojme e te gezojme se Shqiperine do ta beje me mire se Zvicra xhaxhi rama me koncesionet PPP te udhehequr nga te ashtuquajturit business man shqiptare. Me sa duket kapitalizmi dhe demokracia shqiptare krijuan nje race business man ne Shqiperi shume te cuditshem, d.m.th pa para dhe pa pune behesh me para. Mjafton ta kesh mire me Ramen ose ata qe ishin para ose qe do te vijne. “Bellissimo”. Tani jam i mendimit qe populli shqiptar te beje nje referendum dhe ta shpallim “mbret te perjetshem”. “I takon nuk ke ci thua, na nxorri ne drite nga erresira ku na la Berisha dhe banda e tij”. Se Rama nuk ka banda por klane dhe sahanlepires. Dhe per cudi sahanlepiresi me i madh eshte nje femer “Spiropali”. Femrat ne pergjithesi jane koke me vehte dhe kurajoze por mbase kjo kushedi cfare rece eshte dhe pastaj paraja dhe privilegjet jane te “embla”. Kush nuk i do. “Rrofsh o z Rama Si do benin shqiptaret pa ty” ? “Shyqyr qe te kemi”. God bless you. “Pa ty do te Ishim ne epoken e gurit”