FOTOT: Mercedes vjen me makinën që nuk është parë ndonjëherë

18 Shtator 2019, 10:46Lifestyle TEMA
FOTOT: Mercedes vjen me makinën që nuk është parë

Mercedes e prezantoi në Frankfurt Motor Show, të shumëpriturin Vision EQS, krahas një furgoni elektrik.

Ishte vetëm çështje kohe, kur do të sillte diçka që do të befasonte dhe pa kaluar shumë kohë, u shfaq Vision Mercedes Simplex.

Kjo makinë që nuk është parë ndonjëherë, ndërlidhë të kaluarën e kompanisë, me teknologji shumë të lartë.

Struktura e makinës, është e njëjtë me atë që Mercedes e ka prodhuar për herë të parë më 1901. Pjesët tjera, janë teknologji e avancuar.

Dizajni është shumë revolucionar, megjithëse nuk dihet nëse Vision Mercedes Simplex, do të del ndonjëherë nga prodhimi me këtë dukje kaq të mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje