10 miliardë tonë akull shkrijnë për 24 orë, shkencëtarët japin alarmin për Groenlandën

5 Gusht 2019, 09:38Lifestyle TEMA

Regjisori dhe producenti i dokumentarëve, Caspar Haarloev ka realizuar më 1 gusht disa video në Groenlandë, duke regjistruar atë që e konsideron shkrirjen në nivel rekord të akullit.

Sipas tij, gjithçka vjen si pasojë e ndryshimeve klimaterike dhe ngrohjes globale.

Me temperatura historike, të larta deri në 22 gradë Celsius, shkencëtarët nga Instituti Meteorologjik në Danimarkë thonë se shkrirja e akullit në Groenlandë, brenda një muaji, nga fillimi deri në fund të korrikut, arriti në 197 giga-tonë, që përkthehet në 10 miliardë tonë në 24 orë.

“Ka qenë jashtëzakonisht e mahnitshme të eksplorosh këtë fenomen kaq të madh dhe misterioz. I gjithë ky akull shkrihet si një monstër që fle gjumë. Askujt nuk i është bërë vonë për të, derisa filloi të shkrijë. Ndërsa tani të gjithë e kanë me merak dhe kjo për një arsye vërtet të mirë”, tha regjistori Harlov.

2 komente në “10 miliardë tonë akull shkrijnë për 24 orë, shkencëtarët japin alarmin për Groenlandën”

  1. ¬ says:

    Brezi ynë do jetoj si duhet, shekulli i XXII dhe XXIII., do e ketë lakun në fyt.

  2. TRAPI says:

    ore na e bini ne se e duam me la halet….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje