Shkarkohet imami shqiptar, mbrojti teorinë e evolucionit

30 Gusht 2019, 09:22Sociale TEMA

Imami Drilon Gashi thotë se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) e ka përjashtuar nga puna si imam i xhamisë në Vitomiricë të Pejës, ku ka punuar dy vjet, me arsyetimin se ai ka shkelur parimet e Kuranit.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Gashi ka thënë se ai është shkarkuar para një muaji, mirëpo vendimin e ka marrë ditën e enjte.

Sipas tij, shkak për këtë shkarkim është bërë një deklaratë e tij në televizionin “Rrokum”, në muajin qershor të vitit 2018, ku kishte mbrojtur teorinë e evolucionit.

Ai kishte thënë se “teoria e evolucionit është teoria e vetme bashkëkohore që ka arritur t’iu bëjë ballë furtunave të kohës. Do të thotë argumentet po shkojnë deri tek ajo që evolucioni është fakt”.

“Arsyetimi i tyre çuditërisht thotë se përmes deklaratave të mia, paskam shkelur Kuranin dhe traditën profetike!

Ndërsa unë deklaroj që çdo herë jam munduar ta pasoj vetëm argumentin e të vërtetën dhe t’i qëndroj besnik rrugës së drejtë dhe Kuranit”, ka shkruar Gashi.

Ai ka thënë se në BIK mungon mendimi racional dhe nuk lejohet as mendimi kritik e as dialogu dhe se BIK “po bie nën ndikimin e ideologjive dhe doktrinave fetare politike të jashtme”.

“Nuk jam i zhgënjyer pse ma mbyllën derën e Xhamisë, më hodhën në rrugë dhe mbeta i papunë, por më dhemb zemra për këtë sistem të instaluar brenda institucionit më të madh fetar në vend, i cili në këtë mënyrë, katërcipërisht po bie nën ndikimin e ideologjive dhe doktrinave fetare politike të jashtme”, ka thënë imami Gashi.

21 komente në “Shkarkohet imami shqiptar, mbrojti teorinë e evolucionit”

  1. Kalec Dega says:

    Me ben pershtypje shqipja e paster e ketij dokumenti zyrtar nga Kosova ne dallim me letrat zyrtare ne Shqiperi qe ia kane qi nanen shqipes se bukur.

  2. ali peza says:

    Normal qe feja mund te mbijetoje vetem nepermjet erresires.Ne qofte se besimtaret jane te ditur shkencerisht ata e braktisin fene e cila nuk eshte gje tjeter vetem opium.Tjeter gje eshte besimi ne zot.

    1. Toni says:

      @Ali Peza. Ti qeke koke. Do te vejme ty ne krye te ketij vendi.

  3. Kaonia says:

    Keputi nje te ikur ne zvicer o mik e shiko shendeti se nuk behet me ferexhe kjo pune.

  4. Kozmos says:

    SHUME VONE TE PASKAN SHKARKUAR IDIOT . AJO TEORI ESHTE HEDHUR POSHTE EDHE NGA SHKENCETARET .

    1. vang says:

      ku e ke lexuar ti o KOZMOS qe teoria e evolucionit qenka hedhur poshte nga shkencetaret? Cilet shkenctare?kur? si?.Mos jane shkenctare si puna jote??//

    2. vang says:

      cili shkenctar e paska mohuar TEORINE E EVOLUCIONIT. Kur dhe ku ? Mos jane shkentar si puna jote o KOZMOS???

    3. Kundra zvaranikut says:

      Kozma, jot ëmë të ka nxjerrë nga b…tha apo nga g…pi?!

  5. Am says:

    Kta islamiket duhen syrgjunosur andej nga arabia.

  6. o e mjera shqiperi says:

    …dhe deri dije nuk ishe shqipetar po kishe perqafuar turpin e kombit shqiptare , vazhdimin e pushtimit osman. Nuk jetohet duke ngritur bythet larte , evolucioni e shkeputi njeriun nga kafsha e ngiti ne kembe me koken drejte . Tani or mik je shqiptare i vertete i pa njollosur me eresiren , jeto jeten si i lire dhe leri bagetite te kullosin dhe leri mizat te mblidhen ne letren e halese.

  7. Baliu says:

    Ne nje restorant ku pihet duhani nuk mund te flasesh se duhani eshte i demshem per shendetin. Kerko ndonje pune si mesues, ne letrat shqipe haset shpesh ajo fjalia: mesimet e para i mori nga hoxha i fshatit.

  8. emigranti says:

    Te lumte z. Gashi.
    Do duhet te rrjedhin shume ujra qe fanatiket dhe trushpelaret te binden ne ate qe keni mbrojtur ju.
    Jo vetem ne ate institucion fetar por kudo qe drejtojne te paditurit keshtu ndodh.
    Kur Galileo deklaronte se Toka eshte e rrumbullaket dhe rrotullohet rreth Diellit inkuizicioni fetar ( katolik ) e denoi ate, ndersa sot ata e pranojne kete gje, madje sot pranojne edhe evolucionin.
    Gjithnje feja si dogme qe eshte ka mohuar fillimisht faktet shkencore dhe me vone eshte detyruar ti njohe ato.

  9. zeneli says:

    Imami i ri qenka hy ne zanat te gabuar. Nuk eshte teologjia zanat per te. Nje mesues i rendomt ne nje nga ato fshaterat rreth Peje do te ishte me e qelluar per te.

  10. BK says:

    Materia ose universi ne pergjithesi, vazhdimisht leviz dhe ndryshon, si rrjedhoje dhe bota e gjalle.
    Pra, cdo gje evolon.
    Por kjo ska lidhje me besimin.
    Problemi qendron kush e kontrollon evolucionin ose universin.
    Bota e gjalle, eshte produkt i universit.
    Pra, jeta ne Toke, nuk mund te cilesohet vetem si produkt i Tokes.
    Ne rast se do te zbulohet jete ne planete te tjere, qofte dhe bakterie njeqelizore dhe kjo dite do te vije, probabiliteti qe kodi i ADN te ketyre krijesave, te jete i njenjte me kodin e ADN ne Toke, eshte shume i larte.
    Atehere, cfare do te thone materialistet?
    Pavaresisht se ne nuk e shohim dhe perceptojme gjithe universin, disa fakte kane dale ne drite.
    -Krijesa te gjalla, pa oksigjen dhe disa elemente tjere si karboni etj, nuk mund te kete.
    -Numri i elementeve kimik ne univers, nuk eshte shume me i larte nga tabela e Mendelejevit, duke patur parasysh edhe ndonje element qe nuk eshte zbuluar.
    Pra, ne nuk mund te besojme, se ne universin tone, gjenden nje milion elemente te paster kimik, por mund te themi se ne univers mund te gjenden edhe disa element te tjere.
    Teoria e evolucionit, nuk e shpjegon kodin e ADN -se, qe eshte i njenjte per te gjitha gjallesat.

  11. Popull says:

    Kjo tregon se z.Gashi ashtu sikur shumica e komentuesve nuk e njohin teorine e evolucionit. Teoria e evolucionit pretendon se jeta eshte krijuar vetvetiu. Gje qe shkencerisht eshte e pamundur.

  12. eva says:

    prandaj feja te ben lavazh trurit qe ti te mos mendosh nga ana shkencore fenomenet qe ndodhin pse ndodhin .Ata duan te te lene injorant sepse e kane me te lehte shfrytezimin tend

  13. agimi says:

    po ti e pranon qe te ka pjelle majmuni???

  14. Ilmi Veliu says:

    Hoxha ka te drejte. Kurani,po edhe librat tjera te shenjeta e pranojne evoluimin. Ata jane vehabiste te ISIS dhe nuk e pranojne kete, e qe eshte gabim dghe kundershton theniet kuranore. Femiu ne bark te nenes krijohet ne menyre evolutive e qe vlen edhe per krijesat tjera……

  15. Kasandra says:

    Përgëzime Imamit Drilon Gashi!
    Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka shkelur të drejtën e Imam Drilon Gashit që të besojë e nderojë Zotin sipas mënyrës së tij. Ai beson Zotin, por jo disa ngjyrime biblike që i kanë veshur Atij nevojat historike të Imamëve dhe klerikëve sundues ndër shekuj. Imam Drilon Gashi u pushua nga puna si imam sepse tha që Adami (njeriu) është rezultat i evolucionit, etj. Në fakt Adami është figurë e një fabule biblike, shkruar nga një mendje e zgjuar si krijesë e përsosur e Zotit. Sipas asaj fabule , për mosbindjen e tij ndaj Zotit, ai u dënua nga Zoti duke e shndërruar atë në njeri mëkatar, si mësim për të tjerët. Adami i përsosur nuk ekziston më në historinë e doktrinës fetare. Pra Adami nuk është rezultat i evolucionit. Ata që e ndjekin shkencën, faktorët dhe kushtet e domosdoshme që çuan në krijimin e qenieve të gjalla e dinë se njeriu para dhe pas Adamit është rezultat i evolucionit. Këtu Imami D. Gashi ka të drejtë. Dënimi i Imamit shqiptar nuk e ndryshon këtë të vërtetë, por tregon se drejtuesit e BIK nuk ndjekin zhvillimet dhe shqetësimet aktuale të mendimit fetar në botë përballë një shkence e një teknologjie që ecin me hapa galopante. Në Kuebek një rast i tillë u trajtua me mirëkuptim nga Kisha.
    Mënyra e të menduarit të imamit shqiptar D. Gashi është në harmoni me ecurinë botërore të mendimit fetar, shkëputur nga tregimet biblike dhe ritualet e stërholluara fetare që e bëjnë njeriun të paaftë të rregullojë jetën e tij jashtë doktrinës fetare. Besimtarët modern besojnë të pavarur te Zoti, pa nevojën e një ndërmjetësi. Kështu ata ndihen të lirë nga përkushtimi ndaj riteve fetare, të lirë për t’i kënduar punës së tyre e përmirësimit të jetës e përparimit .
    Një tipar i evolucionit është se çdo gjë që humbet funksionin për të cilin është krijuar del jashtë loje. Feja që nga krijimi i saj ka kontribuar për të mbajtur njerëzit me gajret, po nuk ka zgjidhur asnjë problem shqetësues në shoqëri si shtypjen e diskriminimin, padrejtësinë e shfrytëzimin, krimin e degjenerimin etj, edhe kur ka qenë ose është akoma në fuqi. Ajo i është përshtatur ndryshimeve në shoqëri për të siguruar mbijetesën e vet e të institucioneve fetare. Aktualisht klerikë, studjuesë e shkrimtarë fetarë përparimtarë, punojnë për mundësinë e mbijetesës së fesë mbi bazën e besimit thjeshtë hyjnor të besimtarëve për të moskaluar në kundërvajtje me ta dhe me zhvillimin shoqëror.
    Shqiptarët sot kanë besimtarin dhe Imamin e parë të besimit modern që nuk i fsheh mendimet e tij dhe hap rrugën për ata që mendojnë si ai. Përshëndetje nga zemra Imamit Drilon Gashi! Kasandra.

  16. Kasandra says:

    Përgëzime Imamit Drilon Gashi!
    Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka shkelur të drejtën e Imam Drilon Gashit që të besojë e nderojë Zotin sipas mënyrës së tij. Ai beson Zotin, trashëgim i një kohe të largët të errët kur njerëzit i faleshin diellit dhe hënës që frymëzoi idenë e ekzistencës së një superfuqie shpresëdhënëse që e quajtën Zot, por jo disa ngjyrime biblike që i kanë veshur Atij nevojat historike të Imamëve dhe klerikëve sundues ndër shekuj, vargonj dhe rituale për t’i mbajtur besimtarët nën hyqmin e tyre të ndarë në fe e sekte të shumta, larg nga jeta reale shoqërore. Imam Drilon Gashi u pushua nga puna si imam sepse tha që Adami (njeriu) është rezultat i evolucionit, etj. Në fakt Adami është figurë e një fabule biblike, shkruar nga një mendje e zgjuar si krijesë e përsosur e Zotit. Sipas asaj fabule , për mosbindjen e tij ndaj Zotit, ai u dënua nga Zoti duke e shndërruar atë në njeri mëkatar, si mësim për të tjerët: Ose me Zotin ose kundër tij. Adami i përsosur nuk ka vazhdimësi në historinë e doktrinës fetare. Pra Adami nuk është rezultat i evolucionit, por krijesë letrare e mendjes njerëzore. Ata që e ndjekin shkencën, faktorët dhe kushtet që çuan në krijimin e qenieve të gjalla e dinë se njeriu para dhe pas Adamit është rezultat i evolucionit. Këtu Imami D. Gashi ka të drejtë. Dënimi i Imamit shqiptar nuk e ndryshon këtë të vërtetë, por tregon se drejtuesit e BIK nuk ndjekin kohën, zhvillimet dhe shqetësimet aktuale të mendimit fetar dhe të vetë besimtarëve të tyre në botë përballë një shkence e një teknologjie që ecin me hapa galopante. Nëse krerët e BIK do të vazhdojnë kështu si me imamin D. Gashi ata do të mbeten gjeneralë pa ushtarë. Në Kuebek një rast i tillë u trajtua me mirëkuptim nga Kisha.
    Mënyra e të menduarit të imamit shqiptar D. Gashi është në harmoni me ecurinë botërore të mendimit fetar, shkëputur nga tregimet biblike dhe ritualet e stërholluara fetare që e bëjnë njeriun të paaftë të rregullojë jetën e tij jashtë doktrinës fetare. Besimtarët modern besojnë të pavarur te Zoti, pa nevojën e një ndërmjetësi. Kështu ata ndihen të lirë nga përkushtimi ndaj riteve fetare, të lirë për t’i kënduar punës së tyre e përmirësimit të jetës e përparimit.
    Një tipar i evolucionit është se çdo gjë që humbet funksionin për të cilin është krijuar del jashtë loje. Feja që nga krijimi i saj ka kontribuar për të mbajtur njerëzit me gajret, po nuk ka zgjidhur asnjë problem shqetësues në shoqëri si shtypjen e diskriminimin, padrejtësinë e shfrytëzimin, krimin e degjenerimin etj, edhe kur ka qenë ose është akoma në fuqi. Ajo i është përshtatur ndryshimeve në shoqëri për të siguruar mbijetesën e vet e të institucioneve fetare. Këtë po bëjnë aktualisht klerikë, studjuesë e shkrimtarë fetarë përparimtarë, punojnë për të gjetur mënyrën e bashkëjetesës me botën e shkencës dhe të teknologjisë për të moskaluar në kundërvajtje me besimtarët dhe me zhvillimin shoqëror.
    Shqiptarët sot kanë besimtarin dhe Imamin e parë të besimit modern që nuk i fsheh mendimet e tij dhe hap rrugën drejt emancipimit të tij të plotë. Përshëndetje nga zemra Imamit Drilon Gashi! Kasandra.

  17. Kasandra says:

    Përshëndetje Gazeta Tema, ju lutem zëvendësojeni variantin e parë, me të dytin. Faleminderit, Kasandra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje