Ushtrime matematikore, të thjeshta në dukje, mund të kthehen shpesh në një sfidë të vërtetë në rrjetet sociale. I tillë është rasti i një ushtrimi që u publikua në Tuiter më 28 korrik.
8:2(2+2)=
Shumë përdorues të rrjetit social ishin të bindur se përgjigjja e saktë është 16. Ndërsa të tjerë ngulën këmbë për 1. Madje, edhe përllogaritja me makinë llogaritëse nxori dy rezultate të ndryshme.
Pavarësisht se matematika është një botë e sigurt, ku ekziston vetëm e sakta dhe e gabuara, dhe duhet të mbizotërojë logjika, shumë u vunë në dilemë.
Siç kemi mësuar në shkollë, në një rast të tillë, shkojmë drejt zgjidhjes së ushtrimit nduke ndjekur rregullin e rendit të veprimeve.
Kur, si në rastin konkret, ne na duhet të kryejmë disa disa veprime matematikore – vlera e një shprehjeje në kllapa, shumëzime ose pjesëtime dhe mbledhje ose zbritje – rendi i veprimeve përcakton rezultatin.
Në rastin e këtij ekuacioni, 8 ÷ 2 (2 + 2), të gjithë përdoruesit e Tuiterit ranë dakord që veprimi në kllapa (2 + 2) duhej kryer i pari. Kjo është ajo që na kanë thënë mësuesit e matematikës: Merruni fillimisht me veprimet brenda kllapave. Sigurisht, 2 + 2 = 4.
Pra, ekuacioni reduktohet në 8 ÷ 2×4.
Tani që kemi përpara një pjesëtim dhe një shumëzim, cili prej tyre ka përparësi? Nëse e kryejmë pjesëtimin të parin, marrim 4 × 4 = 16; nëse kryejmë së pari shumëzimin, marrim 8 ÷ 8 = 1.
Cila mënyrë është e saktë? Konventa standarde konsideron që shumëzimi dhe pjesëtimi kanë përparësi të barabartë. Për ta zgjidhur këtë çështje, ne punojmë nga e majta në të djathtë. Pra, kryhet i pari pjesëtimi dhe më pas shumëzimi. Kështu që, përgjigjja e saktë është 16.
The New York Times
Per pua eshte 1sepse behet mbledhja dhe shumezimi njehere meqense jane kllapat dhe pastaj pjestohet 8 me 8 e del 1. Kllapat i japin perparesine shumezimit para pjestimit
Radha e veprimeve eshte:
1. Veprimet brenda kllapës
2. Veprimet me eksponentet e fuqise
3. Shumezimi ose pjestimi sipas radhes nga e majta ne te djathte.
Ne ushtrimin konkret çelesi eshte tek pika e trete.
Pra behet në fillim pjestimi 8:2 (pasi pjestimi eshte ne të majte), dhe pastaj bëhet shumzimi i rezultatit te pjestimit (8:2= 4) me rezultatin e kllapes (2+2 = 4), duke bëre qe shprehja te marre forme 4 × 4 = 16.
Perfundimi 16 eshte i pasakte:
Qe pjestimi i numrit 8 me diçka te jape 16 duhet qe kjo “diçka” te jete 0.5 . Gjie e cila nuk eshte e vertete.
Dakort Tarrasi!
E ke gabim. Amerikanet mund ta nxjerrin 16, ndersa shkolla russe e nxjerr 1.
Pjestimi, ndryshe shprehet si thyese. Psh 3:2, ose 3/2, 8:4, ose 8/4
Edhe ushtrimi i mesiperm
8:2(2+2)= 8/2(2+2)=8/2×4=8/8=1
Pra pergjigja per te gjithe ata qe kane kryer shkollen russe eshte 1.
Kjo eshte e sakte.
Jozi,
Ke dhene pergjigjen me te sakte dhe me shpjeguese.
Edhe komentuesit me siper dhane pergjigje te sakte, por e jotja eshte prej mesueseje te matematikes.
Me pelqeu kur the “shkolla ruse”, sepse dukesh qe e ke mbaruar shkollen ne ate kohe kur mesimdhenia merrej seriozisht dhe pedagoget ne shumicen e tyre i kishim figura dhe personalitete.
Ja fute kot sepse ne fund kur arrin tek 8/2×4 nuk ke pse vazhdon me 8/8=1 pasi 4 nuk ben pjese tek emeruesi i thyses ne rastin ton por tek numeruesi e do shkruhej pikerisht keshtu 8/2×4/1 ora 4×4=16
Nuk ka rendesi shkolla por si e konsideron pjestimin apo thyesen 8/2 * (2+2) ose 8/2(2+2)
Gabimi është në supozimin se “Thyesa” përfshin të gjithë shprehjen, pra të shkruar si 8/[2(2+2)]. Në fakt, edhe me metodën ruse ushtrimi i mësipërm interpretohet si 8/2x(2+2). Pjesa më e madhe e personave ngaqë shohin 2(2+2) nuk arrijnë ta interpretojnë si 2x(2+2). Përgjigjja e saktë është 16. Fatmirësisht matematika është shkenca më ekzakte që kemi dhe nuk lë shumë vend për interpretime. Me respekt
nuk ma merr mendja se je Jozi qi ka mbarue matematike ne ’94-en!
Dakort me argumentin tuaj,,por sikur ekuacioni te ishte 8:2(2+x) si mund te veprohesh?Une mendoj se do shumezoesh 2*2 dhe dy here x dhe ekuacioni do shkruhesh 8:2(2+X)OSE 8:(4+2x)dhe nqs x=2 pefundimi del 1
Hedh nje budalla nje gur me lume dhe mblidhen Te zgjuarit dhe t’a nxjerrin. Pergjigja eshte thjesht 16.
Mjafton të lexoni “Veprimet matematikore me numrat natyralë”
Dhe del 16
Menyra me e sakte dhe zgjidhja e vetme eshte rezultati ═ 1
8÷2(2+2) = 8 ÷ 2(4) = 8 ÷ 8 = 1
Ne formen e thyeses veprimi ka pamjen: 8/2(2+2) = 8/2(4) = 8/8 = 1
O komentues mos ia fusni kot. Jo shkolla ruse jo amerikane. Matematika nje shkolle ka. Ne fillim behen veprimet ne kllapa pastaj behen veprimet nga e majta ne te djathte. Keto rregulla jane per te gjithe njesoj. Dmth perfundimi eshte 16
2 (2+2) eshte nje monom I vetem, I cili pjeston nr. 8. Pra do kryhet I plote veprimi I monomit dhe pastaj pjestimi. Pra rezultati eshte nje dhe I vetem 1. Arsyetimi i gazetarit eshte thjeshte karrem per komentuesit. Gjithsesi ishte interesant.
Sa bejne 8:2×4=
Eshte trick, kerkon interpretim.
Ne se e paraqesim ne forme thyesash, pra me emerues dhe numerues, ashtu sic paraqitet ne ate forme ka dy intepretime.
Interpretimi i pare eshte , Emeruesi 2(2+2) dhe numuruesi 8. Ne kete rast pergjigjja eshte 1.
Interpretimi i dyte eshte , Emeruesi 8(2+2) dhe numuruesi 2. Ne kete rast pergjigjja eshte 16.
Mendoj qe i shkruar ne ate forme eshte thjeshte trick per ti bere njerezit te mendojne thelle dhe te habiten per pergjigjjen ndryshe, per nje gje qe atyre i duket shume e lehte.
Eshte me e thjeshte sec mendoni pasi ekuacioni nuk ka asnje pjestim. Thjesht jane 2 shumezime, dmth 8×1/2×(2+2) Mbas veprimit brenda kllapave do kishim 8×1/2×4 Dhe tani kryeni ke veprim te doni se pari, rezultati do t’ju dali 16. Mos harroni pjestimi eshte nje zhumezim ashtu si dhe zbritja eshte mbledhje psh 2-1 eshte njesoj si te thuash 2+(-1)
Sami ! Mund ta thjeshtojme akoma ;
Nqs do kishim 8 : 2x cfare do thonim se pergjigja eshte 4x ???!!! Natyrish Jo per aresyen e thjeshte se prova na deshton 4x*2x nuk eshte 8
Hileja qendron ne faktin se ekuacioni eshte shprehur me shenjen e pjestimit dhe jo ne fraksion ku del me qarte se x le te themi i perket emeruesit apo numeruesit te thyeses ne kete rast e shtruar ne kete menyre x i perket emeruesit dhe kjo ndodh sikur te kemi 20 te x-a po deshe ….. keshtu qe une jam dakord me ty sami
Ekuacioni mund te shkruhet 8:2*(2+2). Pergjigja esht 16 sic thote shkrimi me siper.
Artikulli eshte i sakte. Te gjitha “shkollat” e nxjerrin njesoj = 16.
Kjo sepse, sic thuhet ne artikull, per veprimet e te njejtit rang, (shumezimi e pjesetimi ne rastin tone) behen nga e majta ne te djathte. Kjo eshte nje marreveshje qe eshte e pranuar boterisht. Jo se eshte me e mira, as me e keqja, por se ajo u pranua dhe nuk i kthehemi marreveshjes mbrapsht si ne Shqiperi (:P) sa here qe s’na del hesapi.
Ja nje shembull i ngjashem me mbledhje/zbritjen
8-5+3 = (8-5)+3 = 3 + 3 = 6 (rregulli i drejte nga e majta ne te djathte) pra 8-5+3 kuptohet si (8-5)+3
8-5+3 != 8-(5+3)=8-8=0 rregulli i gabuar. Nuk veprohet keshtu.
8:2*(2+2) = (8:2)*(2+2)=4*4=16
8/2*(2+2) = (8/2)*(2+2)=4*4=16
8/2*(2+2) != 8/(2*(2+2)) = 8/8=1
Edhe nje here: argument bindes eshte ai i thyeses. 8/2(2+2)=pra 8 mbi 2(2+2)= 8 mbi 8=1 dhe ajo qe thote sami eshte me se vertetuese.
O zot. Sa mbrapa kemi arritur.
Shumezimi me pare pastaj pjestimi.
Rezultati 1.
Epo te japin mesim Markajt e Gjonmarkajt ….!!!
Ose me sakte peysni Lulin .
Pergjigja e pyetjes nuk mund te jete e sakte nese pyetja nuk eshte e qarte. Pergjigja varet nga marreveshja e radhes se veprimeve. Te dyja pergjigjet jane te sakta nese secila pale pranon marreveshjen qe i pershtatet.
IS
Veprimet brenda kllapave të parat, pastaj bëhet shumëzimi dhe pastaj pjestimi!
I kemi mësuar që në cilkin e ulët (fillore) këto veprime matematikore!
Is, eshte e vertete qe behet shumezimi I pari, por ky eshte regulli I vjeter , tani Radha eshte nga e majta ne te djathte kur ka shumezim e pjestim. As une nuk e dija qe kishte ndryshuar por me duhej te Lexoja kur pashe ushtrimet e matematikes tek femijet…. e cuditshme si mund te ndryshosh rregullat e matematikes… 1+1=2 matematika eshte shkence ekzakte… ka menyra te ndryshme logaritje por rezultati duhet te je te I njejte.
Mbas shume skicofrenish mendore kthehesh me kembe ne toke the thua,bej gjera normale :bej njekohesisht veprimet majtas dhe djathtas , (sepse eshte ne kllapa) ,pastaj midis te dyjave,jo boj i her ket ene masanej ket, dmth 8:2 (2+2)=4×4=16
Mvaret. Ne të vjetërit, me sa mbaj mend, mësuam në shkollë rradhën e veprimeve: Veprimet në kllapa, shmëzimin, pjestimin. Me këtë rrugë del 1. Po qe se matematika si shkencë rradhën e veprimeve me pjestimin e shumzimin i merr pa dallim nga e majta, del 16. Nuk e di në se rradhën nga e majta e ka dhe gjuha arabe!
Kur ne nje shprehje aritmetike ka veprime te shumezimit ,pjestimit si dhe kllapa, ne fillim kryhen veprimet brenda kllapave,pastaj kryhen veprimet e shumezimit dhe pjestimit nga e majta ne te djathte sipas radhes.Perfundimi i sakte per kete shprehje eshte 16.Ne se do te ishte kjo shprehje ne kete forme: 8:[2x(2+2)] atehere perfundimi do te dilte 1.
Si perfundim
8:2(2+2)=x
8=X2(2+2)
Pra x=1
Ju lutem zgjidhni keto 2ekuacione 8:2(2+x)=1 dhe 8:2(2+x)=16 dhe do te bindeni qe rezultati I pare eshte 1
Ekuacioni që ndan të shkolluarit me të pashkolluarit!Pyesni fëmijët përgjigjen e saktë!
Si u bëkan veprimet matematore me kahe, nga e majta në të djathtë! Jooooooo, rregulli për këtë shprehje matematikore është: veprimet brenda kllapave, shumëzimi dhe pjestimi. Rezultati është i padiskutuar 1. Rezultatin 16 nuk e di ç’matematikë e nxjerr!!!!!!!!!???????????
Kete pune kot e keni! Jepjani L.B. dhe jeni ok!
Per mua rezultati eshte: 8:2×4=16.
Makina llogaritëse =16
Habitem qe mbas pergjigjes qe ka shtjelluar Niku kaka akoma komentues qe mendojne se rezultati del 1!?
Ata qe rezultatin e shprehjes aritmetike e nxjerrin 1, nisen nga nje mendim i gabuar,sikur nr 8 pjestohet me te gjithe shprehjen 2(2+2),kur ne fakt pjestohet vetem me nr2.Do te pjestohej me te gjithe shprehjen ne se do te ishte ne kllapa katrore:[2(2+2)].Per Samiun: Zgjidhja e ekuacionit te pare eshte nr -1,75,kurse per te dytin eshte nr 2.Perfundimisht vlera e shprehjes 8:2(2+2) eshte 16
Vetem nje idiot e ve ne dyshim matematiken, numrat jane e vetmja rruge qe verteojne cdo gje qofte edhe egzistencen e Zotin. Keshtu e nisi mesimin e pare profesor Abedin Elmazi.
Radha e operacioneve matematikore e thjeshtezuar ne rastin tone:
A. Shtoji 2 numrit 2
B. Pjestoje numrin 8 me 2
C. Shumezo B me A
Matematika perdor numrat te shpjegoje se si ndodh apo si ka ndodhur nje fenomen ne egzistence reale.
Dhe eshte e vetmha shkence qe nuk mund te gaboje ne interpretimin a rradhes se ngjarjes.
Ne asnje menyre nuk ka qene dhe nuk do jete e mundur te themi qe midis operacioneve te te njejtit rank njeri ka perparesi ndaj tjetrit. Kjo hedh poshte rradhen e ngjarjes. Prandaj ka qene dhe do te jete nga e majta ne te djathe kur ranku eshte i njejte. Jo pi shkolla ruse apo idiotesi te tjera.
Profesori K.E.N.
Harruat që 8:2(2+2) kryhet shumëzimi psh: 8:(2*2+2*2)=8:(4+4)=8:8=1 kjo është vetia e perdasimit
A:B(c+d)=a:(b*c+b*d)=a+(bc+bd) faleminderit jam Rajli Zebi 13 vjece