Për opozitën, kushtet janë më të këqija, se hapja e negociatave

18 Shtator 2019, 19:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gjermania duket se po shkon drejt votimit pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, duke i lënë një sërë detyrash shtëpie, të cilat kanë të bëjnë me hapat e mbetur për të plotësuar Reformën në Drejtësi.

Për opozitën shqiptare, e cila e ka kthyer në betejë të saj politike mos hapjen e negociatave, në fakt kushtet gjermane janë më të këqija se hapja e negociatave.

Nëse do t’i pyesje më vete larg kamerave Sali Berishën, Ilir Metën, apo Lulzim Bashën, ata do të pranonin më qejf hapjen e negociatave dhe mos plotësimin e atyre kushteve, se se sa hapjen me ato kushte, të negociatave.

Kriza politike shqiptare e këtij viti, e ka zanafillën e vet pikërisht tek këto kushte që nuk janë përmbushur akoma.

Frika nga ngritja e SPAK, dështimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, mungesa e Gjykatës së Lartë dhe hapat e tjerë të plotësimit të reformës, janë në të vërtetë makthi që ka detyruar opozitën të djegë mandatet e deputetit dhe të mos hyjë në zgjedhje lokale.

Janë pikërisht këto kushte, që janë finalizimi i Reformës në Drejtësi, arsyeja pse Shqipëria u zhyt në krizë dhe pse Berisha e Meta ishin gati të digjnin Shqipërinë, për të mos u realizuar ato.

Tani që këto mungesa reale në institucionet e Reformës në Drejtësi janë kthyer në kushte të Gjermanisë për negociatat, opozita gjendet para një problemi të madh, pasi beteja e saj reale politike ka qenë pikërisht kundër këtyre kushteve. Nëse ato realizohen, opozita ndjehet realisht e dështuar, pasi për ato kushte ka bërë gjithë betejën e saj.

Ndaj ky është rasti i parë, kur opozita më qejf ka të hapen negociatat e këto institucione të mos ngrihen kurrë, se sa të na detyrojnë të plotësojmë këto kushte që të hapen negociatat.

Të 9 kushtet e vendosura nga Gjermania, janë një finale e padëshiruar për opozitën, sidomos për çiftin Berisha- Meta.

Kushtet fillojnë me ndërtimin dhe nisja nga puna e SPAK, nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese, plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu, reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj, dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave, bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reforma në administratë dhe sqarimi i legjitimitetit të zgjedhjeve lokale.

Nëse këto kushte plotësohen, opozita humbet gjithë arsyet e betejës së saj politike që futi Shqipërinë në krizën më të thellë politike dhe nxori nga sistemi opozitën.

Ndaj ky është rasti që opozita shqiptare lutet që Shqipëria të mos i plotësojë kurrë ato kushte, jo se nuk dëshiron të hapë negociatat, por nuk dëshiron të hapë kartat e historisë së saj.

13 komente në “Për opozitën, kushtet janë më të këqija, se hapja e negociatave”

  1. Artan says:

    Po per votën JO të sigurtë të Hollandës pse nuk flet njeri ?? Në Shqipëri ka vetëm propagandë e tallje me popullin e asgjë tjetër .

    1. mondi says:

      Ja fole ti dhe bere nje vrime ne uje.Shko futja murit tani se negociatat do te hapen.SPAK do te filloje pune dhe plehrave si ty do tu gjendet shume shpejt vendi.

    2. ben says:

      Bravo Mero
      “Ne rast se plotesohen ato kushte opozita humbet te gjitha arsyet e betejes se saj” edhe ti e pranon
      se opozita ka qene kaq shume europiane sa edhe gjermanet europianet me te medhenj gjithe kauzat e opozites ja vune kushte edi rames.
      Kjo ne shqip perkthehet qe edhe gjermanet thone “Rama Ik”
      Sepse vetem 2 kushte ai I burgosjes se vjedhesve te zgjedhjeve nga Pjerin Ndreu, Ulusi Manja, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako dhe denimi I krimit te organizuar me saimir tahirin ne krye e con mbas hekurave gjithe kupolen e rilindjes.
      Apo kushti tjeter per legjitimitetin e zgjedhjeve lokale me Valdrin Pjetrin, kajmakun e rames,dhe hajdutin e makinave te Vaut te Dejes ka rene gjithe rilindja.
      Mero
      Ashtu si OSBE edhe gjermania I fiku llampen ed rames. Pritet edhe vendimi I komisionit te Venezias qe banda e rilindjes mos ta mari me veten kurre.
      Mero
      Fundi I rilindjes duket qarte ne kerkesat gjermane se do jete burgu dhe me shume gjasa kjo organizate nese nuk del ndonje ish socialist qe te perjashtoje gjithe banden e rilindjes ka per te dale jashte ligjit si organizate kriminale.
      Skeni pare asgje akoma.

    3. Trump says:

      Hapja eshte per evropianet,eurokratet se dhe ata duan te justifikojne rrogat e tyre per projektin koke BE.Kushtet Jane moshapje negociatash.Kaq.

  2. Jugu says:

    Mos u merzit fare o Mero se kushtet sa te jet Rama ne qeveri kurr nuk do plotesohen.
    Po si ka mundesi pranimi me kushte, ne sipas Rames dhe teje jemi tashme pranuar ne Europe me kohe.
    Kurre nuk ben Rama reforme zgjedhore se pastaj ja marrin partine te tjeret, socialistet e ndershem.
    Si mund te luftoj Rama hajdutet e votave, se i bie te luftoj veten dhe te tijet.
    Si mund te luftoj Rama krimin e organizuar se i bie te luftoj Gjushet, Gjiknuret, Tahiret, Bushet, Pjetrat, Kajmaket, Roshet, Ulajt, Sandrin e Klanit qe ti tashme nuk e ngacmon me, etj.etj.
    Si mund te legjitimoj zgjedhjet lokale kur u votua vetem per perfaqesuesit e Rames. Pastaj kur pse do Europa legjitimitet te zgjedhjeve lokale, a nuk ishin ato legjitime? Ju dhe Rama keni propaganduar qe ato ishin me se legjitime.

  3. Iliri nga Gjermania says:

    Tani do shkoje si ajo puna “mos me hapni dosjen”.

  4. Sali Trimi says:

    Eshte tamam keshtu si thoni ju zoti Mero. Pese kushtet e para jane kushte qe godasin opoziten. Keto jo vetem per kohet e shkuara kur Sala, Basha dhe Monika dilnin hapur kunder reformes ne drejtesi, por edhe per ditete e sotme kur Basha dhe Monika kane dale me platformen: ” jemi ne ata qe do rregullojme Shqiperine dhe jo te huajt”. Kjo zile, tring tring eshte thirrje qe i behet Rames per tu terhequr nga reforma ne drejtesi. Pese kushtet e para jane kambana evropiane qe i mbyte keto zile. Kjo eshte ndihmesa e pallogaritshme qe i jepet Rames. Rama, si demagog qe eshte tani ka argumentin Evropian per te mos u terhequr nga reforma ne drejtesi. Ai do u thote Bashes dhe Monikes: ” une I degjoj zilet tuaja dhe nuk jam kunder, por qysh tja bej kambanes evropiane”.
    Kushtet e tjera jane me te thjeshta. Kush e can koken per zyrtaret e kategorise se dyte sic jane gjykatesit dhe prekuroret e rrezuar nga Vetingu, apo zyrtaret qe kane vjedhur votat. Ketu Rama dhe Basha me Moniken e kane te lehte ti leshojne ne gremine keta hajdute te votes dhe te lekut te popullit. Bile kjo ka qene dhe oferta qe shpesh i eshte bere Rames nga opozita ne formen e zbulimeve te saj. Qellimi ka qene qe te futen keta “peshq mesatar” ne burg per ti mbyllur gojen Amerikes dhe Evropes dhe “peshqit e medhenj” te vazhdojne te hane me te vegjlit. Amerika dhe Evropa dine me shume. Rama nuk eshte aq idjot sa ti pranoje keto oferta per te ruajtur bythen e Sales. Te gjithe do vene ne burg. As Rama dhe asnje tjeter nuk kane mundesi per te bere ndryshe.
    Kambanat Evropiane dhe lidershipi Amerikan ne reformen ne drejtesi jane e vetmja rruge per ta kethyer Shqiperine ne nje vend normal. Ka mundesi qe te behet edhe shembull….

  5. Taraboshi says:

    Artan po mundohesh me bere punen e opozites

  6. Komentuesi says:

    Me sa duket,nje acar i madh po vjene per opoziten,sidomos per Berishen,Meten,Bashen dhe Fallxhoren e LSI.

  7. Shpellar lab lal laluc malok says:

    Hahaha…Ne shpellaret kesaj qe thua zotrrote i thojme;”Me la mutin me shurre”.PIrdh o Mere pirdh se lirohesh…Hahaha…
    Duket sikur ke humbur busullen or mik!Per t’mos than te gjitha,shume nga kerkesat kane lidhje me qenverisjen e ketyre 6 viteve.
    Pra,or mik ule turrin e thirri mendjes,”Dielli me shoshe nuk mbulohet”

  8. Shpellar lab lal laluc malok says:

    Hahaha…Ne shpellaret kesaj qe thua zotrrote i thojme;”Me la mutin me shurre”.PIrdh o Mere pirdh se lirohesh…Hahaha…
    Duket sikur ke humbur busullen or mik!Per t’mos than te gjitha,shume nga kerkesat kane lidhje me qenverisjen e ketyre 6 viteve.
    Pra,or mik ule turrin e thirri mendjes,”Dielli me shoshe nuk mbulohet”!

  9. republika e cunave e vajzave te mira says:

    Ja keni kaluar zerit te popullit me devotshmerine ndaj partise e shokut Enver!Komentet?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje