Lulzim Basha shfaqet krah krye-sindikalistit të akuzuar për tjetërsimin e pronave publike

18 Shtator 2019, 19:24Politika TEMA

Kreu i PD, Lulzim Basha sot premtoi rritjen e pagës minimale, e thuajse dyfishimin e saj në fund të mandatit të tij qeverisës, gjithnjë nëse do të jetë kryeministër.

Gjithçka normale në premtimet e një politikani që synon të marrë frerët e drejtimit të vendit, e nëse do të realizojë ato premtime do të ishte pozitive.

Por ajo çfarë bëri përshtypje në daljen e tij nuk ishin premtimet, por vendi ku, ose më saktë përkrahë kujt.

Premtimet për paga më të mira për punonjësit u bënë në Kongresin e Sindikatave, të organizuar nga Gëzim Kalaja, kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Kujtojmë se ky i fundit është i akuzuar si një oligark sindikalist, që ka tjetërsuar pronat publike, duke kaluar në forma të ndryshme pronat që i takonin sindikatës dhe punonjësve të saj, tek biznesmenë të ndryshëm.

Në maj të këtij viti, Top Story zbuloi për publikun se si prona me vlerë mbi 2 miliardë dollarë iu dhanë sindikatave me dekret të vitit 1992, e si pasojë e ligjit numër 8340/1 datë 06.05.1998, brenda ditës ato e gjetën veten pronarë të pasurive marramendëse.

Këtu nis edhe super abuzimi me pronat që duhet të ishin në dobi të sindikatës, e në shërbim të punonjësve. Një prej tyre është edhe hoteli “SANTA KUARANTA”, që dikur shërbente si kamp i punëtorëve.

Kushdo që ka shkuar në malin e Dajtit nuk mund të mos i ketë bërë çudi edhe një godinë gjigante e dalë thuajse jashtëpërdorimi. Bëhet fjalë për ish-kampin e pionerëve në Dajt, i cila ka kaluar po në pronësi të BSPSH-së.

Po në zemër të Dajtit ndodhet ish-kampi i punëtorëve, i cili sot është totalisht në shërbim të biznesit privat dhe mban emrin “KING PARK”.

Abuzimet nga sindikalistët janë të pafundme, por ajo që bën habi është përkrahja që ata kanë nga politika dhe ngritja e zërit të punonjësve në rastet kur cënohen interesat personale.

Prania e opozitës krah sindikatave është e pranueshme, por në një kohë kur besueshmëria tek to është në nivele zero, dhe përreth drejtuesve e tyre ka dyshime të forta për abuzime, apo edhe vjedhje, premtimet për rritje rrogash dhe rritje të kushteve të punës duken qesharake.

Pra pyetja që lind është se përse kryeopozitari Basha, i cili premton rritjen e mirëqenies për shqiptarët, shfaqet përkrahë kryesindikalistit Kalaja, që nuk ka mbrojtur kurrë interesat e punonjësve, por vetëm të xhepit të tij.

10 komente në “Lulzim Basha shfaqet krah krye-sindikalistit të akuzuar për tjetërsimin e pronave publike”

  1. Konica USA says:

    Skenari i Sali-Meta vazhdon, e nisen me Astirin, vazhduan me studentet, mbasi deshtuan me keto,u hodhen vet ne sulme me te gjithe mjetet e dhunes, duke perfshire dhe bombat molotov, deshtuan me turp, nuk ndaluan dot as zgjedhjet dhe tani kan thirrur ne ndihme nje mender sindikalist i cili ka grabitur pronat ish Bashkimeve Profesionale me ndihmen e Saliut, Gezim Kalaja.

    1. PD says:

      Pyetja nuk shtrohet se me kë rri Basha? Një teveqel që gjithë jetën e vet politike parazitoi vetëm tek koqet e rryshkura të Saliut, duke u përlyer me çdo lloj krimi berishist. Pyetja e vërtetë është se me kë rri Gëzim Kalaja? Sado i korruptuar që është , ngelet shumë më i pastër se Luleshtrydhja e Saliut dhe vetë Sali bagla që shqyen, dogjën, rropën, vodhën, shitën territore dhe lyen duart me gjak.

  2. Om says:

    Ku ka sindikata Shqiperia…..rast unikal….bile Edi I modh e permend si arritje se aq faresza ka…

  3. Taraboshi says:

    Sipas Bashes eshte ne krye te thenieve shprehia popullore Prit gomare sa te mbije bare.Bari mbiu dhe shkoi dhe gomari nuk e shijoi.Populli
    le te prese se sa te behet ky sharlatan dhe anti Shqiptare KM. Pa asnje fare programi si per partine qe gjoja drejton dhe per vete.

  4. Jimi says:

    Pse paskemi edhe sindikata ne Shqiperi !? Loja eshte kaq qesharake dhe e lexushme sa s’ka ku te veje! Lulja duke pare se tere keto gjashte muaj te “revolucionit” te tij vajten dem, per vete faktin se ato protesta nuk ishin protesta mbare popullore, si rezultat i nje krize socialekonomike, por ai “revolucion” me molotov ishte nje perpjekje e deshtuar per te permbysur nje pushtet legjitim e per ta rrembyer ate ne tavoline. E pane qe ashtu sic e kishin “qendisur” nuk u doli atje ku deshironin. Tani shkojne me mendjen se duke futur ne loje “sindikatat” inegzistente, mendojne se gjithe turmat e PD-s, kete here te quajtura sindikata kete radhe do te bindin jo vetem miletin brenda vendit, por edhe faktorin nderkombetare. Se kete here vertet kemi te bejme me nje levizje mbarepopullore, e cila nuk ka asgje te ngjashme me ate levizje te gjashte mujave te meparshem, te udhehequr e drejtuar nga qoftlargu, pasi kete radhe drejtimin e saj e ka mare ne dore , kryetari i rript te trasmesionit te PD-s dora vete Gezim Kalaja, njeriu me i paperfolur per tjetersimin e pronave te sindikates inegzistente! Tani fitorja eshte e sigurte, se ne loje hapur eshte futur edhe piratpresidenti.

  5. Lani says:

    PD eshte parti korrupsioni. te gjith politilanet tane jane hajduta pa perjashtim…por keto te PD. kan hedhur nji fshat ne ere nga korrupsioni. i djalit te sali berish kriminelit

  6. USA says:

    Hajdute te gjithe planetit bashkohu rreth lule gzim valeria sali ilir vidhni ca te doni se ska prokuror as polici. Ypppp xhixhiiiii

  7. IMIRI says:

    DY HAJDUTET JAN ULUR BASHKE DY ROBQIRETDY PISAT E SHQIPERISE

  8. xhulio says:

    Gezim Kalaja dekoron sot Bashen,ashtu sikur dekoroi dje Berishen. Ky kalaja kokrra hajdutit ku makinat luksoze te familjes te tije kushtojne mijra euro. Si mundet nje qeveri ku nje individ me kaq te ardhura ben karshillek drejtesine e shpifur qe meret me nje kondravajtje. Ketu nuk eshte se jane shuar shpresat per pune, por per kete drejtesi qe ushqehet dhe pasurohen bashke me keta perfitues , sepse bejne kongrese ne emer te sindikalisteve dhe dekorojne si kur jane pjese e kuvendit popullor. Qesharak Gezim Kalaja, qesharak Basha qe pranon te ulet prane tij, ku i kujtojme se oligarket nuk kane ngjyra, jane te perfolur por jane te dobishem. Plerat e vendit qe e shkaterruan kete vend, jane priori neper partite politike.

  9. Alban Dega says:

    KRYEHAJDUTE TE MBARE SHQIPERISE BASHKOHUNI NE “ RESORTIN” E RECIT !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje