Në qiell, një yll për shqiptarët: Nisma e astrofizikanes Mimoza Hafizi për të gjetur emrin

6 Shtator 2019, 21:04Sociale TEMA

Mes miliarda yjesh në qiell, Shqipëria do të ketë një yll të çertifikuar me emrin e pagëzuar nga vetë shqiptarët. Në 100 vjetorin e Bashkimit Ndërkombëtar të Astronomëve, instituticioni me astrofizikantë nga e gjithë bota që është vendimmarrës për emërtimet e trupave qiellorë, i jep të drejtën dhe shtetit shqiptar të përfaqësohet me yllin e tij.

“Bashkimi ndërkombëtar i astronomëve ka përzgjedhur aq yje bashkë me planetet e tyre, saç janë dhe shtete. Cdo shtet ka të drejtën që ti emërtojë këto trupa qiellorë përmes një procesi sa më të hapur në mënyrë që të marrin pjesë sa më shumë qytetarë. Më duket si një process që lidh të ardhmen me të shkuarën”, tha Hafizi.

Çdo shqiptar mund të dërgojë propozimet e tij për emrin që dëshiron, duke u bazuar në disa kritere.

“Nuk mund të vihen emra që kanë vdekur në 100 vjetorin e fundit, apo emra njerëzish që janë gjallë. Duhet sigurisht të jenë emra të cilët nuk paraqesin ndonjë interes biznesi apo organizatasj jofitimprurëse. Të mos jenë emra të lidhur me politikën, dhe kryesisht synohet që të jenë emra të lidhur me kulturën, me traditën historinë dhe gjeografinë e vendit.”, shton ajo më tej.

Ylli që ndodhet 416 vite-dritë larg nesh, me koordinata HD 82886, I takon Shqipërisë si dhe planeti rrotull tij. Ndarja e tyre është bërë në mënyrë të qëllimshme.

“Koordinatat janë përzgjedhur në mënyrë të tillë që ylli të jetë sa më i dukshëm, që të mund të shihet me teleskop. Në këtë moment është e vështirë për ta fotografuar sepse ylli ndodhet në konstelacionin e Luanit, i cili është shumë afër diellit në këtë periudhë të vitit. Kështu që vera ka një disfavor sepse nata është e shkurtër dhe numri I objekteve që ndodhen në pjesën e errët është më i pakët”, thotë ajo.

Kristi Gongo-TCH

20 komente në “Në qiell, një yll për shqiptarët: Nisma e astrofizikanes Mimoza Hafizi për të gjetur emrin”

  1. zi says:

    Nese eshte e vertete,le te quhet bishe.
    Por meqe kete se lejojne regullat e vena,sepse gjithe te emertuarit sot ne shqiperi mbajne nje e mer te tille.
    Le te quhet I lire.

    1. Raimond vlonjati says:

      Ylli mund te quhet Ylliria
      ose Kastriota ,
      per nder te Krye Heroit tone

      Ose te quhet : Shqiperia

  2. Andrea says:

    Ta qujme Sheqere Birisha, mqs na ka pjelle Mesine tone, demokarin e modh, ligjendarin e papam: SALI BIRISHA✌

  3. Aspirantja says:

    na thoni ku jepen keto emra?
    une kame nje te vecante qe lidhed me flamurin Shqipetare.

  4. Mirel says:

    ONUFRI te quhet ai yll.

  5. NNP says:

    Per mua me kuptimplote e simbolik do te ishte te quhej YLLI BESA ose PELLAZGJIA..

  6. Revizori says:

    Ore, po ai do gjë, i keni gjë atij? Apo keshtu, yyyyy, kot ne?
    Se ai ylli eshte i zoti i punës.
    Ne jemi si ai burri qe ka gruan shtatezane, ajo e ka me nje tjeter, dhe gruaja i thote:
    “O shpirt. Une vertet nuk e kam me ty, por emrin do ja vesh ti o shpirt.”
    Dhe ai shume i kenaqur, harxhon nete te tera per te gjetur emrin e nje femije me te cilin nuk e lidh asgje.
    Megjithate, hallall, se Mimoza Hafizi kaloi nga politika tek yjet.

  7. Shqiptari says:

    Propozoj ti vihet emri i ” Gjergj Kastrioti “ – figure historike e nderuar nga shqiptaret dhe shume popuj te Europes.

  8. Raimond vlonjati says:

    Ylli te quhet Kastriota , per nder te Krye Heroit tone Gjergj Kastrioti

  9. Geri says:

    Ngjitjani emrin Monavdesperju

  10. Arti says:

    Ja prozimi im: Marengelen,Stalin,Lenin,Xhulio,Mario,Paidhaqe,Olsi,Hasan,Omar,Dhimitraq,….

  11. Pajdhsori says:

    Vejani emrin Hajdar.
    Po t kerkohet edhe mbiemer shkoni Hajdar Hajdari.
    Ose ,ylli Manall.
    Me tre breza shkon Hajdar Manall Hajdarsala.

  12. Dashamirsi says:

    Dhe te quhet SKENDERBE. I ploteson te gjithakerkesat qe parashtrohen.

  13. Dashamirsi says:

    Dhe te quhet SKENDERBE. I ploteson te gjitha kerkesat qe parashtrohen.

  14. Shkullaku Uturaku says:

    Botoji komentet o Mero peshtanaku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje