Hashim Thaçi: Remzi Hoxha kishte video-n e takimit Berisha-Millosheviç-Gligorov, ja çfarë më tregoi gazetari Ali Uka!

22 Tetor 2019, 21:12Politika TEMA

Survejimi i Remzi Hoxhës, është lidhur me një takim të mundshëm mes presidentit shqiptar të kohës Sali Berisha, presidentit serb Slobodan Millosheviç dhe atij maqedonas Kiro Gligorov.

Ajo që flitet prej afro 3 dekadash është se Remzi Hoxha i ka filmuar, por prova për zhvillimin e takimit nuk janë zbuluar kurrë. I vetmi për të cilin thuhet se kishte informacione të sakta lidhur me këtë episod ishte gazetari Ali Uka. Ai, do të masakrohej në apartamentin ku jetonte në Tiranë në rrethana të mistershme.

“Sipas Ali Ukës që fliste hapur në atë kohë me mua, arsyeja e vrasjes ishte ajo se Remzi Hoxha kishte arritur të siguronte një dëshmi, video inçizim të një takimi të fshehtë mes Sali Berishës dhe Slopodan MIlloshevicit dhe Gligorovit në Ohër.

Mendoj se dy njerëz e kanë pasur atë video, Azem Hajdari dhe Ali Uka, asnjëri prej tyre nuk jeton, dhe këtë mund ta thotë vetëm, Sali Berisha se ku ndodhet”, tregon ish – komandanti i UÇK-së, Hashim Thaçi, duke folur oër Top Story.

“Në një nga udhëtimet që babi kishte bërë me Shefqet Maliqin dhe Basri Zukën, në kuadër të sindikatës, në të kthyer nga Tushëmishti për në Shën Naum. Me të mbërrirë në kufi, polici u thotë që duhet të shkonin nga ana tjetër, nga Qafë Thana pasi kufiri ishte mbyllur.

Në të kthyer i ndalon një polic civil dhe u thotë që duhet të ndaloni derisa të kalojë konvoi i presidentit. Në lajmet kryesore del si inforamacion që Slobodan Millsiheviç takohet me Gligorov në Shën Naum. Në të njëjtën kohë e bëjnë lidhjen që edhe Berisha paska shkuar në atë takim”, tregon Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.

Pra, Remziu dhe dy miqtë e tij, ishin shkëmbyer me eskortën e presidentit Berisha pranë pikës kufitare me Maqedoninë në të njëjtën ditë kur u zhvillua takimi Milloshevic-Gligorov fare pak kilometra më larg.

5 komente në “Hashim Thaçi: Remzi Hoxha kishte video-n e takimit Berisha-Millosheviç-Gligorov, ja çfarë më tregoi gazetari Ali Uka!”

  1. Pato says:

    Kemi 30 vjet qe e dime kete o Hashim, po ti rrofsh qe fole sot pasi Saliu e dhjeu muhabetin edhe me ty.

    Edhe sikur video te dale sot, perseri dhiaret nuk do e besojne ashtu sic nuk besuan as kryeministrin malazez qe e tha hapur marreveshjen per kontrabanden e naftes.. edhe me videon do dale qe dhiari e ka bere per te miren e Kosoves.

    1. ben says:

      1.Nese ky remzi hoxha kishte videon e takimit berisha-milloshevic-gligorov ky duhet te ishte ndonje person I rendesishem ,qe punonte per ndonje agjensi zbulimi. Per shikun e shtetit shqiptar nuk punonte atehere per ke punonte???? Kete nuk na e keni thene kurre.
      2.Kur ishte kaq person I rendesishem qe pergjonte 3 presidente nuk kishte mundesi te bente 1 kopje te pergjimit????? Dhe ta publikonin bashkepuntoret miqte ose familiaret se vetem fare nuk mund te pergjosh 3 presidente.
      3. Nga 1997 deri sot PS ka qene ne pushtet per gati 16 vjet qe kontrollon polici ,gjykata ,prokurori ,shish nuk mundi te zbulonte gje?????
      Kjo histori fut uje ne te gjitha anet,kam pershtypjen se ata qe e kane futur ne valle kete remziun edhe e kane nxjerre, eshte njelloj si historia e njeriut te drejte izet haxhia qe eshte denuar ne 2 shtete te ndryshme me burgim te perjetshem per vrasje dhe rilindja e mban per hero.

  2. Agimi says:

    Nje rrezik zi qe la femijet dhe familjen e tij qe e pordhununen ,por kjo qet zbuluar se plaku pleh ka qene nje spiju i UDB dhe .

  3. Raimond vlonjati says:

    Boll ore Thaci idioti me keto genjeshtra , se nuk i ha njeri keto

  4. Koleg says:

    Ali Uka, nje djale gjithnje buzagaz dhe sjellshem. Dy sy te çilter e nje temperament i qete pozitiv. Tamam te bente per vete.
    Ndonese kisha njohje te percipte me te, keqardhja dhe revoltimi nder ne gazetaret e asaj periudhe ishin mjaft te medha. Por ishte viti i ndyre i Berishes, qe vetem zi solli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje