Një gjobë me letër, në emër të opozitës

1 Tetor 2019, 19:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha u ka çuar një letër bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, ku u kërkon të mos financojnë disa projekte të formës Partneritet Publik- Privat, pasi sipas tij, në këto projekte pastrohen para droge dhe se kur të vijë ky në pushtet, do t’i anulojë. Në letrën e sotme përmend konkretisht dy kontratat e fundit, çka nëse e merr seriozisht, ato dy kompani i bie të jenë nën akuzë nga Lulzim Basha, për pastrim parash.

Në fakt, nuk ka asnjë reagim, pasi nuk e merr kush seriozisht. Por ka një problem që lidhet me mënyrën se si Lulzim Basha kërkon të bëhet i rëndësishëm.

Në gjithë përpjekjet e tij për t’u imponuar si lider opozite, i vetmi element që nuk ndryshon, është përpjekja për t’u sjellë si gjobaxhi.

Të gjitha betejat e tij kundër tenderave publik, kundër koncesioneve, PPP-ve, apo çdo vepre publike, por dhe kundër bizneseve private në punë të tyre, janë të lidhura me emra konkretë, që ai mendon se meqë kanë marrë punë nga shteti, ose e kanë mirë me shtetin, duhet t’i japin dhe atij diçka.

E gjithë beteja për “Unazën e Re” prej tij, u bë se biznesmeni i tij priste të merrte pjesën më të madhe të Unazës dhe mori një që ishte më  vogël.

Beteja për Kalimashin u bë se nuk ishte marrë vesh me fituesit në kohën e duhur, pastaj reflektoi. Njësoj mund të numërosh dhe të identifikosh çdo zhurmë të tij, për çdo tender publik apo kontratë koncesionare, që bëhet sipas logjikës se këtu lekët duhet të ndahen.

Letra e sotme është një dëshmi e qartë e kësaj logjike. Ajo është simbol i selektivitetit, mungesës së parimeve dhe frymës së një gjobaxhiu ordiner.

Partia Demokratike nuk ka ndonjë program politik kundër PPP-ve. Madje autore e PPP-ve është vetë Partia Demokratike. Vajza e Sali Berishës, si frymëzuese e Bashës, biles është dhe autore e tekstit të PPP-ve dhe koncesioneve në Fakultetin Juridik.

Ne kemi ende shumë prej PPP-ve të Sali Berishës, që në fakt janë dhe biznese të familjes së tij, që po i paguajmë ende, siç është ngjyrosja e naftës, skanimi në pikat doganore, pullat fiskale etj.

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike i kanë mbrojtur dhe i kanë firmosur ato. Po ashtu, nuk kanë qenë në parim kundër as ndaj shumë koncesioneve dhe PPP-ve të qeverisë Rama, pasi i kanë konsideruar të “përshtatshëm” disa biznesmenë, që me sa duket paguajnë për t’u mbyllur gojën.

Tani kjo letra drejtuar bankave të nivelit të dytë, vërtet mund të shkaktojë të qeshura në banka, por lë shije të hidhur në publik, kur shikon se si një njeri përdor vulën e një partie, për t’u vënë gjoba bizneseve që mendon se nuk kanë likujduar detyrimet ndaj opozitës.

Letra, edhe pse qesharake dhe diletante si akt politik, anën e saj më të errët e ka se është selektive, jo parimore, dhe patjetër pastaj, që dhe e paligjshme.

Nga ana juridike, kontratat miratohen me ligj të veçantë dhe nuk është se kanë ndonjë rrezik, por fakti që Lulzim Basha 20 kontrata i quan normale, kurse këto dy të fundit i quan pastrim parash, tregon se ka dalë keq nga pushimet dhe i duhen ca lekë.

Larg qoftë mos e dëgjofshim pas ca ditësh të lavdërojë “Gjikurinë” që po merr Orikumin, dhe këtë Nduen, që ka marrë rrugën e Torovicës. Varet nga sjellja e tyre, se ky e ka një të mirë. Nuk ka turp të thotë të kundërtën pas ca kohësh. Mjafton të bindet që paratë e tyre ishin të pastra. Dhe këtë e do me provë, t’i prekë me dorë.

10 komente në “Një gjobë me letër, në emër të opozitës”

  1. Jugu says:

    Po leri ore gjobat e Lulit se ai eshte ne opozite dhe nuk te vjen e keqja nga opozitaret.
    Por shiko se kane publikuar nje gjobe dhe burg per grekun qe u lidh Edi Rama dhe nepermjet te cilit i pagoj fushates Obames rreth 80 mije dollar per nje fotografi. Dhe fotografin e beri dhe leket i pagoj, dhe e keqja nuk eshte se po i vjen nga vendi jone, por nga America e cila nuk i toleron keto budallaleqe, sidomos po u kape. E kupton qe eshte ngjarje e rende per KM tone dhe duhet te shkruaje dicka jo ta injorosh si ngjarje.

    1. ben says:

      VETEM JAVEN E FUNDIT
      613 kg kokaine kapur ne brazil.
      123 kg kokaine destinacion durresin plus ca te tjera ne selanik, policia shqiptare nuk kap dot pritesit.
      ne hollande policia sekuestron 13 milione euro cash para droge.
      Ne haburg policia gjermane kap 12.5 kg kokaine.
      Ne greqi 2 gomone me nga 1 ton hashash.
      Ed rama jep interviste ne 1 kolltuk qe duket fiks si 1 padrino I mafies.
      Dhe sipas kreut te antimafies italiane per cdo sasi te kapur 10 te tjera kalojne.
      Gjithe keto qindra milione euro ose miliarda keta trafikantet I pastrojne duke blere libra dhe duke jua shperndare nevojtareve????
      Jo Mero jo
      Nepermjet bankave I pastrojne me ndihmen e rilindjes.
      kuptohet qe 1 narkoshteti europa refuzon ta beje pjese te saj.
      Dhe prarate e droges gjejne justifikim
      Fajin e ka Lulzim Basha

      1. sancho panca says:

        @ben. Te gjitha shifrat jane sakta. nekohen e Ed Rames keto sasi droge kapen, ne kohe te Saliut kalonin detin…ky eshte ndryshimi? Ajo droga e lazaratit ku perfundonte? Ne dore te policise apo ne tregjet e Europes?

    2. SKENDERBEU says:

      Pse nuk shkon ne Veri?

    3. Veriu says:

      Nga SHQUP po shkruan? :))))

    4. Bureto says:

      I ngjan mentorit të vet, ai e njihte mirë ndaj i la trashëgim partinë. A nuk tha ai kur ishte në opozitë, se nuk e njihte Rezart Taçin, por kur erdhi në pushtet, e bëri mikun dhe sponsorizuesin kryesor të familjes? Ky sa për një shembull, se këto nuk kanë të sosur për të. Ja pse ne kur themi Luli nënkuptojmë Berisha, ose dhe bëmë ‘baba’ të të ngjaj.

  2. Buzuku says:

    Basha nje alter ego I Xenit. Andej matane edhe Albini po na behet si Basha.

  3. Raimond vlonjati says:

    Nuk diskutohet qe Basha eshte nje dava bajge,–Por ne te njejten kohe ato PPP-te jane nje menyre per te vjedhur , dhe mbi te gjitha ato PPP-te , nuk jane nje metode pune e nje ekonomie socialiste perendimore,dmth per partite e majta,
    ndersa per partite e djathta , PPP-te jane normale

    Dhe pikerisht kete ankese qe ben Basha , duhet ta bejne politikanet e vertete socialiste kunder hajdutit RAMA

    Se Rama e ben kaurce. Perdor metodat e kundershtarit per te vjedhur per familjen e tij dhe miqte e familjes se tij
    Dhe ne kete rast te Rames, kemi nje hajdut te jashtezakoneshem

    EDI RAMA eshte nje funderine morale, e cila ju dha mundesia te jete ne krye te nje Partie dhe ai tani do vjedhi me cte mundet ,
    Ai e vendosi cmimin e karburantit ne cmimin me te larte bote para nja 2 vjetesh , , ne nje kohe kur gjithe bota po e ulte cmimin e karburantit ,
    Dhe ashtu e la cmimin te larte, duke nxjerre 100 justifikime per ta mbajtur ate cmim te larte

    Ky Kryeminsiter eshte nje hajdut patologjik, eshte tamam nje kleptoman dhe eshte e justifikuar ta heqesh edhe me dhune kete bastard ,
    Se ndersa eshte i pashpirt per njeriun e thjeshte , duke ju marre ate 50 dollareshen nga buka e gojes,
    nderkaq ky kelysh kauri, ju fal biznesmeneve te medhenj miliona dollare, t emarra nga xhepat e taksapaguesve shqiptare

    Biles ky rac muti, futi ne borxh gjithe shqiptaret tek FMN, kur mori borxhin 1 miliard dollare ,se gjasme do ju paguante borxhet qe shteti ju kishte biznesmeneve t emedhenj,
    kur vete drejtoria Tatim Taksave te tij , deklaroi qe Bizemsement e medhenj i kane shtetit 800 milione euroa borxhe
    vetem per tua falur oligarkeve te tij.

    Dhe duke bere keto vjedhje te medha, ky Kryeminister do rrisi taksat tek njerezit e thjeshte , qe te shlyeje keto miliona qe ju fal oligarkeve

    Pra ky bastard jo vetem qe vjedh, por ky nuk te le te jetosh –Per kete bota nuk ka vend per njerezit e thjeshte –Ky e do cdo gje per vete . Prite ndonje dite kur hajduti Rama te vendosi taksa edhe per te dhjere , Se ky edhe mutin tone e do qe ta marri vete
    ndaj duhett te ngrihet gjithe populli dhe ta marri zvarre , se ky nuk te le as te dhjesesh, le me te tjerat

  4. Shpellar lab lal laluc malok says:

    Po ti a derezi a ke marre gje???

  5. Xhilali says:

    O lul shko n pune , n hollande po deshe nqs don para, je i modh Mero!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje