A do të ngrihet qendër tregtare te Kopshti Botanik? Mazniku sqaron projektin e bashkisë

14 Tetor 2019, 11:07Sociale TEMA

Kalimi i pronësisë së Kopshtit Botanik të Tiranës te Bashkia e Tiranës, që deri tani ishte nën menaxhimin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ka shkaktuar debat ditët e fundit.

Ka edhe një padi në gjykatë nga ana e Fakultetit për mostransferimin e pronësisë.

Në studion e “Dita jonë” në A2 ishte i ftuar nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, i cili tregoi planet për Kopshtin Botanik.

Kur u pyet për dyshimet nëse në të ardhmen mund të hidhen ndoshta themelet e një qendre tregtare në atë kopsht, Mazniku tha:

“Vendimi i Këshillit të Ministrave, kur bën kalimin e pronësisë nga shteti te bashkia, e vendos në mënyrë taksative që kopshti nuk do të tjetërsohet. Kjo është e shkruar në vendim.

E dyta, nuk është në interesin e bashkisë që ta bëjë këtë gjë. Bashkia kërkon ta përfshijë në investimet që ka bërë deri tani, si në Liqenin Artificial. Sot është një kopsht i degraduar dhe universiteti nuk ka mundësi të kujdeset për të”.

Mazniku shtoi se “çdo projekt i madh i bashkisë është shoqëruar me skepticizëm”.

“Interesi i bashkisë është i thjeshtë: kopshti të rivitalizohet dhe në periudhën kur nuk i duhet universitetit, të jetë i hapur për qytetarët e Tiranës.

Ne jemi gati të bëjmë një marrëveshje me universitetin që t’i ruhen të gjitha të drejtat që gëzojnë sot dhe i kemi premtuar që arsyeja pse sot nuk kemi projekt specifik sepse duam që këtë projekt ta bëjmë bashkë me universitetin”, theksoi nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.

6 komente në “A do të ngrihet qendër tregtare te Kopshti Botanik? Mazniku sqaron projektin e bashkisë”

  1. Erindi says:

    Hajduti që do të na hedhi hi syve…
    Si si vjen turp që del akoma nëpër media pas ryshfeteve qe ka marr vetem ky e di!

  2. naimi says:

    bashkia do e qaje edhe kopshtin botanik si parkun “rinia”. ka 6 muaj qe zoti e di cfare behet aty, pune vetem pune.. I ka mbaruar gjitha punet ne tirane, mendon vetem zgjerimin e kufirit, do marre se shpejti edhe kamzen se Tirana perfundoi..

  3. Shkullaku Uturaku says:

    Ta Rilindin dhe kete Kopesht sic kan rilind Kopshtin Zoologjik, me qen, mzce, lepuj e gomere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje