Lulzim Basha akuzon ish-këshilltarin e tij mediatik Alfred Lela, se e ka blerë Edi Rama

2 Shtator 2019, 16:47Politika TEMA

Në qarkoren e Lulzim Bashës kundër mediave, çuditërisht përmendet edhe një nga njerëzit e tij më të afërt mediatikë deri pak kohë më parë, Alfred Lela, që drejton portalin Politiko.al

Politiko.al që ai drejton nuk përmendet me emër në qarkoren e PD-së, por aty nënkuptohet se ai bën pjesë në ata që janë konvertuar pas politikës së shkopit dhe karotës që aplikon kryeministri.

“Kjo strategji antiopozitare përfshin portalet e njohur në publik për qëndrimet kritike ndaj Qeverisë dhe që, deri para pak muajsh, në linjën e tyre editoriale ishin në përkrahje të plotë të vendimeve të Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj.

Strategjia e financimit të këtyre portaleve nga Edi Rama bëhet me kushtin që ato të ruajnë dukjen kritike të Qeverisë- për të krijuar perceptimin e gabuar të një portal opozitar- dhe të shtojnë akuzat, lajmet e rreme, gjysëm të vërtetat dhe mashtrimet kundër Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj, duke sajuar “probleme” apo duke bërë pseudo-analiza me fakte të shtrembëruara.

Qëllimi është për të goditur dhe ulur besueshmërinë e Partisë Demokratike, në mënyrë që të krijojnë perceptimin e gabuar se “të gjithë janë njësoj” thuhet në qarkoren e Bashës, duke aluduar kështu portalin e drejtuar nga Lela.

Dhe mbi këtë aluzion është përgjigjur Lela që e ka konsideruar këtë si një metodë të kopjuar nga Berisha.

“Unë e kuptoj këtë strategji të Bashës dhe e ka të marrë borxh nga Berisha, se ai nuk mendon dot në kokë të vet: ata që nuk janë plotësisht ushtarë dhe në rresht, nuk janë tanët se nuk janë shërbëtorë të plotë, kështu që është më mirë t’i shpallim kundërshtarë dhe t’i fusim në rradhët e armiqve politikë.

Të djathtët që guxojnë të mos mendojnë si ata, janë më pak shqetësues nëse nuk pranohen si të djathtë dhe futen te mercenarët dhe armiqtë” shkruan ai.

13 komente në “Lulzim Basha akuzon ish-këshilltarin e tij mediatik Alfred Lela, se e ka blerë Edi Rama”

  1. sab says:

    po Artuj Zheji si specialist midhjesh qe eshte nuk e ka blere Ed Palla? ku i gjeti Turi 100 mije euro qe i ka futur me interes? Quiz i javes? kush e ka paguar Turin? Ed Palla apo Lul gjumashi? :)))))

  2. marjani says:

    O oooooooo aman e forte kjo,

  3. Romak says:

    I qiu te gjithe Edvin kurva, i shkerdheu fare.

  4. Sqepari says:

    Mbase ka te drejte! Ky Lela i bente presion qe te dilnin nga parlamenti dhe te mos merrnin pjese ne zgjedhjet lokale. Tani po sheh se ne c’qorr sokak e futen analistet e sumes dhe keshilltaret e komitetit maleve

  5. Bato says:

    Mbase ka te drejte! Ky Lela i bente presion qe te dilnin nga parlamenti dhe te mos merrnin pjese ne zgjedhjet lokale. Tani po sheh se ne c’qorr sokak e futen analistet e sumes dhe keshilltaret e komitetit maleve

  6. Temo says:

    Jo vetem Lelan, por Rama ka blere edhe Artur Zhejin.????

  7. turi says:

    nuk e dijshim qe u shitkan dhe thase bosh..

  8. Xeni pa qime says:

    LLOGJIKE ALABAKU ( E LA BLERE RAMA )SIKUR JEMI NE AFRIKEN E 1700 .
    NUK KA PSE TI QENDROJE BESNIKE NJE LLOJE IDEOLOGJIE NJERZIT NDRYSHOJNE KOHET NDRYSHIJNE IDET NDRYSHOJNE .
    GJEJE ME E MIRE SE DUHET TE BEJE LULJA ESHTE TE KENDOJE NJEHERE HYMNIN DHE TE LARGOHET N’A DREJTIMI PD

  9. lexusi says:

    Mall per te blere eshte Lela , falas te t’a japin duhet t’a shikosh nga dhembet !

  10. ladi says:

    Po kujt i duhet ky manikin aman. Ky shkon duet me Zhejin, dy jaragjoze ku emisionet e tyre nuk kane audience, jan bajate pa interes. Nese ky akuzohet se eshte bere me Ramen, dhe Rama me karagjoz se ky, ik lipsu, njerez pervers.

  11. Komentuesi says:

    Jame dakor me Lexuesin,se Lela nuk eshte mall per te bler.Vertet Lela eshte nje cope mishi me dy sy qe po ta hedhesh ne mure ngjitet.Lela koke gjarperi,eshte plotesisht me pd-ke dhe te vret per ate.Ka tre drejt se ajo e paguan.

  12. ideali says:

    Te vjen per te vjelle me parine e Tiranes. E degjeneruar krejt. Si nje lume qe del nga shtrati dhe perhapet e mbyt fushat. Ketu je dhe ti o Mero ziu.E zhbete Shqiperine per te mbushur xhepat.Turpi eshte pak.

  13. pa e lexuar.. says:

    Nuk perben lajm sepse Lela ka qene historikisht i blere. Vetem se ka nderruar bleresin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje