Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit Gledis Nano, deklaroi se një rrjet terrorist, i drejtuar nga regjimi iranian është zbuluar në Shqipëri.
Në një deklaratë për median Veliu zbuloi se si është organizuar struktura e kësaj celule.
Gjithashtu drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN.
PEYMAN është rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.
“Celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN. PEYMAN është rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Mes të tjerash, ai inicioi dhe zbatoi tentativën e fundit për sulm në muajin mars 2018. PEYMAN menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste.
Një nga këta operativë është Alireza NAGHASHZADEH, një iranian i cili është vetë një ish-anëtar i MEK-ut dhe zotëron një pasaportë austriake. Naghashzadeh u dërgua nga PEYMAN-i për të grumbulluar informacion në Shqipëri gjatë disa vizitave të veçuara, si pjesë e planeve për një sulm që eventualisht u ndalua.
Një tjetër operativ, është Abdolkhalegh MALEK ZADEH, një iranian që jeton në Turqi dhe që ka drejtuar celulën operacionale. MALEK ZADEH (i njohur gjithashtu nga lidhjet kriminale me pseudonimin “Ferhat”) ka vazhduar të punojë gjatë dy viteve të fundit me Abdulselam TURGUT, një figurë e njohur e krimit të organizuar turk, për të planifikuar sulme terroriste me urdhër të PEYMAN-it dhe të Forcave QUDS.
TURGUT, i njohur si një bos mafioz turk dhe kreu i një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës është burgosur së fundmi në Azerbajxhan dhe në Turqi me akuza për trafik droge.
TURGUT ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. TURGUT është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018. Në vitin 2011, TURGUT është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false, pasi gjykata ndërroi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.
Operativët kriminelë, me bazë në Ballkan, që janë vartës të TURGUT-it ose të një trafikanti droge turk të lidhur me të, nga viti 2018, janë dërguar në Shqipëri për të avancuar planifikimin e sulmeve kundër MEK-ut, siç ishte diktuar nga MALEK ZADEH dhe Forcat QUDS. Autoritetet shqiptare i kanë identifikuar këta individë dhe informacioni i siguruar nga informatorë nga brenda organizatave kriminale i ka lejuar autoriteteve shqiptare që të parandalojnë planin e marsit 2018 dhe planifikimet eventuale për sulme nga figurat e krimit të organizuar që kishin si objektiv MEK-un për llogari të regjimit Iranian..”- tha Veliu. (TemA)
meqe negociatat nuk u hapen le te mashtrojme dhe tja harrojme negociatat popullit me Malek Zadeh, Arkadashian, Partishian, Muxhadikastan, Rubistan.
Shoket e erdoganit
perse kerkoni me kot e ajer
Keshtu eshte kur hapesh si vaji ne lakra me evgjiterine. Po ju palaço politikane, perendimi ishte endrra e shqiptareve, ju e futet ne lidhjen e muslim brathers. E mbushet vendin me xhami e me evgjiter, beni dhe memoriale. Epo gezuar bajromin. Katari investoi ketu, Irani atje, Turku diku me tutje, dhe nje fabrike nuk e pame te ngrihej. Ndonje shesh, qe me se shumti e mbushin me palma, ndonje medrese, dhe shume e shume minare. Impakti i pare qe te bie ne sy jane pikerisht xhamite. Injorance e thelle. Njerez kontrovers, pa kulture e pa njohuri. Dhe pastaj i hakerrohen Frances apo Hollandes . Po ju o te mjere qeveri*are mjafton te ktheni koken pas per te kuptuar nga kjo bote. Shikoni rregullin urban, arkitekturen , ndertimin e shtetit ne teresi. Dhe krahasojeni me katrahuren e botes arabe. 5 vjet punoi Italia ketu , dhe ti la objektet qe krenohesh edhe pas 80 vitesh . Urdhero tani dhe terroristet, te tyret dhe tanet qe lane leshte neper çadra e barake ne parajsen e tyre Isis. Puna ka shkuar thelle, deri ne mbijetese si komb. Ne Kosove femijet nderojne ushtarakisht Erdogan ballabanin otoman. Ne Shqiperi mbulojne me çarçafe Skenderbeun, se do ngrene sumen perpjete beduinet. Ne Maqedoni flasin hapur fare per nje turqizim qe as ne kohen e xhonturqve nuk promovohej ne kete menyre. Nje politi-can na ben kushurinj me turqit. Ky tjetri thote Turqia eshte parneri strategjik. Ndersa i kerkojne Europes llogari; pse s’na fusni ju ne. Pika mu ne negociata qe kerkojme ne. Arabet jane ulur kembekryq ketu, ti i thua me fusni edhe mua se kemi dhe ne ca beduine qe duan te futen ne Europe. Mundesisht me pantallona treçerkshe, e me shami e çarçaf mbuluar kembe e koke. Hiqni dore nga evgjiteria. S’ka pare kush hajer nga ata. Po te ishte keshtu nuk do ti mbanin shoqerite e tyre si ne mesjete.
kryeterroristi i Shqiperise furnizuesi i ISIS SALIH BERISHA
eshte kapo i celules se teroristeve ISLAMISTE NE TIRON
bravo policia
Nuk mund te dale policia me deklarata gazetareske.Kemi bere nje gje te cuditeshme,te rrezikeshme,kemi strehuar MEK..un ne menyre te organizuar.Ky nuk eshte ,,strehim,,humanitar.Dhe po paguajme MOS hapjen e bisedimeve per pranim ne BE.PSE cfare mendojne politikanet servile shqiptare…europianet nuk kishin kapacitete logjistike dhe sigurie per te strehuar 4…5 mije persona ??Por asnje shtet nuk luan me zjarrin sic luajne politikanet tane ….Shkaterrimi i armeve kimike siriane ishte nje gje e thjeshte dhe pa asnje rrezik,nderkohe qe ,,populli,,,i mencur shqiptar doli ne rruge….Mbajtja e nje grupi te madh njerezish te organizuar qe synojne rrezimin e regjimit te ajatollaheve iraniane eshe dicka e rrezikeshme dhe cenon direkt sigurine kombetare duke e kthyer vendin ne nje shesh dyluftimesh te spiunazheve dhe terroristeve nga e gjithe bota.Edhe E.Hoxha ndihmonte grupe te armatosura ,,revolucionare ,,nga vende te largeta ,por kurre nuk pranoi m-l te dhuneshem nga Europa,perzuri palestinezet,denoncoi krimet e ,,brigatave te kuqe,,si terroriste ,nuk u hapi porten kurdeve etj .A nuk kane hapsira pa fund KANADAJA,AUSTRALIA ,BRAZILI per ti garantuar keta ,,refugjate ne vend qe te vendoseshin ne zemer te Europes dhe afer kryeqytetit ….???Shqiperia pervec interesave kombetare ,ne politiken e jashteme duhet te shkoje drejt asnjeanesise.Ndoshta edhe ne BE nuk eshte nevoja te integrohemi .Me burimet natyrore qe kemi ,ne boten e sotme te padominuar me nga perendimi ,kushdo la mundesi te investoje,ne baze te interesave reciproke.
Hala se more vesh pse nuk u hapen neguciatat, nuk donte mokroni i frances se o pro rus serb
Kush e solli MEK-un ne Shqiperi dhe ca perfitoi? Se Shqiperia vete perfitoi nje dru mas qafe
Kujt do ti binin kta ne Tirane? Ke do godisnin?
U kapen me bomba, armatime, plan per te goditur diku ose dike?
Ky njeh ate dhe ata. Ata rrinin me kte. Kta takun ate.
Kari ne pidh.