Jozefina Topalli sulmon Lulzim Bashën: Luli nuk ekziston më për demokratet, shpartalloi PD. Falsifikoi votat për veten si kryetar, është i rremë. Një çmenduri djegia e madateve dhe mos hyrja në zgjedhje

Nga Jozefina Topalli

“Cdo fjale ka konseguenca. Cdo heshtje po ashtu.”

Jean – Paul Sartre

Koha vetem po konfirmon ate qe une besoj dhe kam  perseritur vazhdimisht, se Edi Rama dhe Lulzim Basha mbajne reciprokisht njeri tjetrin, dhe ndajne interesa te medha mes tyre.

Edi Rama e coi Valdrinin ne Shkoder, por mandatin per Kryetar Bashkie te Shkodres ia dhe ti lul, me bojkotin e zgjedhjeve.

Po te kishte nje kandidat te djathte , Valdrini as ne enderr nuk shihte karrigen e Kryetarit te Bashkise.

Per me teper je teper i vonuar ne luften kunder krimit.

Ne Shkoder, qytetaret prej disa muajsh, tregojne per dyshimet e thella te se kaluares te komprometuar  te Valdrinit. Por ti per muaj nuk fole.

Ashtu sic nuk fole per vite per Mark Frrokun e companine e tij.

Ti Lul nuk mbulon dot shpartallimin qe i bere PD me vendimet tuaja personale anti demokratike , qe i more vetem per te mbrojtur karrigen tende.

Po te mos ishte Lulzim Basha , sot Shkodra e shume bashki te tjera nuk do binin  ne duart e PS.

Po te mos ishte LB , Edi Rama nuk do te ishte sot Kryeminister , por do ishte rrezuar 100 here dhe vendi do kishte nje tjeter qeverisje;

Po te mos ishte LB, Edi Rama nuk do kontrollonte te gjithe pushtetin vendor; lista e deputeteve nuk do ishte ajo lista qesharake e 2017. Nuk do kishim pare te zevendesohen beteja politike me lufte vezesh pulash dhe sot nuk do shikonim te uleshin ne karrigen e Kuvendit figura komike dhe te padenja per ate qe duhej te ishte altari i demokracise.

Po te mos ishte Lulzimi, Deputetet e PD mund te ishin dinjitoz, do  ishin ne parlament duke perfaqesuar votuesit e tyre e duke mbrojtur interesin publik te shqiptareve, duke bere beteja politike per nje ekonomi me te mire dhe nje jete me te sigurte.

Po te mos ishte pazari si forme komunikimi mes krereve te opozites dhe qeverise, sot skena politike shqiptare nuk do ishte e deformuar sic eshte tani, sot shqiptaret nuk do jetonin ne deshperim per shkak te vrasjes se perspektives dhe mbytjes se shpreses qe nje opozite normale sjell per vendin e saj.

Pas 3 dekadash ngjitjesh e uljesh, perpjekjesh e sakrificash , demokracia brenda forcave politike  eshte ne agoni.

Dhe kjo sepse kreret e partive kane vrare voten brenda vehtes.

Ne 6 vitet qe drejton opoziten LB jo vetem ka habit me humbjet e tij te pandalshme e katastrofike , por ai ka vrare voten brenda saj, ka vjedhur votat ne shtepine e tij ( dhe kjo me video , me ze e figure).

Eshte i vetmi kryetar partie qe pas numrimit te votave per forumet e partise i dalin me shume vota se votues.( me dokumenta)

Ai do mbahet mend si njeriu qe nuk mblodhi per 4 vite rresht asnje forum te saj per asnje vendimarrje.

Do mbahet mend per emerimet me pas ne forume te disa personave qe nuk thojne asgje per askend.

Do filloje te mbledh forumet vetem pas fsheses e spastrimeve te  medha ne parti, pas gjuetise se shtrigave ndaj demokrateve , pas percarjes e  shkretimit qe i beri PD,  per te noterizu vendimet e tij te Cmendura, si ajo e djegies se mandateve e dhe te mos hyerja ne zgjedhje.

Megjithe pakenaqesine ne rritje ndaj qeverise , LB nuk i shkoi kush pas, sepse sic koha e ka vertetuar ai eshte i rreme.

Kauzat nga goja e tij jane fallso e te rreme. Jo sepse  njerezit e Edi Rames nuk kane blere vota. Kane blere sa kane dashte sepse e dinin qe lb-se kjo nuk i interesonte sa kohe ishte ne qeveri dhe kishte bere pazarin per bashkeqeverisje me Ramen ne vazhdim.

Ishte kjo arsyeja, qe Lulzimi urdheroi anetaret e PD-se ne KQZ, qe te votonin 7;0 rezultatin e zgjedhjeve te 2017;urdheroi qe te mos behej asnje shenim kundershtues ne procesverbale dhe te mos ankimohej asnje qender votimi, duke legjitimuar mandatin e dyte te Rames.

Dhe per 2 vite rresht nuk pat asnje fjale per ceshtjen.

U kujtua vetem kur erdhi koha e fushates, kur me shpresen e presionit te djegies se mandateve kerkonte rezultatin ne tavoline.( njelloj si me Cadren)

Kur ai thoshte se vota e zgjedhjet i lira jane qellimi yne genjente.. Genjente sepse se pari ai nuk ka bere kurre zgjedhje te lira ne partine qe ai drejtoi.

Genjen sepse ka fallsifiku votat per vehten e tij si kryetar, dhe ka fallsifiku listen finale te emrave te KK dhe Kryesise.

Do mbahet mend per papergjegjesine e frikshme qe ka tregu sidomos  ne opozite;

Ky te len pa fjale ne menyre konstante.

Djegia e mandateve nga LB ishte  nje kembane e forte per ata qe kane minumumin e pergjegjesise mbi  rrezikun qe sjell papergjegjesia e nje njeriu , qe nuk e vret ndergjegja per asgje.

Ne 1946 i pushkatuan deputet e opozites , por mandatet nuk i tradhetuan.

Mos futja ne zgjedhje ishte nje tjeter alarm i madh per rrezikun qe mbart me vehte njeriu qe merr vendime kaq te papergjegjshme .

Lulzim Basha te len pa fjale kur humbjet e 2015 i quante rritje dhe rimekembje; kur pas humbjes katastrofike te 2017 nuk lejoi as kohe per analize dhe me buze ne gaz shpalli vetengrirjen dhe vete-kurorezimin( pa gare).

Te habit kur i dhuron Rames edhe ata pak bashki qe i kane mbetur dhe thote se fituam me 85%.

Te habit me akuzat qe i drejton kundershtarit per gjerat qe ka bere vete apo ka nder mend t’i beje vete.

Nuk i leviz cerpiku kur thote se une bera dekriminalizimin, nderkohe qe kur grupi i ish  deputeteve qe e filuan kete beteje dhe u kercenuan nga krimi, i hodhi, qe t’ i shqyente krimi, nderkohe qe vete merrej me katin shtese tek pallatit te tij dhe si kryatar,  per vite rresht nuk permendi nje emer te dyshuar per rekorde kriminale.

Eshte i vetmi rast ne bote ne bote,qe kur pakenaqesia ndaj qeverise rritet ne kulm, kryetari i opozites zbret ne kulm ( 13%).

Une nuk kam lexu as degju qe te gjendet sot nje njeri qe nxjerr vete forcen e tij politike nga sistemi, ia heq karriget e parlamentit, e hedh jashte cdo bashkie e Keshilli Bashkiak e per vehte te vazhdoje te mbaje karrigen e tij.

Une nuk besoj se PD-se i eshte mpjre nervi politik; Nuk besoj se demokratet jane te lumtur dhe aq me pak qe te konformohen me tradhetine qe i beri  njeriu qe vetem i genjeu.

Nuk besoj se te rinjte kane model,  njeriun qe beri gjithe perendimin kundra, qe i dha mandatin e dyte Rames per 14 milion euro te pallatit te tij, qe dogji cdo perfaqesim te PD ne nivel qendror e lokal me premtimin e rreme per qeveri tranzitore e largimin e Rames; qe duke qene ne opozite e coi partine ne humnere, shqiptaret i coi ne deshperim dhe te rinjve i dha rruget e botes.

Luli nuk ekziston me per demokratet. Per  Shqiperine, Luli bashke me Ramen jane  bere nje kosto e patolerueshme.

Shqiptaret kane nje problem per te zgjidhur. Ata nuk mund te tolerojne me, qe 4 vete te mbajne peng jeten e tyre e te bijve  te tyre.

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Jozefina Topalli sulmon Lulzim Bashën: Luli nuk ekziston më për demokratet, shpartalloi PD. Falsifikoi votat për veten si kryetar, është i rremë. Një çmenduri djegia e madateve dhe mos hyrja në zgjedhje”

  1. gaz bardhi says:

    Zonja Zhelezine. Se pari Luli eshte pjella e Sali Berishes qe ti nuk e permendur asnjehere sepse kur ke qene ne pushtet, ai te ka lare me florinj. Se dyti po tr ishe ti ne vend te Lulit, do ja kishe rrojtur b… Edit.

  2. Kaltra says:

    Fole pak me vonesë Jozefinë ,po mos të të kish nxjerr Luli jashtë partie a do flisje ?Edhe ti je pjesë e kësaj klase politike që për 30 vjet e shiti ,e plaçkiti, e vodhi Shqipërinë dhe shqiptarët.Kur ishe pjesë e përfitimeve nuk fole ,tani që të ikën privilegjet po flet.Edhe ti je përgjegjse për Shqipërinë e sotme,prandaj hesht më mirë.Je pjesë e politikanëve të djathtë dhe të majtë që duhet të zhdukeni nga skena e politikës njëherë e përgjithmonë.ZHDUKUNI !!!!

  3. Azio says:

    Te lumte Jozefina Topalli.
    Pak vone,por shume me efekt.
    Besoj demokratet e thjeshte duhet te besojne se cfare I ka bere PD Lulzim Basha.
    Ky njeri e ka vendin ne plehrat .Sa me shpejt duhet Ju vete demokrate,ta shporrni nga PD kete genjeshtar,mashtrues,servil dhe me te pa afte politikisht qe ka pare PD ne historinr e saj .
    Largimi I tij tashme eshte emergjence,ne rast se doni qe partia demokratike te vihet ne shina e te eco perpara duke bere nje opozite te ndershme me alternative te besueshme per shqiptaret dhe te jete e forte,e pa lekundeshme ne objektivat e veta ne interes te te gjithe shqiptarve.
    Mos e lini me PD ne dore te ketij monstre e injoranti,Ndryshe PD do te bjere e do te zhduket nga skena politike,ne te cilen erdhi si nje aset I shkelqyer i demokracise.

  4. Kjo ta shpif !🤮 says:

    Kur flet kjo, më vjen të vjell .🤮🤮🤮

  5. hajdut says:

    Jozefina shqetesohet per shpatallimin e PDs, humbjen e zgjedhjeve, humbjen e pushtetit……Jozefina duhet te shqetesohet ne radhe te pare per gjendjen e Shqiperise e te shqiptareve. Kane kaluar afersish 30 vjet nga ndyshimi I sistemit, ardhja e ‘demokracise’ e Shqiperia (se bashku me Kosoven) eshte vendi i fundit i ish-Europes lindore ne te gjitha aspektet – ekonomi, bujqesi, arsim, shtet ligjor etj. Dhe kjo gjendje i atribohet, nje pjese te madhe, PDs ku Jozefina ka milituar per shume vjet. Ne kohen e PD me ne krye Sahli Sheqere Berishen, Shqiperia e shqiptaret pesuan tragjedine (1997) me te madhe ne histori, perjetoi (e vazhdo edhe sot) kaos e rrumpalle ne te gjitha fushat – vendi me i varfer ne Europe, ku zoteron krimi, prostiticioni, vjedhje, droga… Jozefina jo vetem qe nuk u shqetesuar, por ne nje fare menyre ishte pjese e asaj bande hajdutesh e kriminelesh te PD. Sot pas 30 vjetve u zgjua Jozefina e kritikon Lulin. Militantet e pare te PD jane llumi i shoqerise shqipare, servilat, karrieristat, hajdutet, ish komunistat, te pacipet… si Sahli Berisha, Arben Imami, Tritan Shehu, Bujar Nishani (Mehmeti), Ilir Meta…..

    1. Emigrant says:

      Po nga ai Sali Berishës Shqipëria hyri në NATO e ju liberalizuan vizat për në BE. Bëri gjithë ato rrugë me në krye atë të Kombit dhe atë të Elbasanit , që të dyja me tunele. Por këto s’keni dëshirë ti përmendni ju njerëzit e Edvin kellires që për ASGJE të mirë s’do mbahet mend kur të ikë, se edhe atë të shkretë reformë në drejtësi e ka lënë në pikë të hallit. Asnjë rrugë nuk bitisi, por dhe atë që nisi (Unazën e madhe) e la në mes e të tjerat dihet si janë më PPP. Ky do mbahet mend si personi që shkoi shpresën e Shqiptarëve si kurrë më parë . I detyroi të shkojnë emigrantë apo të enden rrugëve të Europës duke kërkuar azil , e ktheu kanabizimin në biznes kombetar. Na turpëroi para syve të botës pas atyre pak arritjeve që patëm në vitet 2009 – 2010 me NATOn, liberalizimin e vizave dhe MSA. Ishalla nuk rikthehen vizat se realisht shqiptarët i kanë shkelur kriteret e lëvizjes së lirë . Ky si rrallë herë e vrau shpresën aq sa nuk ka më as pjellori në familjet shqiptare e detyrohet t’a rrisë shpërblimin në 900€ për çdo fëmijë të lindur dhe e shet këtë si arritje të qeverisë . Pika i rëntë kokes . Kur vendoset një ish drogmen kryeministër këto do jenë pasojat e pashmangshme , bashkë me njerëzit që vendos në krye të punëve. Por fati tij që është ai idioti tjetër në krye të PD dhe bën si i do qejfi me popullin.
      Postoje tema.

  6. USA says:

    Dakord me ju zhosefina po moj e dashtun pazari edit eshte me baba saliun dhe pazari eshte I modh moj moj jozzefine osht dhe ne loje dhe tredylymshi kot dhe majlinda bregut do habitesh kur moresh vesh.

  7. Ce says:

    Jozi të gjithë të mbajnë mend për entusiazmin dhe delirin që të pushtoi kur Shqipëria hyri në Nato. Në çdo tre fjalë përsëritje arritjen e madhe futjen në Nato, a thua se Shqiptarët tani do i kishin ditët të bardha. Por ka 15 vjet në Nato dhe asnjë ndryshim në mirëqenie, përkundrazi shteti paguan dhe disa milion euro çdo vit për Naton.na mashtrojë o Joz thame se u bo deti kos.

  8. Andrea Serafini says:

    Ju nuk keni sens shteti zonje! Nuk keni çka me kritikue! Dashnorin e vajzes, ploteperplot injorant, e emnove atashé kulturor ne Parisin e kultures! Vllaun idiot në Konsullate ne Milano! Çka mut kritike ban ti!

  9. Lul kamarieri says:

    Sa keq te vjen per PD-ne si per lopen pjellore qe ju majmi ju tendi dhe nuk te vjen keq per vendin tend qe e sakatuat, shkaterruat , dengjenruat sa sat s’mund te ngrihet ne kembe kaq shpejt. Ju ishit qe e shkaterruat te paret
    Tani shijo parate e fituara me djerse. Luli nga kamarier u ba milardier ne sajiin tuaj. Nadja e mire Josefine

  10. operacioni zjarri says:

    Ne qofte se ka bere ndonje pune te mire Luli, kjo ka qene pastrimi i PD nga ca si puna jote Zhelefine. PD e shkaterrove ti me sjelljet e tua. Kujtove se njerezit nuk kane sy te shohin makuterine tende dhe idiitesine qe e ke ne nivel te frikshem

  11. Veshgues says:

    Besoj se duhet perkrahur znj. Jozefina! Nuk mund te merresh ne kete moment me probleme apo gabime qe ka pasur kjo zonje ne te kaluaren!
    Shqiperia sot eshte pa opozite dhe kjo eshte shume e rende per Shqiperine! Kjo engzistuesja nen drejtimin e L.Bashes pasi ka dal nga sistemi, tani kercenon Shqiperine per
    Lenieen jashte Integrimit european.
    Kjo ndodh se kaned frike ngas SPAAK (
    ne shtator) dhe te kerkeses per pushtet ne tavoline! Ne kete kuptim drejtues aktual te Opozites duken si nje grup i strukturtuar klanor, pa cilesi intelektuale, injorant dhe hipokite, ku aktivitetin i tyre tashme po behet anti kombetar! Ne kete senc, kur Shqiperise i duhet nje Opozite patriote dhe me interes te larte integrtimi, Jozefina duhet perkrahur dhe duhet mbeshteur te instaloi brenda PD, fraksionin e anetareve te partise qe s,jane daskort me veprimin aktual politike te pd. Ky fraksion ti bashkangjis dhe te dergoj mendimin e tij specifik ne institucionet nderkombetare per dy probleme:
    1 Reformen zgjedhore
    2 Integrimin European;
    Gjykoj se per Integrimin ato do te kene probleme pasi do te njehsohen me Ps.
    Por duke marre parasysh se kjo eshte ceshtje kombetare, ja vlene te behet kjo saskrifice!
    Besoj se tashme anetaresia e PD eshte me larte se udheheqja e saj.

  12. democracy and well governing says:

    Sa here merr shenje opozite direkt mbi koken e rames per superskandalet rama nxjerr jozefinen miken e tij.Po ne ja shame jugut nje nexhmije a prape duhet me i dhane? Jugu o nuk do opozite fare o e do ne krevat opoziten.Luli ju ka dale jashte skeme lere cthote portokallia e blush vllahut e edi vllahut.Sa pazare ka ba jozefina me ramen ne emer te sales e te vetin ne kohen qe rama ishte ne bashki e opozite zoti e di.Krijo parti e mbludh demokratet e le te te ndihmoje rama e fito zghedhje.Vec me pazare e intriga gjuthefaresoji je marre gjithe kohes ne poljtike.Po vjen ora , minutat qe te verteta te renda tw rrethojne ndergjegjen tendw dhe te atij qe te promovoi e keni luajtur kungulleshken ne pd e shqiperi.Parria demokratike si Cerdhe e Ish sugurimjt te Enverit le te shperbehet .Nhe pd me njerez te lire e te afte demokeate e patriote do behet dhe me kundershtine tuaj.Jane aktivizu sigurimsat se po kemi putinjzem ketu e jo demokraci.Jooo…Vdekje sigurimsave qe u maskyan pas pd e demtuan ate, konkurencen demok , demokracine e shqiperine.Vdekje aghentueavs te huaja antishqiptare e mercenareve tyre ketu, si minoritaret.Ke dhe nje hall se po rritet Voltana?Do zoti nuk eshte dhe kjo sigurimse se duket vajze e mire.

  13. tony says:

    Ka kaq vite ne pushtet dhe e degdisi vendin si ne kohen e Hoxhes.
    PD do reformohet sido te jete puna sot ose neser.
    Lulzim Basha beri gjene me te mire duke e pastruar PD nga zhelet. Nje elite e re intelektuale po i vjen PD.
    Cfar do beje ti Jozefin qe nuk arrite ta besh.
    Ben mire te japish kontribut ne PD edhe si antare e thjeshte.

  14. LABI says:

    TE LUMTE JOZOFINA I KE RENE PIKES PER KETE TE PAAFTE QE DEGRADOI PD,E MORI ME 70 DEPUTET,E COJE ME 40 PASTAJ E COJE ME 0 RO HUMBI DHE PUSHTETIN LOKAL TANI KA VETEM KARRIKEN E VETE TEK PD,PRANDAJ TE PD DUHET TA HEQIN URGJENTE KETE SANDER MAFISHEN….

  15. 77 says:

    Zhozefinë manifeston si gjithmonë inteligjencë të kufizuar. Flet me parafrabrikate ordinere, ku demagogjia boshe, inati primitiv dhe frika për të thënë të vërtetën të bën të ngjashëm me çdo lloj berishisti tjetër, përfshirë luleshtrydhen teveqele të Sali Berishës.
    Lulzim Basha është aq mediokër dhe aq i kotë, për të ndryshuar apo shkatërruar PDnë, përndryshe Sali Berisha nuk e vinte kurrë në karrigen e kryetarit duke ja imponuar pëdëistëve teveqelë si lider. I duhej një kukull e tredhur pa tru, që të vazhdonte dhe të mbante me thonj kontrollin dhe pronësinë familjare mbi PDnë.
    Gremina ku gjendet PDja është vepër kriminale e Sali Berishës, që e mbyti për të shpëtuar veten dhe fëmijët e tij të zhytur në krime dhe luks. E njejtat gjë që bëri me ushtrinë dhe Shqipërinë në 1997, me drejtësinë gjingjoniste që u desh impenjimi i gjithë botës për t’a shkulur nga kthetrat e mafjes, me financat, me borxhin, me pronat, me raportet me Perëndimin dhe Amerikën, me gjithshka.
    Fakti që askush në PD nuk ka kurajon t’a denoncojë këtë dhe të luftojë Sali Berishën, tregon që PDja ka vdekur. Do vazhdojë të dergjet me derdimenët e rradhës që Berisha mban për hunde, deri sa të japë shpirt.
    Përveç kufomës së Berishës, berishizmit dhe kacafytjes tribale që sapo ka filluar, askush prej jush nuk është në gjendje t’i ofrojë asnjë alternativë tjetër Shqipërisë të shek 21.
    Gjithkush prej jush ishte një mostër e shëmtuar berishiste, që parazitoi dhe u dhjamos brenda hallatave të Sali kërmës dhe krimeve të tij, por përtej tyre gjithkush prej jush është askushi.

  16. F.A. says:

    Për herë të parë pas shumë vjetësh thash ti hidhja një sy gazetës RD, për të parë se si do të reagonte PD ndaj sulmeve të zonjës Topalli për kreun e PD. Vura re në mënyrë të habitëshme, se ata e botonin të plotë këtë shkrim të zonjës Topalli. Dhe në mënyrën më korrekte, ashtu siç duhet të jetë shtypi, bënin komentin e tyre. Ata theksonin, se mbeteshin të habitur nga fakti, që sa herë zoti Rama ndodhej në vështirësi politike, zonja Topalli zgjohej nga letargjia dhe sulmonte kryetarin e PD zotin Basha.

  17. emigranti says:

    Megjithese vone, ka ardhur koha per zevendesimin jo vetem te Lulit, por te gjithe kesaj klase te korruptuar politike, nxjerrjen e te korruptuarve dhe krimineleve si Saliu & Co. para drejtesise dhe mbi te gjitha konfiskimin e pasurive te fituara ne menyre te padrejte brenda e jashte vendit.
    Vetem keshtu do te shpresonim se do krijoheshin premisat per ardhjen e demokracise se munguar ne 45 vite komunizem dhe afro 30 vjet postkomunizem ( demokrature ).
    Bashkangjitur ketij procesi duhet te behet demokratizimi I partive egzistuese te cilat duhet te zgjidhin sa me pare problemin e zgjedhjeve te lira, perfshi pragun elektoral ne menyre ligjore, ne menyre qe ti hapet rruga njerezve te afte e te ndershem qe te japin kontributet e tyre ne zhvillimin e prosperitetin e vendit.
    Te shohim nese miqte e huaj e kane me te vertete e pa hile vetingun, perndryshe eshte detyre e popullit te udhehequr nga njerez te mencur e idealiste te marrin ne dore fatet e vendit.
    Kjo e fundit do te ishte rruga ne dukje me me kosto por me e drejte per te cilen elita e neperkembur ( jo ajo servile e sistemit ) duhet seriozisht te veproje.
    Vetem keshtu do ti themi botes mjaft u tallet me ne dhe se ne jemi nje popull qe dime te bejme shtet, jo republike bananesh ku njerit shtet I bejme favor per memorial ( rast I paprecedente ) dhe qe te mos I mbetet qejfi pales tjeter pritet te behet nje favor edhe me I madh, kuptohet ne dem te vendit te neperkembur.

  18. Kali says:

    Dakort me çfare ju shtjelloni,por ju pyes perse nuk folet kur Luli vodhi zgjedhjet per kryetar bashkie apo ishit rehat.Perse nuk guxuat te thoshit qofte edhe nje fjale apo kishit frike nga Berisha!!!??Si e justifikoni ju heshtjen e zgjedhjeve lokale per Tiranen.?

  19. mira says:

    Tani qe mbete pa koko nga Sali gelbaza, tani t’u ngref instikti i demokracise zonja Topalli. Kur paske qene kaq demokrate e flakte ; ku ishe ti kur ishe ne krey te PDs. Apo majmeshe, kshu qe varja ketyre, qameti pas meje. Ti dhe gjithe horrat e bucet e PD-s, PS-s, dhe shkerdhatat e LSI-s meirtoni vetem burgun dhe hurin e skuqur nga mbrapa sepse qellimisht e kthyet kete vend keto 30 vite ne nje vater korrupsioni, injorance dhe kriminaliteti te papare vetem e vetem qe te perfitonit per pjellat dhe xhepat e juj. Te gjjite prinderit e sidomos nenat e kane enderr qe t’i kulturojne e t’i cojne femijet e tyre neper shkollat me te mira te Europes kur e shikojne potencialin qe femijet e tyre kane. Po me cfare…..Ku i gjete ti parat moj zhabe qe cove e diploomve te tut. Erdhet ne Tirane me triko leshe e valixhe druni e duke u krujt ka mrapa e tashi jeni bo trendi. PTU, ju dalshin me ibret nga hundet cdo cent qe i keni vjedhur dhe cdo hak qe i keni ngren e zhvat padrejtesisht ketij populli te shumevuajtur.

  20. Berti says:

    Si jozefina Topalli, si Astrit patozi, si Rudina Hajdari, pa hedhur poshte lidhjet me Sali Berishen nuk mund te jene te besueshem. Ky do te ishte mbase guri i pare i proves per rikthimin e tyre ne politiken aktive. Gjithcka tjeter vjen me pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *