Braçe i drejtohet Dukës për banderolën fashiste në derbi dhe "shigjeton" rivalët: Keni kryetifoz Qim Pekën eeeeeej! O zooooot...

30 Shtator 2019, 08:49Sport TEMA

Zv. kryeministri Erion Braçe ka qenë i pranishëm si zakonisht në Selman Stërmasi, ku ka parë krah për krah presidentit Gazmend Demi ekipin e tij Partizanin të fitojë derbin e radhës.

Ai ka parë dhe incidentet që kanë ndodhur në këtë ndeshje, dhe akuzon presidentin e FSHF, Armando Duka i cili ishte në të njëjtën tribunë me Braçen, vetëm se shoqërohej me Refik Halilin.

Braçe i kujton Dukës se urrejtja dhe fashizmi me banerin e tifozëve të tiranës ka ndodhur në sytë e presidentit të FSHF Armando Duka, dhe se nëse ai nuk merr masa, atëhere për të do të jetë një trup.

“NE E KUQJA! JU E ZEZA! Keshtu do jete perhere! Ky qytet ishte, është, do jete i kuq! Nuk mundet, nuk mposhtet! Cunatekuq, e kisha bindje qe do sheroheshim bashke, do sheroheshim duke fituar, ju e bete, bashke, sup me sup, ne krah te njeri tjetrit! Bravo bravo bravo, ky qytet eshte kalaja juaj, prej jush dhe e jona, cdo tifozi te Partizanit!

Tani dy fjale te tjera; Fashizmi nuk ka vend kerkund, ne futboll kurre kurre! Shiheni parullen fashiste! Gjithe bota eshte cuar ne kembe kunder racizmit por as qe imagjinohet fashizmi! Shihni dhe foton tjeter; Urrejtja eshte po kaq e neveritshme, keta pak urrejtes duke djegur flamurin e ekipit kundershtar!

E gjitha, ne sy te Presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit qe njeheresh eshte anetar i komitetit egzekutiv te UEFA-s. Nese do e tolerosh Fashizmin e Urrejtjen, turp per kete institucion! E fundit, po shoh tani ne TV ca qe para ndeshjes me autoritet te madh parashikuan rezultatin; E paskan harruar! Po mire po turp a keni? Se thote robi, ndjese ja futa kot, fituat!

Tani dicka personale; Me pelqen shume qe e mbani ne goje emrin tim! Patjeter, ta mbani ne goje emrin tim sa te doni; tju rrije mire e ta keni gojen plot! E kuptoni; Keni kryetifoz Qim Peken eeeeeej! O zooooot Qim Peka!”, shkruan Braçe.

3 komente në “Braçe i drejtohet Dukës për banderolën fashiste në derbi dhe “shigjeton” rivalët: Keni kryetifoz Qim Pekën eeeeeej! O zooooot…”

  1. Nacionalisti says:

    Ca thu mor bibilush
    Ska lidhje tirona me cecen te zbrit nga mali njeri prej te cileve je me vete

  2. juristi says:

    O Brace nuk je thjeshte depitet,por je dhe zevendeskryeminister o rrusho.Duka te bej leke di,te vere ndonje bas te majme ,te korruptoje presidentet e klubeve per te marre voten e loboje jashte me leke ne dore per tu afirmuar dhe keto i ben mire.Po ti more zoti nenkryeminister qe ke gjithe ata kapterrat e ushtrise dhe policise,ata merhumat e shishit ,prokurorine e plot leva te tjera te thyera pse nuk i perdor per te vene pikat mbi i e zbatuar ligjin.Po qellon si kala o Mane

  3. babale says:

    Po mire more z. Braçe kush e mbroñ kete Duken e krimit kaq bole te medha paska ky njeri qe nuk jeni ne gjendje ta shkarkoni e ta rrasni brenda as ti qe je zv. Kryeminister as Bashkim Fino ish kryeminister . ? Ndersa per Çim Peken nuk po ju ve fajin ju se atij do dal nje trim qe tja numroje ne lule te ballit ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje