Qyteti nëntokësor në Shqipëri, vendstrehimi më i madh dhe i fortifikuar në rajon

Në kthinën e një lokali në Kukës ndodhen një palë shkallë. Në pamje duken pa funksion dhe ashtu të harruara. Askush nuk e di se aty është  njëra prej pesë hyrjeve më të rëndësishme të qytetit nëntokësor.

Njërit prej vendstrehimeve më të mëdha në rajon e i fortifikuar për tu bërë ballë shpërthimeve atomike.

Me inxhinier Feti Gjicin edhe grupi i ABC News  për herë të parë zbriti në Kukësin e nëndheshëm.

Jo pak por më shumë se 30 metra nën atë ekzistues. Shkallët në formë rrethore s’kanë të sosur në zbritje.  Kryqëzime e tunele si një labirint pa fund.

Duhet të kesh frikë nga keq orientimi e mos dish të kthehesh në dalje, ndaj nuk largohesh dot më shumë.

Inxhinier Fetiu e njeh mirë sepse ka qenë projektues edhe ndjekës i punimeve.

Të habit fakti kur mëson se për Kukësin  nëntokësor është punuar gati 20 vite e shpenzuar miliarda.

Ndërtime të pabesueshme. Një spital për 300 shtretër, fabrika e prodhimit të bukës, hapësirat e tjera për vendkomanda e shumë zyra për administratën.

Pra e përllogaritur për 20 apo 30 mijë banorë në një periudhë kohore për të paktën 4 deri gjashtë muaj.

Tunelet në trajtë labirinti lidhin çdo hapësirë e përshtatur për funksione të ndryshme. Kurse hyrja realizohej në pesë vende të ndryshme të qytetit.

Një pjesë ë pallateve e ndërtuar në atë periudhë, i kanë në çdo shkallë portat e blinduara dhe tunelet hyrëse për në qytetin e nëndheshëm.

Porta ka edhe për konviktet e institucionet arsimore.

Pa hezitim  Kukësi është një ndër qytetet më të fortifikuara.  Ndaj nuk është habi kur pak kohë më parë mediat ndërkombëtare e renditën Shqipërinë  pas SHBA dhe Zvicrës si vendi me sigurinë më të madhe për sulmet bërthamore dhe atomike, për shkak të vendstrehimeve të shumta të ndërtuara gjatë luftës së ftohtë.

Por ky aset i rëndësishëm pak njihet publikisht. Është punuar dhe mbajtur nën monitorim të rreptë gjatë ndërtimit. Këtu mund të jetë një muze madhështor. Çka do të shuante kureshtjen të jo vetëm çdo shqiptari./AbcNews

REMOTE_ADDR:[]

18 komente në “Qyteti nëntokësor në Shqipëri, vendstrehimi më i madh dhe i fortifikuar në rajon”

  1. mira says:

    Pse cuditeni !? Ne te 26 qytetet e rretheve ka pas dhe jane dhe sot keto tynele me spital, furra buke etj. Shkoni po te doni ne Librazhd dhe shikojeni.

    1. Raimond vlonjati says:

      Enveri ishte gjenial

  2. Besnik says:

    Dhe kerkonit Floririn Enverit.
    Pika qe s’na bie te gjitheve, qe te shpetojme nga marrezia jone , qe ka 30 vjet qe na vete-shkaterrohemi.

  3. gimi says:

    Ky tunel mbeti pa u perfundu nga Ramiz Alia si zakonisht qe asnje pune nuk e çonte deri ne fund vetem sabotonte i linte pèrgjysem dhe leku i popullit u harxhonte kot edhe nuk kryente funksionin kur nuk perfundonte . Ne ish ushtaraket i dime keto mbasi ne Tirane eshte madheshtor funksional me çdo gje te nevojshme brenda por as nuk dini ku eshte as nuk keni per ta mesuar kurre . Po ashtu edhe ne te gjithe qytetet e medha jane . A mund ta merrni me mend sa qytete ne Shqiperi jane te mbushur me armatim e municion qe edhe ato as nuk i dini as nuk keni per ti dite kurre , betem ne ish ushtaraket e vjeter i dime se ku jane se kemi hartat te ruajtura e te hedhura te gjitha ne harta dhe kemi gjithashtu kodet e hapjes .

    1. Meti says:

      Mos thuaj qe keni fshehur dhe flori se e la presidencen toto Likja e iku me vrap te organizoje vjedhjen!Kjo qe tregon ti or Gim eshte si ajo peralla e atij plakut me tre djemte qe ikishte dembela e para se te vdiste doli ne obor e u tha te tre djemeve:Shikoni ketu kam fshehur floririn ndaj germoni e gjieni!Edhe ata pasi groposon plakun i hyne punes per gjetjen e floririt por pas nje viti ,pasi nuk gjeten gje nuk u bente me pershtypje pasi u mesuan me pune e i benin hyzmet asaj!Ndaj edhe ti or Gim mir ja u bene se kan me fillua me gjet ku jane tunelet e kujdes se do shkosh per dhjam qeni pasi duan edhe kodet qe ti hapin!Ha ha ha sa kom qesh!Perallle e bukur!Edi ka me qesh me te modhe ndersa Sala ka me nis direk Zenin per me i gjet se s’ka me kuptue gja!

  4. Adi says:

    Këto vepra të domosdoshme në kohë lufte janë bërë për mbrojtje me çdo kusht të Shqipërisë duke luftuar dhe jo duke u arratisur me gjithë thesarin e shtetit siç bëri Zogu…
    Hallall paratë e harxhuara për paprekshmërinë e kufijve tanë…

  5. Uran ballisti says:

    Ua sa genjeka ky ing gjici. Tani te erdh kujtesa ty?

    Pupupu Ju kishin ndertu dhe strehim anti-berthamor per me mshef e shpitu gjithe kukesin. Dhe KE?
    Kukesin qe kish qone antikamunist. Qe i luftoi partizanet ne krahe te muharremit te 100 bajrakeve.

    Po NUK kish mbete njeri nkukes. Mark uku mund ta dije ma mirë.
    Kukesin e kishin internu tgjithe ne Tepelene.

    Ndersa te tjeret i pushkatun Pa gjyq e NUK i varrosen fare e ATA tshkretet humben pa man e Pa nishan.

    Leket miliarda u hongren per me ndertu per miletin qytet te nendhenshem e mileti vete rrinte ne rradhe per te ble nje Pale breke (gjithmone bojme fjale per kampin ne Tepelene)

    Ku vajten leket?
    Shqyptaret hane bare Po idealet patriotike dhe popullin e tyre NUK e harrojne. Apo jo tgjithe shqyptaret vetem kamunist.
    Ja ku paskan shku leket?

    Apo genjeni ky ing gjici.
    MOS Kane qene ndertu per te fsheh familjen e Enverit me gjithe floririn e mineralet e naften e vjedhura?
    Se bregdetin se vidhte DOT Enveri, se fuste dir ne Bunker.

    Ua o burra Rama ti Bej te gjitha keto qyteze nentokesore Bunker Art dhe diskoteka apo kazino e lokale Nate.
    Super me PPP.
    Si i kishin shpitu likes dhe salihit e mul nokës prej kukesit keto bunkere?
    Me cudit.

  6. Komentuesi says:

    Komentet publikojini Ju lutem

  7. Komentuesi says:

    Komentet beji visible, please

  8. Kuksjani says:

    Beheshin per popullin ne rast lufte dhe nuk harxhoheshin parate per vila ne gjume te lalezit. Kete nuk e kupton my ballisti I qelbur.

  9. Titi says:

    Deshmi e marrezise se nje qeverisje maskarenjsh.

  10. Urani jo ballist says:

    Duheshe lene dhe pa buke ti qe te vinin mend e kokes.
    Pse te tjeret i ndertonin dhe ne ishim gabim???
    Iballista m….

  11. IS says:

    Më vjen ndërmend përralla e plakut që u linte djemve të tij porosinë e fundit duke u thënë “Punojeni arën bijtë e mi, aty kam fshehur një qyp me flori”! Sikur të shfrytëzohej toka dhe nëntoka në këtë vend pa u vjedhur e shpërdoruar, ehu ku do ishim! Po kush ta bëjë??????????

  12. Fieraku nga Ferrasi says:

    @ kuksiani ballistit ti marresh te keqen.
    Ballistit e kupton se edhe keto vilat ne gji te lalzit vazhim i komunizmit te dhjere po'” krenar’ Jane.
    Ti kuksiani gorani qe do 7 ore te zbresesh ne kujdes kujton se i plasi kujt per ty.
    E Benin per te mbrojt bythen e vet
    Ballistit do rrosh me shume se une edhe mu ke
    Bunk’ Arti me shkoi mendja
    Po’ kujt thua t’ha japin se bolinos ja Kane dhene nje.
    Atje ku dhjet kuqali(komunizmi) nuk mbin ne Bari.

  13. juristi says:

    Ne si shqiptare jemi te rrethuar nga shtete e popuj shume miqesor dhe beni shume mire qe i hiqni breket e dilni lakuriq para tyre.Per tu treguar me bashkepunues e po aq transparent te dashur gazetare investigative beni mire te na thone dhe ne pos ketyre shteteve se ku i kane zonat erotike grate,motrat e vajzat tuaja.

  14. Abdyl Skrapari says:

    SHQIPERINE E ÇUAT PRANE GREMINES DHE NE 90 I DHATE TE SHTYREN DHE E GROPOSËT PËR MOS TA NXJERE MË. JENI KAQ BESNIK TE POSHTERSISE TUAJ EDHE TE FAMILJEVE TUAJA
    QE NU KA MAQINE LLOGARITSE TA MASI. SE SA PER SHQIPERINE E SHQIPTARET SE BESOJ SE KENI PASUR OSE KENI NDONJÈ NDJENJE. JU LUMSHIN HARTAT E GOJA E MBYLLUR JU BESNIKET E ANTISHQIPTARIZMIT. NERONI DO NGRIHET NGA VARRI E DO TJU JAPI CA DEKORATA SE PARE SJU KA DHENE KURRË E ME KËTO PALLAÇOLLËQE JU KA GËNJYER. NDERSA MERITAT E KËSAJ KOHE DUHEN TE DEKOROHEN UDHEHEQESIT MBAS 90 SE DITEN ME MJESHTRI TE MBULOJNË TE KALUARËN E ZEZË DHE TA FUSIN VËNDIN NE NI ANARSHI TE PA FUNDEME. NE KETE MENYRE PLOTSUAN CINIZMIN E TYRE DHE TE PARA ARDHESVE QE I DHANE MUNDESI TE MBRETNOJNE NJI POPULL SA FUKARA DHE TE PA DITUR QË NUK KUPTON ASGJE DHE ARIN TE SHESI DHE TE BLEJE VOTEN E TIJ.

  15. Farà e hisllit says:

    A ballisti fallso
    Te dhjefsha venstrehimin.
    Edhe rregjimin.

  16. ABDYL ALIJA says:

    QOFTE LIVDU SHKOLLË E BASHKUME’
    PER K’T SHQYPNI KAQ NDRIÇUME’,
    P’R ÇDO KAÇUBË EDHE FERR,
    NA LINDI KA NJI OFICER.
    ME DO LLASTIKE E MITROLOZA,
    I MBULOI GJERMANET ME DO RROGOZA.
    PROPOGANDË E TERRORIZËM,
    RRNOFSH SA MALET MOR KOMUNIZËM,
    SE ME DRU NA JENA MESU,
    SE EDHE TURKU NA KA PURDHUNU,
    SE NERONIT I KENA KNU,
    PËR POSHTNIMIN QË NA KA GATU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *