Thellohuni edhe pak, kush ua solli “shtrigën” Jozefinë! 

15 Gusht 2019, 20:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në PD më shumë janë mërzitur që nuk ka ikur Jozefina, se sa që ka ikur Valdrini. Partia e cila ka të drejtë të festojë, pasi ka vrarë një kryebashkiak, ende pa marrë detyrën, është në hall, se si të bëjë figurë më të urryer për demokratët Jozefinën, se sa Valdrinin.

Dega e PD në Shkodër e ka akuzuar se ka mbështetur Valdrinin për drejtor në kohë të Berishës, pastaj me radhë, aq shumë akuza, sa vetëm për “Gërdecin”, “Rrugën e Kombit” dhe “21 Janarin” nuk dilte e implikuar.

Pastaj gjithë të zezat e tjera të PD në pushtet i kishte bërë Jozefina. Bile dhe për Çiljetën dhe Greta Koçin, kjo paska qenë sponsore. Kot thonë që nuk i do gratë dhe akoma më kot i paskemi rënë më qafë Flamur Nokës, si sponsor i tyre, pasi e kemi fut në sherr dhe me gruan.

Duket qartë që është një fushatë e orkestruar nga Basha, por është shumë e paqartë përse i duhet armike Jozefina Topalli tani dhe pse do të shpjegojë të gjithë idiotësitë e PD në të shkuarën, me Jozefinën.

Jozefina Topalli shkoi në PD, kur PD i kishte të gjitha dhe vetëm pas gjashtë muajsh, nuk kishte asgjë. Ajo është pjesë e një memorie historike të PD, nga ato që u desh të përballej me një opozitë të egër dhe të identifikohej me një luajalitet shpesh të padurueshëm me Berishën. Kjo e bëri atë figurë politike në PD.

Lulzim Basha ja ndërpreu karrierën me brutalitet, dhe për këtë duhet çmuar si njeri që di të identifikojë rreziqet. Bashkë me të, Basha hoqi çdo politikan të para vitit 2005 dhe një pjesë të atyre të 2005, që i bënin hije.

Pasi i hoqi, pasi u ndërpreu karrierën politike me rregulla antidemokratike, pasi tentoi të bëjë pazar me Edi Ramën më 2017, për të shpëtuar nga efektet e heqjes së tyre dhe pasi e pësoi me 240 mijë vota më pak, nga ky akt, tani rruga më e mirë do ishte t’i merrte me të mirë dhe ndoshta dhe t’i gënjente Jozefinën dhe të ngjashmit e saj.

Demonizimi i Jozefinës në sytë e demokratëve, është qesharak. Akoma më qesharak është identifikimi i gabimeve të PD me Jozefinën. Me këtë kriter na del që Berisha paska qenë një kukull dhe Jozefina kishte gjithë pushtetin.

Jo se fyhet Berisha në këtë rast, por minimumi kur i kërkoni llogari Jozefinës pse ka mbështetur Valdrinin në PD dhe Edi Ramës pse e ka mar Valdrinin dhe e ka ribërë drejtor dhe kryetar bashkie, duhet t’i kërkoni llogari dhe Berishës pse u ka sjellë Jozefinën, që qenka kaq kriminele.

Pale pastaj kur të vijë ora të shani Lulin për këto që bën. Do t’u duhet t’i kërkoni llogari Argitës pse ua solli.

20 komente në “Thellohuni edhe pak, kush ua solli “shtrigën” Jozefinë! ”

  1. Dashi says:

    Do iknin zonjat si jozefina majlinda etj dhe do vinin rrugacet e tipit Grigja Suma qe shkruan mu ne mes te kuvendit mesazhe turpi me salianusin. Cfar shkembim deputetesh????

    1. ben says:

      Sipas llogjikes se shkrimit I bie qe:
      Ti kerkojme llogari amerikes qe ka mbeshtetur berishen dhe popullit shqiptar qe e ka votuar.
      Per ameriken me duket e veshtire ,jo se rilindja e ka te pamundur.
      Ndersa populli shqiptar po e paguan, po paguan 17 milione euro km e rruges per shkak te valdrinit.
      Dhe ne fakt ky popull pak po paguan.
      Vetem se kam 1 pyetje po per frokun, dakon, ndoken, tahirin etj etj prape berisha e ka fajin?????
      Apo si do e bejme qe ky popull bageti te paguaje nga 17 dhe 20 milione euro per km.

      1. Kudreti says:

        Ti Ben ose je naiv, ose partizan. Ti nuk mund te jesh njeri normal, sepse nuk kupton fare se cbehet ne kete bote. Amerika e dinte mire kush ishte Sala, prandaj e vuri te crrenjoste komunizmin. Sala kaloi cdo mase dhe bashke me komunizmin, shkaterroi dhe Shqiperine. Degjeneoi rinine, popullin dhe pruri maloket ne Tirane…historia eshte shume e gjats, por ajo qe dua te them eshte qe Amerika e realizoi planin e saj dhe Sala nuk i duhet me. Fatkeqesia jote eshte se mendon qe Sala ka qene i mire per Ameriken, deri sa e mbeshteti. E verteta eshte se Amerika e dinte qe vetem nje basthard si Sala do e kethente Shqiperine ne qenef te qelbur, ender te keqe per shqiptaret qe kure mos te mendojne me per komunizmin. Fatkeqesia jote e dyte eshte se nuk kupton qe legeni Sale nuk eshte me per Ameriken. Amerika per interesat e veta do qe ta beje Shqiperine shtet te vertet dhe Sala bashke me politiken e pd i perkasin fekaleve qe duhen pastruar me klorofil..

  2. G.Karagjozi says:

    Shkaku i shkaterimit te Shtetit Shqiptar e Shoerise eshte Komunisti i kamufluar si Demokrat Sali Berisha. Ne cdo ngjarje me dhimbje per Shqiptaret eshte ne prapaskene Sali Berisha. Pa vendosur Berishen ne banken e te akuzuareve nuk gjen qetesi Shqiperia dhe populli i saj.. Gjithashtu edhe PD-ja nuk ka shpetim nga asimilimi pa u eliminuar ish Komunisti i rezikshem Sali Berisha. Te koruptuar ka shume ne Shqiperi por Maja e asbergut eshte pa diskutim Sali SERB Berisha. Kur Drejtesia te merret serjozisht me VEPRAT KRIMINALE kunder Shtetit Shqipetar te Sali Berishes do mare oksigjen populli yne i shumevuajtur….

  3. Fazlliçi says:

    Kjo eshte per te qeshur se posti qe ka mbajtur ne kohen e Sales ka qene shume here me i rendesishem dhe delikat se ai i kryetarit te Bashkise Shkoder. Por ja qe per PD-ne nqs je i saji te lejohen te gjitha, po je i kundershtarit duhet te jesh i paster ne nivelin e nje shenjtori.

  4. BUTRINTI says:

    Me keto hamendesime duket se ai shqiptaro –Kanadezi qe drejtoj shikun nuk e ka ngrene kot cpen e bukes.

  5. Petrit says:

    Meqenese Po ju han meraku kaq shume per Valdrinin.
    Ndoshta PD dhe Prof Dr Sali Berisha nuk e ka ditur se kush eshte ky djalë.
    Po ju pse nuk i thate te verteten.
    Por te mos harrojme diçka: ne ate kohe nuk existonte ligji i dekriminalizimit.
    Tani qe e pranuan dhe e miratuan te gjithe bashke ( dhe shume mire kane bere ) asnje qe ka qene i denuar nuk duhet te jete ne poste publike.
    Sa per Jozefinen mos u bej merak hiq fare ti shoku mero sepse ajo eshte vetelarguar nga PD.
    Ti merru me arritjet e shokut rama
    Vdekje deri ne çelizen e fundit te komunistëve.
    Prof Dr Sali Berisha eshte njeriu me i madh i kombit shqiptar ne 500 vitet e fundit

    1. bureto says:

      Hë më të lumtë o sypetrit, or sokol mali!

      1. Nick says:

        Haaaaaa…qenka lodh edhe per te shkruar drejt…Çelizen..uaaa me lot

  6. ana says:

    gjithmone zenkat brenda llojit jane interesante se i nxjerrin te palaratat shtepise. E kur behet fjale per shtepine e PD-se qe eshte nje hale e stermadhe, bemat nuk kane te sosur. Uroj me gjithe shpirt qe te perpiqen me mish e thua per tia ngrene koken njeri tjetrit. Se vetem keshtu pastrohet shqiperia nga halet e ndyra me lloj lloj muterash.

  7. U lodhem me banditet ne krye te vendit says:

    Ty te del shpirti po nul e perzieve Berishen ne te gjitha.
    Edhe tash 6 vjet qe ps eshte ne pushtet fajetci ka Berisha.
    Dhe per ata qe zgjedh ps fajet i ka Saliu se i paska pasur ne ime pare
    Shikojeni se dhe kryetarin e bashkise te B. CURRIT e keni te inkriminuar: ka vjefhur ne 16 vite si kryetar komune i PD
    E veç asaj ka bere ndertime mijera parash dhe nuk ja kontrollon njeri,plus qe thone merret dhe prostitucion ne Kosove dmth ka nje grup vajzash qe i shfrytezon here pas here
    Plus qe studimet i ka bere me para,
    Thua se ps nuk kishte nje person te vetin pa mare nje qe e ka shfrytezuar pd e shtetun si ka dashur…

  8. Nexhat says:

    Eshte mire te thelloheni kush ua pru Ramen nga rrugicat e Parisit me koke pa lare e thonje pa prere?
    Sikur ne Shiperi nuk kishte ngele asnje socialiste per te be minister po te bien kete koke pa larin qe jetonte ne kontenjeret e mbeturinave nje mesues vizatimi pa diplome dhe te droguare qe te shkatroje Shiperine njesoje si prune Enver Hoxhen. Po ky me i mire se Enveri, Enveri ua la krejte Kosoven Serbise kurse Rama deshte tu jepe vetem Trepçen.

  9. True democracy missing says:

    PD me nje gur vrau dy zogj.Kandidatin e rames per kryebashkiak te shkodres dhe “kandidaten”e rames per kreun e pd. Dy miqte e tij strategjike iken dhe vete u demaskua plotesisht.Sa per karrieren ne pd nuk jane respektuar dhe kur u katapultua e promovua nje mije shkalle topalli.Si ne gjitha partite ketu.

  10. Migjeni says:

    I bene enveriste per pushtet te gjithe njelloj ketu.I mori me qafe enveri me virusin e enverizmit.Vendosni voten e lire dhe fitonj lirine tuaj o hajvane te politikes shqiptare.

  11. Arber says:

    Pse cuditeni?I heq ai qe I marre ! I ka marre Sala e jo rreguli e statuti. e keshtu pse merziten e turfullojne kur I heq sala e Jo statuti a rregulli.Te gjithe viktima te parregullit,te paligjit e te paetikes qe dominion jetet e brendshme te partive politike.Kooptimi dhe korruptimi i partive!

  12. lek i madh ka plas says:

    Komentet a neser a I qitni?

  13. dritani says:

    Jozi, provoje vehten e kandido ne Shkoder si e pavarur.

  14. shpetim says:

    Te mallkojme dhe Berishen pse na solli Meron?

  15. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Mero mavria, ti e di shume mire pse po i bie luli xhozit bile ne fakt e para ishte xhozi qe atakoi lulin pas denoncimit te lulit ndaj valmutit si i inkriminuar. Dy jane mundesite ketu, ose Rama eshte idiot ose eshte super idiot, pse do thuash ti? Sepse nqs valmuti ka qene zgjedhje e Rames personalisht ath Rama eshte idiot qe nuk arriti te zbulonte se valmutit i vinte era paligjshmeri kilometra larg, por nga ana tjeter nqs zgjedhja e valmutit ka qene nje aleance e nendheshme midis xhozit dhe rames per te futur nen kontroll bashkine shkoder duke emeruar njeriun e xhozit me ndihmen e Rames per te lene lulin me gisht ne goje ath eshte super idiot. Rama nuk eshte nga ata qe pjerdh shume per keshilltare pra cdo veprim apo vendim eshte i tiji direkt si rrjedhim edhe pergjegjesia per emerimin e valmutit me apo pa sugjerimin e xhozit eshte pergjegjesi e tij dhe e askujt tjeter…..

  16. Berti says:

    Okay, e morrem vesh që nuk dije gjë për Valmirin që ishte i dënuar, po tani do tja kthesh paratë mbrapsht? Shteti i Socialistit Rama është bere tender, postet i merr kush paguan me shume….
    Ky kryeministër ska asgjë të përbashkët me Partitë socialiste përveç se organizon dhe përfiton në kurriz të saj duke tenderuar tenderat, postet dhe çdo gjë që nxjerr para. Fundi yt do të jetë dhe fundi i klasës tende politike, saqë dhe lemerite histerike të europianeve nuk do ta ndalin këtë popull te te heqin zvarrë ty dhe Saliun paralelisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje