SKANDALI: TV Klan nuk mbyll sinjalin në analog, edhe pse mori 100 mijë euro për reklamë. TV kryesore në vend, letër proteste AMA-s

4 Tetor 2019, 11:39Sociale TEMA

TV Klan vazhdon të sfidojë hapur shtetin, duke mos e mbyllur sinjalin në analog, siç kanë bërë edhe televizionet e tjera, për të kaluar në platformën digjital.

Kjo bëhet për shkak se TV Klan tashmë nuk është më pjesë e Digitalb, dhe kalimi në platformën digjital, do të thotë që ajo humbet akoma më shumë shikues, pas përzënies nga Digitalb.

Për këtë arsye, televizionet kryesore në vend kanë reaguar me një letër ankesë ndaj AMA-s, duke kërkuar marrjen e masave, pasi në këtë rast, TV Klan është duke u favorizuar hapur nga ana e shtetit.

Është ironike në fakt, pasi në janar të këtij viti, televizioni Klan, në kuadër të fushatës së informimit të publikut mbi transmetimet digjitale, mori një reklamë me vlerë 100 mijë euro nga AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive).

Spoti publicitar kishte si qëllim të informonte shqiptarët mbi mënyrën dhe afatet sesi do të realizohet procesi i digjitalizimit, pra kalimi nga transmetimet analoge në ato digjitale, një proces detyrues për Shqipërinë, që lidhet ngushtësisht edhe me integrimin në BE.

Ky proces, pasi disa shtyrjesh u finalizua më në fund  më 1 tetor edhe për Tiranën dhe Durrësin, por në mënyrë paradoksale, vetë TV Klan që mori nga taksat e shqiptarëve plot 100 mijë euro, refuzon në shkelje flagrante të ligjit zbatimin e vendimit të AMA për të fikur sinjalin analog.

Refuzimi i TV Klan për të mos fikur sinjalin analog dënohet me gjobë deri në pezullim licence. Në baze të ligjit nr. 97/2013 i ndryshuar, nenet 18, neni 19 pika 3, neni 140, neni 132, neni 133 pika 3/a, parashikohet gjobë nga 1 000 000 deri në 3 000 000 për rastet kur operatorët kryejnë transmetime televizive në një frekuencë tjetër të pautorizuar.

Pavarësisht se Klan vazhdon me transmetimet pirate në një frekuencë të paautorizuar për të katërtën ditë, AMA nuk ka vepruar ende, duke injoruar ligjin shqiptar që e detyron të marrë masa.

Refuzimi i Klan vjen pasi ky operator televiziv me daljen nga Digitalb ka humbur të paktën 250 mijë shikues dhe me fikjen e sinjalit analog, kjo shifër katërfishohet.

Me futjen në erën e transmetimeve digjitale, shumica e territorit shqiptar i tha lamtumirë transmetimeve analoge, duke përqafuar kështu transmetimet digjitale.

Ko do të thotë më shumë kanale në televizionet e shqiptarëve, por mbi të gjitha një cilësi shumë më të lartë e figurës dhe zërit.

Por TV Klan, i cili e ka hallin tek financat e tij dhe humbja e teleshikuesve, refuzon të zbatojë ligjin dhe të drejtën e shqiptarëve për më shumë cilësi në ekranet e tyre.(TemA)

6 komente në “SKANDALI: TV Klan nuk mbyll sinjalin në analog, edhe pse mori 100 mijë euro për reklamë. TV kryesore në vend, letër proteste AMA-s”

  1. Arber says:

    Mire ben qe nuk I fik.Kur te jepen falas dekoderat gjithe miletit atehere ti fike.Ta beje nje gje te mire Frangaj ne kete jete.

  2. FATMIRI says:

    JEMI NE KAPITALIZEM SHKO BLIJE ZHULS SE 28000 LEKE BEN OSE NGROHU NE DIELL

  3. rexha 10 says:

    JANE TE FALAT E EDVINIT.SHIHNI SE EDHE DRITAT I MERRE ANDEJE NGA STADIUMI KOMBTARE QEMAL STAFA,SICE BENTE NE KOHEN E QOFTELARGUT KURE NA ISHTE KRYEMINISTER.PO ME PALLATIN MBRETROR NE QERRET TE KAVAJES BUZE DETIT ,A E MBAROI ? SE ISHTE NE MERAKE TE MADHE KRYEMINISTRI YNE RAMA.PRANDAJ E FORCOI LIGJIN 7501 PER DHENJEN E TOKAVE .NUKE KANE MENDUAR ASNJEHERE QE TOKA TI KTHEHET PRONARIT ,PORE VETEM KETYRE DALLKAUKEVE. PO PER REKLAMAT ,A DO TE MENDOJE NDONJE HERE AMA??????
    PO NA I FUSIN REKLAMAT EDHE GJATE NDESHJEVE TE FUTBOLLIT.

  4. ABC KORCA says:

    Ju te TemA dhe te gjitha kanalet e tjera ja fusni kot.
    Kuta ka drejtuar tatimet nje drejtor me pranga ne duar…ndersa Tv Klan nuk ka pranga ne duar,ndaj duhet te vazhdoje transmetimet analoge.
    Kush jeni ju qe i kerkoni klan-it te nderpresi trasmetimet??!!
    Klani eshte televizioni ku pronari i tij do bier zhvillim ne veri…ku 40km rruge do i nderoti ky njeri( zot duhet ti themi) vetem per 260.000.000€ ( dy qind e gjathedhjet MILJON euro). VETEM !!!
    Pervec zhillimit ishte dhe kanali i vetem qe ndermjet kamera super te sostifikuara bere te mundur nenkuptimin se po te levizesh ke pistolete me vete dhe ke vrare njeri…dhe mbi te gjitha,po ke cader me vete,cadra eshte me helm.
    Sandri tallte bythen atehere…e tall edhe tani

  5. Jugu says:

    Mire ja ben. Te fala Rames qe e mbron. Plehra te gjithe. Rame te ike sa me pare.

  6. Ylli polar says:

    Une ve bast 1.000.000 leke qe emri dhe firma e Ylli Ndroqi nuk jane shkruar nga vete Ylli Ndroqi! Apo nuk paska firmos edhe dy here…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje