Detyra e parë, sipas Lulzimit, kur të “fitojë” zgjedhjet

5 Gusht 2019, 19:30Politika TEMA

Nga Artur Ajazi 

Takimet e fundit të kryetarit të PD në rrethe, dhe së fundi në Krujë, i kanë mundësuar atij të shpallë herë ide dhe programe, dhe herë “detyra dhe hapa” të parë që sipas tij “do të shërbejnë për ringritjen e besimit tek shqiptarët”.

Duke folur jo si ish-opozitarist, që nuk ka asnjë lidhje dhe komunikim me institucionet ligjore të vendit, por si “kryeministër i ri i Shqipërisë”, kryetari i PD, ka nisur të flasë në emër të shqiptarëve, në emër të atyre “85 per qind shqiptarëve” që sipas tij refuzuan kryeministrin në 30 qershor.

Duke treguar histori nga e kaluara me “fitore të thellë zgjedhjesh” si dhe duke bërë balance imagjinare para atyre që ka ftuar përmes shkesëve të tij, kryetari PD nuk harron tu deklarojë fanatikëve se “beteja jonë do të shkojë deri në fund”. Sikur të ishte kështu vërtetë, sinqerisht do ta kishim një fije besimi tek kryetari aktual i kësaj PD.

Por nuk mbahet mend deri sot që Lulzim Basha të ketë fituar qoftë edhe një betejë të vetme as në partinë e tij, dhe as në zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

E vetmja “betejë” e tij e fituar është ajo e postit të kryetarit të partisë, e cila mbetet një dosje e mbyllur dhe e futur në arkivat e pahapura të SHQUP-it nga Doktori. Por në takimet e tij verore, kryetari i PD, po e vendos theksin e tij tek “detyra e parë kur të marrim pushtetin”, dhe kjo shprehje ka zgjuar realisht tek fanatikët e tij kureshtje të madhe.

Duke u prezantuar atyre “planin dhe programin elektoral të PD për fitoren e pas 30 qershorit”, kryetari PD u kthehet dhe u rikthehet gjatë fjalimeve të tij “protestave, revoltave, akteve të dhunës, ultimatumeve, arrestimeve, prangave, burgosjeve”, pa e ditur edhe vetë kujt i adresohet.

Duket sikur për kryetarin e kësaj PD, nuk ka patur, dhe nuk ka për të patur “detyra të para”, por thjesht fjalime rutinë, deri në ardhjen e shtatorit, i cili thonë se do të vijë i mbarë edhe për politikanët zullumqarë. Zhurma e madhe, kundërshtitë e pajustifikuara për pengimin me çdo mjet i reformës në drejtësi, ishin dhe mbeten “detyra e parë” e kryetarit të PD.

Duke mos fituar asnjë betejë ligjore, politike, elektorale dhe institucionale me shumicën qeverisëse, duke patur së fundi hapur edhe mbështetjen e “të paanëshmit”, kreut të shtetit Meta, kryetari aktual i PD , i është kthyer sulmeve ndaj KQZ-së.

Ndaj atij institucioni që dikur e përdorte si të donte, dhe kur të donte për interesat dhe “fitoret” e tij, ndaj atij institucioni që herë e shpall “antikushtetues” dhe herë i bën thirrje për “zbatimin e ligjit dhe dekreteve të Ilir Metës”. Lulzim Basha tallet dhe luan me Partinë Demokratike dhe ndjekësit e tij, por nuk mund të tallet dhe të luajë me shtetin, me institucionet ligjzbatuese, aq më keq me ndërkombëtarët.

Detyra e parë për një kryetar partie, ka qenë dhe mbetet siguria e lirisë dhe demokracisë brënda forcës tij politike, ka qenë dhe mbetet nxitja e mendimit të lirë pro dhe kundër brënda forumeve, dhe jo shtypja me dhunë verbale e çdo kundërshtie të tillë.

Për kryetarin e kësaj opozite, “detyra e parë” nuk është tu tregojë shqiptarëve “ëndërra me pushtet” kur nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje, por mbetet dorëheqja, si i vetmi reagim qytetar dhe intelektual nga drejtimi i partisë. Politikani e fiton, dhe nuk e rrëmben statusin e “kryetarit” apo “senatorit të përjetshëm” brënda partisë tij. Por kjo duket se nuk vlen akoma për Lulzim Bashën e kësaj PD-je.

5 komente në “Detyra e parë, sipas Lulzimit, kur të “fitojë” zgjedhjet”

  1. alma tirane says:

    detyra e pare, te shporret vete se la namin e zi, ik ik ik o lullllllllll

  2. Ce says:

    Ditën e parë ka thënë në Kukës do heqë taksën e rrugës,
    Ditën e dytë do kthejë në buxhet 230 milionë euro që kanë ikur për lesh tek rruga e kombit kur ishte minister i Transportit Vetë Basha
    Ditën e tretë pensionistëve do u bëhet pensioni minimal 700euro
    Ditën e katërt rrogat minimale 1000 euro
    Ditën e pestë arsimi rroga mesatare 1700euro
    Ditën e 6 mjekësia rroga 1800euro
    Dhe paga minimale e papunësisë 600Euro

  3. GAZETARJA says:

    Une kur te fitoj do ju bej te gjitheve te hani me luge floriri. E kam amanet nga Enveri kete sepse ai e la detyren pambaruar dhe une do ja kryej. Prisni o gomare sa te mbije bar ! Shyqyr qe qe keni mend ne koke ju te 85 % e me besoni ….????

  4. Johani says:

    O Artur e ka fjalen per PD-n,pasi siq e thot vete kur ti fitoi zgjedhjet…… siq dihet edhe ne zgjedhjet per kryetar te partise nane te tij e filmuan shoket e tij duke vjedhur e shpallur te pavlefshme qindra fletevotime te Selamit te cilin duhet uruar qe akoma eshte gjalle e nuk e quan te Olldashi,prandaj ata qe i shkojne pas bashes dikush e ka te qarte se fati i Olldashit e pret,dikush si hajvan qe eshte nuk e kupton edhe pse shef krimet dhe poshtersit e tij por vazhdon te pertypet dhe te ndihet i ngopur me pordhat e bashes, dhe nje gje sa kisha dashur ta dije per ato “delet” qe i blegerojne afer bashes se ne cilen gjuhe ju flet fazlliq serbi e dule greku,e tek pastaj le ta kujtojne se cili do te jete vendimi i pare i bashes kryeminister apo krajl siq e ka qejf fazlliqi ta thrras,e nese nuk e kane te qarte jua tregoi une;
    Pasi tju shalakat nanat apo motrat e tyre ju vie radha ketyre deleve qe i shkojne pas dhe ushqehen nga jashtqitja e tij,sikur nuk e kane pare surratin e salianjit kush mund te thote se ftyra e tij dallon nga jashtqitja!

  5. SHTEGTARI says:

    EDHE LULUSHJA MUND TE MARR PUSHTET GJERSA SHQIPFOLESIT JANE AQ KOQE KANDARI SA SOLLEN PRINC VIDIN UDHEHEQES TE SHQIPERIS SE NUK U PELQENTE ISMAHIL QEMALI. DHE ME VON MBAJTEN NE ZVERK PER GJYSEM SHKULLI ZGJEDHEN ENVERISTE DHE E BROHORISNIN NDONSE E URRENIN. SA FRIKACAK E TE PA FYTYR. SA TE PESHTIROSUR. NDIHEM SHUM MIR SE JO VETEM REFUZOVA OFERTAT TE BEHASHA ANTAR PARTIE POR NUK RESHTA PERPJEKJET PER TA SFIDUAR. KETO ME KOSTUAN AQ SHTRENJT SA VETEM UNE E DI POR NUK JAM PISHMAN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje