Ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi, është komentuar gjatë për marrëdhënien e saj treshe me Alexandre de Basseville dhe Alesian.
Megjithatë, dashuria poligame përfundoi shpejt, pasi Alesia i dha fund me çiftin.
Egla u bë nënë e një vogëlushi të cilin e pagëzoi me emrin Luxifer dhe gjatë intervistave tregoi se i ati i fëmijës, Alexandre, nuk qëndronte thuajse aspak me të dhe djalin.
Madje, duket se gjërat mes tyre u ftohën aq shumë, sa tashmë dyshja i ka dhënë fund.
Këtë lajm e konfiromoi vetë Egla në një intervistë për “Story.al”.
Ish-missi u shpreh se marrëdhënia e tyre thjesht kishte mbaruar.
E pyetur nëse çifti vazhdon të ruajë një marrëdhënie bashkëpunimi duke qenë se ata nisën të dy disa projekte në Shqipëri, ajo u shpreh:
“Jo, s’kam më të bëj fare me Alen në asnjë formë. Tashmë jemi të ndarë, dhe jeta ime personale nuk është më publike. Pra e kam mbyllur me jetën publike, e po fokusohem kryesisht tek im bir, dhe te studio e arkitekturës me projekte në Shqipëri dhe jashtë saj.”
PARIS, FRANCE - OCTOBER 5: Jeanne dÕHauteserre, Ale de Basseville and Egla Harxhi attend the Massimo Gargia's Photos of Celebrities Exhibition at Mairie du 8eme - Paris Fashion Week Womenswear Spring/Summer 2017 on October 5, 2016 in Paris, France. (Photo by Foc Kan/WireImage)
Mirë që të erdhën mëntë
Epo shyqyr se nuk po na ze gjumi naten me keto halle…
Rruga e duhur …
suxsese ?