Mbi zgjedhjet e pjesëshme opozitare dhe Lulzim Bashën!

Nga Mero Baze

Dy parti opozitare kanë vendosur të regjistrohen për zgjedhje më 13 tetor, në përpjekje për të konsideruar si të vlefshëm dekretin e Presidentit Meta, duke e bërë tërësisht jo serioz dhe aksionin opozitar.

Pas 30 Qershorit, kur Partia Demokratike humbi gjithçka dhe praktikisht është një parti jashtë sistemit, retorika kryesore e Lulzim Bashës ishte 13 tetori dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e dekretuara nga Ilir Meta.

E gjitha kjo fillimisht iu bë për të inkurajuar kryetarët e bashkive në detyrë, që të mos rikandidonin për 30 Qershor dhe më pas, për t’i gënjyer ata deri më sot, kur duhet të lëshojnë zyrat e fundit.

Tani Lulzim Basha e ka bërë tërësisht jo serioze situatën opozitare, pasi ndryshe nga të tjerët, ky nuk bën as sikur do të hyjë në zgjedhje.

Jo se Monika Kryemadhi dhe Fatmir Mediu do bëjnë vërtet zgjedhje të pjesëshme opozitare, por të paktën bëjnë sikur respektojnë ata që kanë gënjyer me vetëdije, kur u kanë mbushur mendjen kryetarëve në detyrë të mos rikandidonin.

Madje Xhelal Mziu akoma betohet se do të qëndrojë në zyrë deri më 13 tetor edhe pse partia nuk do të regjistrohet.

Lulzim Basha është sot i pamëshirshëm dhe me ata që ka gënjyer deri më sot. Ata para të cilëve është betuar se nuk do të ketë 30 Qershor, ata para të cilëve është betuar se nuk i nxjerr njeri nga zyra, ata para të cilëve është betuar se do ketë zgjedhje më 13 tetor, sot ndjehen njerëzit më të tallur prej tij.

Dhe jo vetëm ata. Të tallur ndjehen dhe aleatët e vegjël të PD, ata që Lulzim Basha nuk është se i ka të nevojshëm për vota, por i donte si zëra kundër kritikëve të brendshëm në PD. Edhe ata ndjehen si njerëz të lënë rrugëve.

LSI po ashtu. Mes dilemës për të respektuar dekretet e Metës dhe aleancën me Bashën, sot LSI ngushëllohet me faktin se PD do t’i vëzhgojë zgjedhjet e 13 tetorit dhe do thotë që ishin të rregullta.

Por ajo që është mbi të gjitha e pamëshirshme nga Lulzim Basha, ka të bëjë me faktin se ai e ka futur opozitën në një rrugë pa krye, nga e cila opozita jo vetëm që nuk tërhiqet dot, por as Bashës nuk ka çfarë i bën.

Sot gjithë opozita është në funksion vetëm të dëshirës së Lulzim Bashës për t’u bërë kryeministër. Të gjithë të tjerët që aspirojnë të bëhen kryetarë bashkish, këshilltarë, apo zyrtarë të shtetit, janë të dënuar të përjashtohen nga çdo lloj gare që i jep pushtet PD, nëse më parë, nuk sigurohen që Lulzim Basha bëhet kryeministër. Dhe ai nuk ka ndërmend të hyjë në ndonjë palë zgjedhje për këtë çështje. Atij i është mbushur mendja që gjërat fitohen në tavolinë dhe në pazar dhe jo në fushë betejë. Ndaj deri atëhere, ju të tjerët “ngrohuni në diell”. Ose bëni sikur luani zgjedhjesh.

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Mbi zgjedhjet e pjesëshme opozitare dhe Lulzim Bashën!”

  1. Iliri nga Gjermania says:

    😅😅😅 E forte kjo,” o te ngrohen ne diell o te luajne zgjedhjesh”😂😄😄😅😅 z. Baze i madh je.

  2. PD says:

    Lulzim Basha është idjot! Nga që E ka të pamundur të jetë dikushi në realitet dhe tani që dhurata e Baglës mbaruan, kapet pas çdo gënjeshtre dhe ideje absurde që herë hedhin në treg, herë gjithollogët e tallavasë, herë Ilir Meta që si mer as vetë seriozisht datat që vendos vetëmm për Bashën, herë mumja e ballsamosur prej bagle që e mban peng.
    Rrënoi nga themelet PDnë dhe shkatërroi çdo lloj kredibiliteti përballë ndërkombëtarëve që e shohin si idjot, budalla, injorant, tekanjoz, gjobaxhi dhe vegël teveqele. Por edhe pse idjot, edhe pse e hodhi partinë në humnerë,edhe pse ka vdekur poitikisht, çuditërsht askush nuk vë në pikëpyetje karrigen e këtij teveqeli! . Kjo ka dy shpjegime, e para që PD ka vdekur dhe nuk ka më asnjë nerv reagimi dhe e dyta që Basha është ” detyrë shtëpie” e pakundërshtueshme dhe e padiskutueshme nga shpellari tjetër i shitur, që partinë ja kishin dhënë me tapi nga Beogradi si tok të xanun.

  3. F.A. says:

    Gjithë kjo që po bënë PD, do të kishte sadopak vlerë, vetëm nëse, ashtu siç thuhet në kërë editorial, të kërkonte edhe PD të regjistrohej si pjesmarrse në zgjedhje. Por çuditrisht, ajo është vënë formalisht në mbështetje të estradës që po luajnë aleatët, dhe vetë as që ka shfaqur shënjë se do të marrë pjesë në zgjedhje. Me këtë qëndrim PD lë hapur të kuptohet, se 13 Tetori është thjesht një shaka. Për 13 Tetorin edhe Meta në më se një rast ka deklaruar “se është një datë që edhe mund të rishikohet.”
    Tani, po të nisemi nga zhurma e sajuar për Teatrin, avionët e pambarimtë që Rama filloi ti fluturojë në ajër, e plot zhurma të tjera,(gjysmat e të cilave të krijuara nga vetë Presidenti) nuk mund të mos marresh me mënd në këtë rast , se diçka luhet nën dhe. Akoma më të besueshëm këtë supozim e bënë edhe qëndrimi i Berishës, i cili as që po flet për situatën pas 30 Qershorit. Dhe për ti vënë kapak, edhe kjo që bënë Baze është në kuadër të ushqimit të turmave me material kafenesh, thjesht për të kaluar kohën. Nëse është kështu, justifikohet gjithçka, në të kundërt,vallahi, këta nuk paskan atdhe.

  4. Artibr says:

    Nuk vejne mende keta mendojne se do marin shtetin nga mali keta shume l’été i kan mar gjerat sepyesin do ta Ken me keq punen keta lsi ne vend te bejne gati padi per ne gjykat meren me pazare vdiq koha e pazareve ketej e tutje do vendosi drejtesia foli i madhi hapni syte ruani bythen.

    1. Shkodran prej Puke says:

      Respekte.
      Dukesh qe je njeri i mire, por vetem me gjuhen shqipe e ke dhjere pak.

      1. bureto says:

        Kam qesh me shpirt me batuten plot kripe te Shkodranit prej Puke. Si gjithmone shkodranet jane shquar per te tilla. Bravo!

  5. kola says:

    Basha e shkateroi PD, rruga e vetme eshte ai dhe krimineli Sali Berisha te vrasin veten….

  6. Sulo Gradeci says:

    O Kaçurel, me qafsh , Ti si thua, duhen bere zgjedhje app jo ? Po bere nje shkrim pro zgjedhjeve, une do fle nje Nate me ty dhe do ta jap dy here. Une jam vajza e Sulos dhe jam degjuar nga Babi per Ty.

  7. Sulo Gradeci says:

    O Kaçurel, me qafsh , Ti si thua, duhen bere zgjedhje app jo ? Po bere nje shkrim pro zgjedhjeve, une do fle nje Nate me ty dhe do ta jap dy here. Une jam vajza e Sulos dhe kam degjuar nga Babi per Ty qe ke lindur i tredhur.

    1. Nul Noka dhe Paloka says:

      Mos bej keshtu tani dhe ti.
      Ti, si vajza e Sulos, si atehere si tani, me burra ke fjetur. Vetem se tani i ke klientet nga shume parti.
      Tashti, kuptohet qe ti nuk je grua, dhe je burre, por kjo nuk te pengon te jesh kurve.

  8. ETHEM LALAJ says:

    Shume sakte.Dua te perfocoj mebdimin se:
    1-Ne KINOSHQUP aty nga jabaru-2019- Saliu i thot Lulit:” KUR TE FITOSH ZGJEDHJET DO TE BEHESH KRYETAR I PD-DMTH-KRYEM8NISTER..”
    -Dhe Luli çakerriti syte..se kjo do te thoshte se per 6 vjet ai nuk paskesh qene kryetar i pd.Dhe me pas ndodhen ato qe çuditen boten demokratike.
    2-Sondazhet qe ben pd,si çdo parti tjeter,e nxjerrin humbese ne çdo rast,pasi dihet qe pd ka fituare vetem ne 1992-ather kur populli nuk e njihte kush ishte pd dhe Saliu i viçidolit..i prure nga fshati nga ENVERI me valiçen e drurit ne dore per tu bere doktor.
    3-Dhe luli e di mire se nuk fiton dot kurre zgjedhje me ato mende qe ka vete dhe horrlleqet qe i meson Saliu,ndaj kerkon ta shtyje kohen deri ne 2021 me takime,protesta te çfardoshme…deri sa ti mbarohen parat per rrogat e administrates dhe militanteve per protesta.
    -Dhe kemi pare e degjuare s’fundemi se po kritikon Ramen qe po ndeshkon bisneset tmerrsisht informal( qe eshte pergjegjesi e m.financave qe ka toleruare deri sot),pasi po sheh se bisneset qe ndihmonin pd tashme po falimentojne.m,siç falimentoi LAZARATI..dhe bashke ne to edhe P.Demokratike.
    4-E vetmja rruge e shpetimit te PD eshte reformomi saj pa Salin,Luli,Mulerine,Salianerine,Palocerine..e ko deri ne 2021.
    5-Fakti qe SHBA+BE nuk nderhyjne më per zgjidhjen e situates ne Shqiperi kryesisht nga opozita qekurse ne 2017..tregon se ata nuk e mbeshtesin me kte parti,por Km Rama per reformat e bera sidomos te refomes ne drejtesi si investim direkt Amerikan +BE.

    1. bureto says:

      Fitorja e madhe e forumit, si ketu te Tema, si gjetke eshte se me ne fund Et’hem Lalaj hoqi dore nga shkrimi me germa kapitale. Kesaj rradhe, nga qejfi, e lexova komentin e tij deri ne fund, gje qe si teper te lodhshme qe ishin ato, nuk e kisha bere me pare.

  9. Nexhat says:

    O Mero gel-Bazja, Rames gati i erdhi fundi po ty ku do vesh?
    Ty mer Ngjelen dhe disa tjere hypni ne aeroplanin e Rames dhe mbushnja nga ketu.
    Keni mbajte anen e nje njeriu pa karakter e lere pasta mega skandalet ekonmike e politike qe nuk i ka pase asnje kryeminister si ky. Ne Europe per gjera shume te vogla bjere qeverija e jo me te kesh ministra e drejtore trafikante nderkombetare droge dhe ti mbojshe ata qe vetem ne Shiperi e gjen.
    Kryeminister qe ushqen zagare si ty me parate e droges per te lehur tere diten.
    Po mire e ke se Rama ka mike Trampin i cili i ka rezervuare nje surprize te mire per fjalet e mira qe i tha Rama per Trampi.
    Prandaj mos mbaje gajlen e Bashes por shih tenden qe do mbarojshe ne koshin e plehrave.

  10. TOMAS says:

    ME DUKET SE PERENDIA, ZOTIT PRESIDENT, SI FILLIM PO I MERR MENDJEN PASTAJ GJENE.KESHTU THONE LIBRAT E SHENJTE.C’FARE NIVEL SHKOLLE KA ILIRI,PO ASHTU EDHE ATA QE FLUTURONE ME PRESH NE BYTHE?A E DI AI QE SHQIPERIA ESHTE SISTEM PARLAMENTAR E JO PRESIDENCIAL?KJO PYETJE ESHTE EDHE PER ATA QE E NDEKIN.LE TE PRESIN ,KUR TE BEHEN ZGJEDHJET E TJERA PO TE KENE BYTHE LE TE FITOJNE.POPULLI DO NJE COBAN QE TA DREJTOJE.PO IDHA TE HAJE MIRE DHE TE PIJE UJE ESHTE I KENAQUR (KUPTOHET NJE JETE ME DINJITET,JETE AFERSISHT EUROPIANE TANI PER TANI).TANI KANE DALE CUNA E VAJZA ME SHKOLLE PER SE MBARI DHE RELIKET TE HIQEN MENJANE.

  11. pirro says:

    Titulli i shkrimit duket sikur funksionon komisioni zgjedhor per dt 13 tetor, kur ky komision e ka quajtur te pavlefshem dekretin per kete date. Pse mediat i fryjne kosit per 13 tetorin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *