FOTOT/ “Nuk mund të heshtim", fansat organizojnë protestë për ndarjen e Nora Istrefit me Robert Berishën

27 Gusht 2019, 13:46Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Nuk mund të heshtim", fansat organizojnë

Ditën e djeshme ai që u bë lajmi kryesor i ditës, ishte ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit por ky fakt duket i papranueshëm nga fansat e çiftit.

Madje, puna ka shkuar deri në atë pikë saqë njerëzit kanë organizuar një protestë kundër ndarjes së tyre dhe i ftojnë të gjithë në Facebook të marrin pjesë.

“Protestë kundër ndarjes së Robertit me Norën dhe probleme të tjera”, quhet eventi i cili do të organizohet nga data 31 gusht, deri më 3 shtator.

“Mjaft është mjaft! U ndanë Blero me Teutën, heshtëm. U ndanë 53 milionë për Bechtel Enken, heshtëm. U ndanë VV-ja, po ashtu heshtëm. Nuk mund ta përjetojmë edhe një tjetër ndarje.

Andaj, të dielën, mblidhemi tek sheshi i heroit kombëtar, Zahir Pajaziti, për ta thyer heshtjen, dhe për ti thënë JO NDARJES mes Robertit dhe Norës. Pos kësaj JO-je të MADHE për ndarjen, ti themi JO edhe shumë problemeve në Kosovë sikurse korrupsioni, zgjedhjeve si farse, e deri tek problemet si i nxehti afrikan etj etj.”- shkruhet në detajet e protestës.

Deri tani, 5 mijë persona kanë shfaqur interesim për këtë protestë.

2 komente në “FOTOT/ “Nuk mund të heshtim”, fansat organizojnë protestë për ndarjen e Nora Istrefit me Robert Berishën”

  1. Mati says:

    Propozoj te ulim flamurin gjysme shtize 3 dite.

  2. Edi says:

    Roberti djale shume i mire po si do beje me tatuazhin te kraku ku ka shkruar NORA nuk ka reze ne bote qe e disparition .
    Megjithate Robert eshte nje dite e mbare per ty te ndahesh do gjesh nje tjeter me te mire ylle fare ka tirana plote mis e ruaje per noren jevgen e kosoves

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje