Kush është biznesmeni (pronar TV-je) me dy emra dhe i lidhur me Ilir Metën, që ka lidhje me bosin e mafies turke?

23 Tetor 2019, 19:06Politika TEMA

Zbulimi i celulës iraniane dhe lidhjet me bosin e mafies turke Adbulselam Turgut, kanë rikthyer edhe njëherë debatin mbi lidhjet e mafies dhe kriminelëve me drejtësinë dhe politikën shqiptare.

Adbulselam Turgut nuk është një emër i panjohur në Shqipëri.

Ai është arrestuar bashkë me një disa shqiptarë vite më parë për trafik droge, ndërkohë që sot një prej ortakëve të tij shqiptarë është biznesmen i njohur, madje ka edhe TV e radio.

Biznesmeni, ortak i Turgut, ka ndërruar emrin dhe njihet për lidhjet e tij me Ilir Metën, por dhe me PD-në, pasi Sali Berisha shfaqet herë pas herë në TV-në e tij.

Lidhjet e Turgut me biznesmenin shqiptar, që njihet nga të gjithë në Tiranë se kush është, i përmend edhe gazetarja Klodiana Lala.

“Adbulselam Turgut

U lirua vite më parë nga Gjykata e Apelit me masën e arrestit shtëpiak, në një kohë që në Shqipëri nuk kishte adresë.

Lirinë ja mundësuan miqtë e tij shqiptarë që paguan miliona. Dosja e tij në Policinë e Shtetit u rihap dy vite më parë dhe një portal shkroi për disa detaje.

Për këtë shkak u pezullua nga puna edhe një oficere, me dyshimin se zbuloi të dhëna sekrete. Në fakt, nuk ishte ajo që e nxori sekretin. Atë gjë e bëri dikush tjetër. Zhurma u shua shpejt, sepse mesa kuptova sërish ai bosi me dy emra veproi në mënyrën e tij.

Tani ky trafikanti na rezulton i përfshirë me rrjet terrori.

Te Krimet e Rënda ka një dosje të hershme për këtë.

Pyetja është: A po hetohet biznesmeni dhe lidhjet e tij me politikën????”, shkruan gazetarja Klodiana Lala.

Ndërsa Artan Hoxha shprehet:

Abdulselam Turgut ka qenë nën hetim për trafik droge për qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.

Historia nis që në vitin 1998. Gjatë një operacioni të policisë turke u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes.

U ra në gjurmët e tyre duke u ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, i ikur herët, që u kap me 30 kg heroinë.

U arrit të kapet një episod nga policia turke me 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore.

Mes personave të kapur ishin Hekuran Hoxha i arrestuar qershor 2019 si i përfshirë në laboratorin e Hasit, në kuadër të operaconit Volvo 4, pjesë e të cilëve është edhe grupi i Avdylajve.

Roni i Shijakut ka qenë i arrestuar në Shqipëri e Itali për trafik heroine.

Është i përfshirë në fushata elektorale të forcave politike në Shijak.

Krimi nuk ka ngjyrë politike, ka marrë pjesë në fushata të ndryshme.

Personi tjetër i kapur quhej Behar Sofia.

Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.

Aty ka qenë Behar ose Fatmir Sofia, disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, tashmë nuk i ka më.

Në vitin 2009 Gjykata në Gjermani ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Turgut, që akuzohej për trafik të 1 ton heroinë në drejtim të Gjermanisë.

Kishte urdhër kërkimi nga autoritetet belge, austriake, italiane.

Njëkohësisht ishte arrestuar më herët edhe në Turqi dhe Azerbajxhan dhe ishte në kërkim.

Zhduket dhe humb cdo gjurmë, flitet që kishte lidhje të forta edhe në Kurdistan, dhe ka përdorur edhe territorin iranian për linjë të trafikut të drogës.”

Lajmi i gazetës turke Hurriet për arrestimet e atëhershme dhe emrat e shqiptarëve të ndaluar: http://www.hurriyet.com.tr/gundem/eski-futbolcuya-30-yil-39050797?fbclid=IwAR2VJK1ydxquEpH0UhEJ1knR5lFys6YoLhq9WYXu3cfvpcfDXT4ck0VoSMk

(TemA)

25 komente në “Kush është biznesmeni (pronar TV-je) me dy emra dhe i lidhur me Ilir Metën, që ka lidhje me bosin e mafies turke?”

  1. Narcos says:

    Don Ylli Pasmaciu.

    1. DritanG. says:

      Cili është “emri i tregut” i Pasmaciu? Ai mund të jetë Konsulli i Nderit i Meksikës?

    2. Olsi says:

      Ku ka histori droge del Likja.Droga dhe flori jane dy pasionet e Likes.

  2. Jugu says:

    Po ju o trimat e Temes perse nuk e thoni emrin e biznesmenit shqiptar dhe pronar TVje? Apo doni te merrni ndonje leke nga gjobevenia.

    1. abc says:

      Lerini thashethemet dhe shikoni thelbin e te keqes.
      Ajo e keqe nuk eshte vetem Tv-ja apo Meta, por jane te gjithe ata qe c’orjentojne Shqiptaret me armiq imagjinar (Kacifa, Greqi dhe Vorio Epir), jane te gjithe ata qe tolerojnin kriminelet Islamik, Turko-Arabo-Kataro-Kuvejtian si Turguti Abdullahu, Mahmuti … te livadhisin ne Shqiperi.
      Kur je Kriminel, ke lidhje me rjetin Islamik, je miljoner, ky eshte nje “kokteil” shume i rrezikshem.
      Do te kemi dhe shume raste te tjera se e keqia qe eshte fshehur prej vitesh eshte “fryr” kaq shume sa del ne pah vetvetiu.

      1. CBA says:

        Po ti kush je, Kacifa?

  3. ..... says:

    Ka dashur te heqe qafe baba mutin (Mondin) trafikantin me te madh te kokaines nga maqedonia bashke me kupolen me te madh te vendit z. President., llogaria te vjetra jane keto me turgitin, ngado bie ere mut,,, mjere shqiperi e shkrete nga cplera qeverisesh…

  4. Miri i Sanijes says:

    Emri i biznesmenit kush eshte???
    Shume fjale kot po nuk shkruat te bardbe mbi te zeze emrin..

  5. operacioni zjarri says:

    Na rrujtet trapin. Thojeni pra emrin e biznesment shqiptar

  6. Goni says:

    Dihet Ylli Ndroqi Pasmaciu hahahahha.Media e lire e Lul Bashes,Metes Berishes Sonilameces, Zhejit e gjithe zhulsave te vendit

  7. Baba Mondi NJË KRIMINEL dhe NARKO-TRAFIKANT i LSI BABËZISË says:

    Baba KRRIMINEL Mondi është një BANDIT , KRRIMINEL dhe KRYEHAJDUT Gjobvënës që do kishte qenë më mirë që ata që u kapën , ti Kishin Hedhur në ERË me Eksplozivë këta KRYEHORRAT e LSI BABËZISË !!!! Edhe Baba HAJDUT Mondi është Pjesë e MAFJES sê NDËRTIMIT dhe Grupeve MAFJOZE të KOKAINËS dhe HEROINËS së LSI NARKO-TRAFIKUT !!! POLICIA e SHTETIT ka bërë Një GABIM FATAL SOT që I ka ARRESTUAR këta TURQ dhe IRANIANË , sepse do Ishte PASTRUAR SHQIPËRIA nga HALET e LSI ZULLUMIT që I kanë bërë GJËMËN SHQIPËRISË dhe SHQIPTARËVE me VJEDHJE , GRABITJE , PLAÇKITJE dhe VRASJE !!!!

  8. Loni says:

    Hihihi eshte media e te gjitheve….puno dhe Brisi aty

  9. Ujku Plak says:

    Jan lidhje te vjetera, kur Meta ishte KM, Ylli Ndroqi u arrestu ne Turqi me nje sasi te madhe MALLI, Meta e ndihmoi duke i bere letrat si i infiltruar nga shteti dhe e nxori nga burgu Yllin, jane shume thelle keto gjera

  10. Troposa says:

    Ylli pa cepa……vetingu do shkerdheje shume vrima te mbuluara…..prisni….fbi….

  11. Lomi says:

    Xhemail Pasmaciu alias Ylli Ndroqi. Ky eshte trafikanti

  12. alphade says:

    Vettingu ?! Po kur ? Zvarritje pa fund qe perkthehet SABOTIM ne shkallen me siperore : TRADHETI KOMBETARE !

    1. Ujku Plak says:

      Vetingun e k. . . t, kush do e beje? Jan te gjithe te perlyer , i kane duart me gjak dhe skan interes qe te pastrohet drejtesia , pilitika nga plehrat qe ja moren frymen atij vendi, duke shtypur njerzit me vlera, edhe perkrahen njerez pa ftyre, b q, kurvat, injorantet

  13. jani says:

    Yllka se ai o bo biznesmen nga trafikant. Shtet bythe nxjerrin emra pafund dhe te gjithe shetisin si pashallare neper shqiperi.

  14. Goni says:

    Eh more shoke, dua te shoh tani sonila mecon te qaje e te pergjerohet kur ti arrestojne pasmaciun. do ta harroje beketin po i dha leke me shume pasmaciu per te qare me oi

  15. lupi says:

    MAFJA E ILIR FLORIRIT I KA RRENJET E FORTA….

  16. REMARKU says:

    endra e gjithe shqiptareve :kur do tu vije fundi ketyre politikaveve-gjyqetareve te lidhur me krimin ,a ka shpres dhe drite ne fund te tynelit???

  17. Pellazgos says:

    “Shqiperia” si protektorate dhe pashallek i turqise,eshte vend strategjik per ata qe e krijuan.
    U krijua nga shtetas turq si Ismail Beu,Frashellinjte,Hasanet qe shkuan ne Stamboll.
    Dhe ne nje moment qe po ngordhte Perandoria e tyre Osmane erdhen ketu me ndihmen e Amerikes “demokratike” qe edhe pas 50 vjeteve kishte skllever qe nuk kishin te drejta.
    U krijua nga Ahmetet qe nuk dinin as “shqip”.
    Sollen me qindra Iraniane ketu!
    Keto dhe shume me keq per vitet qe do vijne do i paguajne te gjithe.
    Politikanet e djallezuar pro islamike duke kujtuar me zbrazjen e Vorio Epirit nuk do perseritet historia me Arvanitasit apo Arbereshet e sotem ne te gjithe boten.
    Arbereshet te pakten shkuan ne Magna Grecia dhe i kendojne akoma Morese se Peloponezit,kurse Arbereshet e sotem jane shperndare deri ne Cabada,Suedi,Angli ku nuk del Dielli.
    Populli thote,cfare do besh do te te bejne.

  18. Italiani a Moncalieri says:

    Mafia Berisha Meta i ka rrenjet e thella .

  19. grek 300 eurosh says:

    pellazgos duket qe je kokrra e bythqimit grek..ne fakt as greket ste duan se te quajne alvanos as shqiptaret ste duan se te quajne grek bythqi

  20. ana says:

    E keqja ne Shqiperi nuk u krijua menjehere, por dore pas dore. E pra dhe qe te iki duhet kohe. Por e rendesishme eshte te filloje. Sekuestrimi i pasurive te pa merituara duhet te jete motoja e ndeshkimit te njezve te koruptuar dhe jo burgosja e tyre. Puna e prokuroreve dhe e gjykatesve duhet te matet jo me vitet e burgimit por me vleren e pasurive te sekuewstruara nga abuzuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema