FOTOT: Grabitet tualeti prej ari me vlerë 1 mln paund

14 Shtator 2019, 15:08Lifestyle TEMA
FOTOT: Grabitet tualeti prej ari me vlerë 1 mln paund

Është vjedhur vepra e artit me një vlerë 1 milionë £, e instaluar në shtëpinë ku dikur jetonte Winston Churchill.

Tualeti i instaluar 18 vite më parë, është një vepër arti e ashtuquajtur “Amerika” dhe është vepër e artistit konceptual italian, Maurizio Cattelan.

Policia ka konfirmuar se tualeti është vjedhur dhe po hetojnë mbi zbardhjen e kësaj çështje, deri më tani kanë arrestuar një 66-vjeçar, i cili dyshohet të ketë lidhje me vjedhjen.

Inspektori i kësaj çështje, Jess Milne është shprehur: “ Vepra e artit e cila është vjedhur është një tualet me vlerë të lartë monetare, e përbërë nga floriri, dhe ishte pjesë e ekspozitës në Pallatin e Blenheim-it”.

Policia bën me dije një detaj tjetër, mendohet se “të paktën dy automjete” janë përdorur për të kryer aktin e vjedhjes.

1 komente në “FOTOT: Grabitet tualeti prej ari me vlerë 1 mln paund”

  1. like floriri says:

    SHIK duhet te kontrrolloj WC eMONES ne gjirin e Lalzit aty i keni halet e floririt…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje