Deputeti socialist: Numrat mund të kushtëzojnë një koalicion të ri PS-LSI pas 2021-it

16 Shtator 2019, 18:24Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, njëkohësisht sekretar i Grupit Parlamentar, gjatë një interviste në “Top Talk”, nuk përjashtoi mundësinë e një koalicioni me LSI-në pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Sipas Bushatit, një koalicion i tillë mund të kushtëzohet nga mandatet e deputetëve që fitojnë partitë politike.

“Në çdo vend të botës ka forca politike që garojnë të veçuara dhe pastaj mund të bëjnë edhe koalicione, kjo nuk është as tradhti dhe as komplotizëm.

Këtu s’ka nevojë për shkelje syri, këtë e vendos kutia, e vendosin qytetarët”, u shpreh Bushati.

I pyetur për deklarimin e Metës se mazhoranca e PS-së sot është një pakicë, Bushati tha: “Ky është koment artistik.”

“Pakicën dhe mazhorancën e përcakton vota e Denis Dyrnjasë dhe e gjithë qytetarëve në ditën e votimit.

Pra nuk është koncept artistik dhe as politik. Mazhorancë është ajo që ka më shumë numra në Parlament”, tha ai.

3 komente në “Deputeti socialist: Numrat mund të kushtëzojnë një koalicion të ri PS-LSI pas 2021-it”

  1. pak aresye says:

    Po LSI nuk do egzistoje ne 2021-shin o Bushat. Po nga Fieri kush ja shkeli syne Sali Berishes ne 2009-en? Bile ja shkeli me telefon se atehere Babalja ishte ne Itali per droge dhe s’kish babale gazmendlulushi akoma. me telefon dhe hapur fare: po na marrin votat o Sali! Me mire ne opozite se koalicion me barbare, kurre.

  2. ME EMER says:

    .. Pra do vetvendosim drejtesine , do fitojme pafajsine , do te ribejme ujdine te “shpetojme Shqiperine ” duke e ngrene te gjithe tepsine dhe po e pame keq … do te marrim aratine …. ku patjeter do na presin ata qe na udheheqin ..! Hap syte o popull ..!

  3. Ragipi says:

    More ti Bushat shiko se ia keni fillue filtrimit por nese ju beni marreveshje me fallxhoren dhe Ilir dukatin pas atyre qfar kan thene per Edin e te tjeret ateher ju nuk meritoni as vota as perkrahje se beheni dy palet te njejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje