Burri i Danicës dhe dhëndri i Milicës!

Nga Mero Baze

I dërguari special i SHBA në Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, është vënë në qendër të sulmeve politike nga opozita, në përpjekje për të zhvlerësuar qëndrimet e tij të forta para 30 qershorit, që në të vërtetë ishin vendimtare për të shpëtuar një konfrontim që mund t’i kushtonte shumë Shqipërisë. 

Duke u përpjekur të zhvlerësojë këto qëndrime të zotit Palmer, opozita e ka sulmuar atë duke i kujtuar martesën e tij me Danica Palmer, në kohën që shërbente në Ambasadën e SHBA në Beograd.

Fokusimi tek gruaja serbe e zotit Palmer ka qenë krye-argumenti i opozitës, pse ai mbështeti 30 qershorin, që sipas opozitës Meta- Berisha, është një qëndrim kundër Shqipërisë.

Nuk po flas pastaj për sulme “profesionale” si ato të Agim Neshos, që e quan diplomat mediokër, se ai mendohet që e ka bërë këtë për t’i tërhequr vemendjen opozitës, jo Palmerit.

Por të ngelemi tek sulmi si dhëndër i Serbisë. Për perceptimin e një shqiptari tradicional, kur dikush të etiketon si serb, ose si dhëndër i Serbisë, nënkupton që ti i ke bërë një të keqe Shqipërisë, se të “thërret gjaku i të parëve”.

E “keqja” që i ka bërë Palmer, Shqipërisë, është se detyroi një bandë politike të dorëzohej, ndërkohë që ka marrë peng opozitën dhe po çonte vendin drejt gjakderdhjes, për të krijuar një situatë të re krize, pas së cilës të pezullohej reforma në drejtësi dhe të detyroheshin palët të bënin pazar me ta.

Matthew Palmer e bëri këtë “të keqe”, por që në fakt ishte një gjë e keqe vetëm për çiftin Meta-Berisha, jo për Shqipërinë. Shqipëria duhet t’i jetë mirënjohës këtij diplomati për vendosmërinë me të cilën e shmangu këtë spirale të përgjakshme, në të cilin po hynte vendi.

Nga ana tjetër, për ironi të fatit, ideatori i kësaj skeme që donte të përgjakte Shqipërinë, është po rastësisht dhëndër i Serbisë.

Sali Berisha është dhëndër i Milicës, një serbe e martuar në Shqipëri, vajza e së cilës është Liri Berisha. Ajo jo vetëm që ka qenë grua e mirë dhe plot dinjitet, por dhe shoqëria shqiptare nuk e ka paragjykuar kurrë Sali Berishën si dhëndër të Serbisë, edhe pse i ka bërë dhjetra gjëra të zeza këtij vendi.

Nëse ka ndonjë rast, kur shqiptari duhet të bëhet vërtet paksa konspirativ, është rasti që të shpjegojë të zezat e Sali Berishës për shkak të martesës me një serbe. Por kjo nuk ka ndodhur. Të zezat që vijnë prej Sali Berishës janë parë si të zeza që vijnë prej tij dhe grupit të tij politik.

Por ajo që është interesante me opozitën shqiptare, është pikërisht guximi për të gjykuar si anti-shqiptar burrin e Danicës, d.m.th zotin Palmer, dhe këtë e bëjnë në emër të dhëndrit të Milicës, Sali Berishës.

Akoma më agresiv Berisha është ndaj Palmerit lidhur me gjoja nxitjen që Palmer i bën marrëveshjes Serbi- Kosovë, duke u hequr sikur është i shqetësuar se Palmer, si dhëndër i Serbisë, mund ta bëjë këtë marrëveshje përmes korrigjimit të kufijëve.

E vërteta është se Berisha tenton të zhvlerësojë misionin e zotit Palmer për atë që ka bërë në Shqipëri.

Në fakt, korrigjimi i kufijëve është një gjë e keqe, mes të tjerash se na poshtëron ne shqiptarëve e serbëve, si dy popuj primitivë, që nuk jetojmë dot me njëri- tjetrin, ndërkohë që kemi shembuj të shkëlqyer bashkjetese.

Ja, Sali Berisha ka 40 vjet martuar me një serbe dhe nuk ja ka kthyer fjalën një herë. Nuk e di si shkon Palmer me Danicën, por jam i sigurtë që Berisha si dhëndër i Milicës është më shembullor.

REMOTE_ADDR:[]

19 komente në “Burri i Danicës dhe dhëndri i Milicës!”

    1. Raimond vlonjati says:

      Artikull medioker qe pershkohet nga nje mentalitet fshataresk , si internacionalistet e koprativave ne kohe te Dulles

  1. Analisti Amator says:

    Historikisht Sebet e Jugosllavise i kane komanduar Shqiptaret e Kosoves me dhenduret e Serbit. Kjo ka krijuar nje dyshim te madh ne ndergjegjen Shqiptare kur behet fjale per nje Shqiptar qe eshte martuar me nje Serbe. Qe ta thuash se kjo nuk influencon ne ndergjegjen e dhenderit te Serbise eshte e gabuar. Eshte e gabuar se del jashte DNS njerezore. Dhenderi praktikisht ka femije qe jane pergjysem Serb. Dihet qe raca njerezore ben gjithcka per femijet. Femijet me gjak te trazuar, trazojne dhe ndjenjat e babait.
    Eshte gabim te krahasohet Palmer me Saliun. Saliu eshte rritur me ndjenjen e superiotetit Serb ndaj Shqiptareve, kurse Palmer nuk e ka kete ndjenje, sepse eshte rritur me superioritetin Amerikane qe komandojne boten. Nderkohe Saliu ben ci thote Serbi, Palmeri mendon qe Serbet duhet te bejne ate qe thote Amerika. Palmer mendon qe Amerika balancon si Serbet ashtu dhe Shqiptaret ndersa Saliu niset nga raca superiore serbe ndaj Shqipatreve dhe kjo nuance eshte me e forte ne gjakun e tij se sa tek Palmeri ku sundon dominimi Amerikan.
    Ne praktike Saliu ishte vet Sali e vet Kadi, sepse ishte “mbret” I Shqiptareve dhe gabimet e tij ndaj nesh jane evidente qe nga lufta ne Kosove e deri ne shpalljen e ” spiuneve” te Serbit ne Shqiperi. Kete gje ai e bente me zell te madh duke i bere sherbimin me te madh Serbit si dhender I tyre qe ishte.
    Nga ana tjeter Palmer nuk eshte vet Sali e vet Kadi, por nje zyrtar I thjeshte ne Amerike(shume I rendesishem ne Ballkan). Pamvaresisht nga zemra e tij, ai eshte i detyruar te beje politiken Amerikane. Ne rastin e tij nuk vepron zemra sic vepron tek Sala por mendja. Ai nuk mund te dale jashte politikes Amerikane. E shumta qe mund te beje ai eshte te beje biseda te ngrohta me Vucic, por ne fund I thote atij qe ta njohi Kosoven.
    Ne kete kontekst politika shqiptare nuk duhet ta injoroje ate sic beri me rastin e forumit ne Slloveni, por ti qendroje afer dhe te kuptoje se ku fshihet lepuri.
    Goditja hapur e Palmer per opoziten dhe Ilirin erdhi si rezultat I politikes Amerikane. Ne rastin e Kosoves politika e Sales, Ilirit dhe Hajredinaj ndihmonin Serbine sepse dobesonin pozitat e Thacit ne bisedime. Po te ishte Palmer me prirje Serbe dhe jo Amerikane dhe po te ishte aq trim sa te dilte kunder politikes Amerikane, do I bashkohej korrit te opzites. Fakti qe ai goditi tregoi qe ai do zbatoje pike per pike politiken Amerikane, ate politike qe synon dominim edhe ne Ballkan….

  2. Endri says:

    Liri Rama nuk eshte serbe por shqiptare. Milica ka qene nuse ne Shqiperi dhe jo Berisha dhender ne Serbi por sigurisht kjo eshte rrena me e parendesishme e ketij shkrimi.

  3. Tami says:

    Nuk kam c’te them me shume, si gjithmone i sakte!
    Respekt per intelektin dhe dinjitetin z. Baze!

  4. Arber iliri says:

    Hahaha bukur mero.ky vec dhender i milices eshte edhe zar i udb qysh kah. Franca.

  5. Lasgushi says:

    O Mero! Lere Sali Qenefin,cmeresh akoma më atë mut…atë qen.të zgjebosur.

  6. Fuat says:

    O gjruqime,po si nuk the nje gje per raportin e OSBE

  7. FLUTURA says:

    Fabul mahnitese!

  8. Raportin raportin komento says:

    Tema eshte bere si TRT Turk ne kohen e revoltave ne 2013 ne sheshin Taksim. Kur te rinjte rraheshin me policine, TRT transmetonte dokumentare me pinguine.
    Ka dale raporti i OSBE-se o Mero. E kane botuar te plote gjithe dynjaja. E ka bere qeverine dhe zgjedhjet e saja mut, po mut fare. Lere zbulimin e arkeologeve tani e fol per raportin

  9. Revizor says:

    Ose mund te thuhet edhe ndryshe:
    Dhenderri i Jovankës – Palmer
    Burri i Sllobodankës – Saliu

    Ore, ky Katunari i Madh i Viçidolit, pse e kruan me gjethe fiku? Ketij ja beri Rama tete me dy, Jo më amerikanet pastaj, qe ta bejne 18 me minus 22.
    Berisha dhe Lul Basha kane we ne vitin 2013 qe kane filluar pune varremihes. Po varrosin PD-ne me gjithe veten e tyre.
    Por çfaj ka ajo pjese e popullit qe ka mbeshtetur historikisht PD-ne! Ata Jane çoroditur te shkretet, dhe nuk kane faj. Ramen nuk e shohin dot me sy, por kur kthehen nga PD-ja, “bir Selman i nenes, …”

  10. Cipini says:

    Je i madh Mero. Te uroj gjithe te mirat!

  11. Raimond vlonjati says:

    Deri tani Pslmer ka vepruar me te vertete si nje politiksn medioker ,
    te shohim tani e tutje si do veproj

    Ne lidhje me dialogun Kosove-Serbi , eshte mire te behet shkembimi i teritoreve ,
    por me kushtin qe te gjithe serbet kudo neoer Kosove te largohen nga Kosova bashke me prifterinjte dhe te mos kthehen me per asnje arsye ,
    dhe manastiret te mbyllen perfundimsht

    Vetem keshtu shkembimi i tetitoreve ja vlere te vertete dhe e mbyll konfliktin

  12. Sulo Gradeci says:

    O Ymer Kaçurreli, sa poshte qe ke rene more biri i babajt. Po mire more Uriah Hyp, edhe sot qe u zyrtarizua konkluzioni per votimet e detyruara te atij te cilit ti i lepin ate ( b….. ose k…. ) , ti kerkon te spostosh vemendjen e publikut me Milicen dhe gopon e sateme. Behu burre dhe komento konkluzionet e ODIHR. Nejse, biri i babajt, mundohu t’ja heqesh thepin asaj kobures tende. Bej te fala sateme.

  13. Daj Sami says:

    O z.Mero,me qe e nise coje deri ne fund argumentin.C’lidhje ka ndryshimi i dt.se lindjes se Saliut,me te jatin e Karaxhixhit?A eshte e vertete e vetete qe Saliu ka qene agjent i U.D.B-se?C’lidhje ka Milica me Bullatovicin dhe c’ndryshim ka dhendri serb i Amerikes,me dhendrin serb te Shqiperise?

  14. Realisti says:

    Bravo .je i madh Mero.
    Faleminderit.

  15. Realisti says:

    Bravo .je i madh Mero.
    Faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *