Zbulohet foto e ministrit britanik të thesarit, pas dorëheqjes u kthye me tren në shtëpi (dhe ish ministrat shqiptarë me supermakina e supervila)

11 Gusht 2019, 21:13Politika TEMA

Duke mbajtur postin e kancelarit të Thesarit, Philip Hammond ishte për tre vite njeriu i dytë më i fuqishëm në qeverinë britanike pas ish-kryeministres Theresa May. Por me ardhjen e Boris Johnson në krye të ekzekutivit, Hammond dha dorëheqjen.

Në mediat britanike është publikuar një foto e Philip Hammond brenda në metronë e Londrës, pasi ishte larguar nga Apartamenti nr.11 në Downing Street.

Me dy valixhe në dorë, një prej politikanëve më të fuqishëm në Britani është fotografuar teksa priste trenin në stacionin qendror të Londrës. Ai u largua nga kompleksi qeveritar me një makinë zyrtare, me destiancion stacionin e trenit.

Philip Hammond është anëtar i Parlamentit që prej vitit 1997 dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme si ajo e ministrit të Jashtëm apo e ministrit të Mbrojtjes.

Nderkohe qe ne Shqiperi ish ministrat levizin me supermakina, kane supervila dhe bejne jete luksoze, pa piken e lidhjes me ish ministrin britanik.

10 komente në “Zbulohet foto e ministrit britanik të thesarit, pas dorëheqjes u kthye me tren në shtëpi (dhe ish ministrat shqiptarë me supermakina e supervila)”

  1. Ministri I puneve Te kota says:

    Po ministrat shqiptare jane rrace ariane or taj. Katnare prej Te parit e gjer ke I fundit.

  2. Ce says:

    A e keni parë kryegangsterin e pd leshelis Flamur Herman Geringun , komandant i naziskineve të Mamurrasit dhe sharebajgave te leshitdhise , me çfarë fuoristradë 100 mije euro lëviz nëpër Tiranë dhe del në proteste për popullin që i dhimbset shumë kësaj monstre politike që më në fund i erdhi fundi dhe Geringut të Rajhut të Tretë të pd se.

  3. DelBoy says:

    Harruat qe eshte edhe milioner….paguar edhe mire nga Junker e BE……

    megjitahte ose PRAPESEPRAPE, kjo qe shikoni eshte normale ne nje vend demokratik me Parlament te shendoshe dhe politikane qe disi jane pergjegjes dhe qe votuesit i kerkojne llogari dhe jo si ne Albanistan , ku dhia e zgjebosur hedh shurren perpjete….

    Ky palaco i qeverise May veshtire do ta kete te rizgjidhet nga votuesit qe donin te linin Evropen kur ky ishte armiku i tyre qe kerkon qe Britania te mbetet pjese e Evropes….ta fusin votuesit dhe nuk pyesin per parti po qe palaco dhe jo si ne Albanistan ku vendos Ramuti e Berisha e HAJDARET E TJERE….

    Deputetet , shumica ne Britani perdorin transportin dhe bicikleta per te shkuar ne pune dhe jo Mercedez e ku ta di une cfare odele ndryshojne sa here te duan mafjozet shqyptare te Parlamentit….

    1. Pirdhuni says:

      Ne jemi duke ndertuar shtetin tone ngadale e te sigurte ne aleance me USA -EU . Jo ‘alanistan’ por SHQIPERI NATYRALE sic e ka krijuar Zoti ! Kjo ju djed ju??? Nuk ka arsye se popi ju thote te besoni, po jo ne pordhat-perralla tuaja qe sot ne kohet moderne i hedhin ne kosh plehrash . Koha po vjen , O majmun ke besuar per statusin e krahines shqiptare Kosove?????????? kemi krahina edhe tjera shqiptare !

  4. h says:

    Po se shqiperia është shumë më e pasur se Britania ,dhe ish ministra jane gati të gjithë nobelistë.
    Noka,Marku,gjekmarku,etj.

  5. Mona says:

    Ky qenka fiks si puna e ish – ministrave te Rames. Sapo iken nga qeveria, nga inati i shqiptareve ja futen me pushime ne montekarlo, kanne, majami dhe padyshim ne hotele me 1000 euro nata

  6. Virusi says:

    Ky zotnia eshte futur ne politike per te zbatuar idet e veta. Tanet, qe te mbushin xhepat. Gjera te ndryshime.

  7. geodynamo says:

    me Britani kjo eshte me se normale.
    jo vetem ata ministra qe largohen nga qeveria por edhe ata ne detyre perdorin transportin publik per te shkuar ne pune. deputetet po e po, si gjithe populli i thjeshte.

    VIP-a ka vetem ne shqiperi.

  8. EJ says:

    Megjithëse se ligjet,rrogat e majme, kontrollet e rrepta , dhe dokumentacionet e përpikëta atje lenë pak vend për vjedhje anglezët kanë eksperiencë qindra vjeçare në hajdutëri dhe kanë perfeksionuar mënyrat se si i fshehin dhe i manipulojnë gjërat duke e bërë shumë të vështirë që ti zbulojë dot njeri. Por jo vjedhje masive në ditë për diell si në Shqipëri ku edhe kamarieri në lokal të vjedh sy për sy ??

    Në Shqipëri të gjithë politikanët janë hajdutë e dalin hapur ….
    me dhjetra e qindra pasuri ,vila luksoze, makina super të shtrenjta , veshje të shtrenjta, ora e shkojnë me pushime të shtrenjta dhe nuk e lëvizin qerpikun fare.
    Populli i do shumë e i voton sa herë ka zgjedhje edhe pse këta politikanë kanë 30 vjetë që rrjepin, zhvasin e vrasin. Në rregull janë ata…

  9. Leqi says:

    Fatos Nanoja kur delnga dogana nuk pret fare ne rradhe po ja fut drejt me makine gati sa nuk shtyp njerez.Bile para shume vitesh e shtypi nje njeri ne Durres dhe megjithese i gjori vdiq Nanos nuk i hyri gjemb ne kembe dhe ja mbuluan krimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje