Fotot e McLaren Vision GT kanë dalë në internet shumë më herët se të prezantohet zyrtarisht.
Imazhet e postuara në llogarinë Supercarpress në Instagram, e shfaqin këtë makinë që ka ngjashmëri shumë të madhe me modelin Senna, shumë më parë se që pritej.
Kjo hiper-makinë, thuhet që është punuar special për një klient, që e ka porositur.
Bashke me imazhet që tregojnë dizajnin, është edhe një tjetër ku Vision GT shfaqet i kamufluar, duke u testuar në rrugë.
Nëpërmjet Vision GT, McLaren do të rivalizojë me Aston Martin Valkyrie dhe Mercedes-AMG One, si një makinë me stil shumë të mirë. (TemA)