Ferrari nuk është vetëm një makinë që dominon në rrugë, por firma ka prodhuar më herët edhe varka të shpejta garash.
Së fundmi, Ferrari Arno XI Racing Boat, një hidroplan i cili vendosi rekord në vitin 1952 duke lundruar me shpejtësi 242 kilometra në orë, ka dalë në shitje.
Mjeti i vetëm lundrues me një motor Ferrari do të dalë në ankand në Florida.
Ferrari Arno XI ka një motor të modifikuar Grand Prix 4.5L V12, i cili ka një fuqi prej 550 kuaj fuqi.
Në vitet ’50, italiani Achille Castoldi ishte i vendosur të thyente rekordin botëror të shpejtësisë mbi ujë dhe për këtë i kërkoi ndihmë Enzo Ferrarit.
Së bashku, ata ndërtuan këtë mjet, i cili arriti shpejtësinë 242 kilometra në orë në liqenin Iseo në Itali dhe që prej asaj kohe ende nuk është thyer. (TemA)