FOTOT: Kjo është BMW-ja më e sigurtë

28 Gusht 2019, 19:46Lifestyle TEMA
FOTOT: Kjo është BMW-ja më e sigurtë

Gjigandi gjerman i prodhimit të automobilave, BMW, ka prezantuar makinën e saj më të sigurt të momentit.

Nëse kërkoni një automjet luksoz dhe me siguri maksimale, madje për të kaluar edhe në terrene të rrezikshme, BMW propozon modelin më të ri X5 Protection VR6.

Me të gjitha ndërhyrjet e duhura në sistemin e sigurisë, kjo fuoristradë i reziston edhe plumbave të kallashnikovit AK-47. Jo vetëm kaq, por pjesa e sipërme është rezistente edhe ndaj sulmeve që mund të kryhen me dron.

Përveç armëve të zjarrit, BMW X5 Protection VR6 mund të përballojë edhe shpërthimin e 15 kg tritol në një distancë prej 4 metrash.

Në sediljet e pasme ku bëhet lidhja me bagazhin, është krijuar një ndarje dhe është vendosur një xham antiplumb.

Dritaret anësore janë 3 centimetra të trasha, kurse në dyer janë vendosur panele mbrojtëse që nuk lejojnë depërtimin e plumbave dhe përballojnë forcën e shpërthimit të tritolit.

Sa i përket fuqisë motorike, ky automjet është 4400 kubikë me motor V8 twin-turbo që gjeneron 523 kuaj fuqi.

Nga 0-100 kilometra arrihet për 5.9 sekonda për shkak të peshës së rëndë, kurse shpejtësia maksimale është 210 km/h.

Në panelin e kontrollit ka një sërë opsionesh që lidhen me elementët e sigurisë, kurse në pjesën e jashtme janë instaluar edhe artopalantë që lejon personat brenda mjetit të flasin me ata jashtë.

Nuk ka ende detaje për çmimin e kësaj super-makine, por me siguri që do të jetë 6-shifror.

4 komente në “FOTOT: Kjo është BMW-ja më e sigurtë”

  1. Ai vete says:

    Ja e bleve…
    Do e çosh per servis? Ku?
    vinci me i madh eshte 4.5 ton…
    Makina e blinduar eshte te pakten 5.5 ton

  2. ela says:

    ne ure betoni laleeeeeeeeeeeeee

  3. Tani says:

    Kisha n’plan te blej nje fiat panda por nderrova mendje do shtoj edhe ca lek dhe do blej kte BMW

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje