FOTOT/ Zbulohet koleksioni i rrallë i konteshës suedeze: Shqiptarët autoktonë në Greqi, Peloponez dhe Selanik

30 Tetor 2019, 16:43Politika TEMA
FOTOT/ Zbulohet koleksioni i rrallë i konteshës suedeze:

Gazetari Armand Plaka ka publikuar në faqen e tij të facebook disa foto nga një koleksion i panjohur i konteshës suedeze Wilhelmina von Hallwyl.

“Shqiptarët i kishin rënë në sy jo pak konteshës suedeze Wilhelmina von Hallwyl (1844 − 1930), e cila si një koleksioniste e apasionuar nuk mund t’a linte t’i shpëtonin nga duart edhe fotot e realizuara nga të tjerët gjatë udhëtimeve që ajo ndërmori në rajonin tonë në periudhën 15 mars – 6 qershor 1896. Për to, ajo do ishte e gatshme të paguante me çmime të kripura e t’i bënte pjesë të atij që sot në Stokholm njihet si “Hallwyl Museum”.

Së bashku me të shoqin, kontin Walther von Hallwyl dhe mikeshën e tyre Ida Uhse, kontesha preku Serbinë, Maqedoninë, Greqinë, Korfuzin, Italinë e Jugut e atë të Veriut (duke mos e prekur tokën shqiptare) e vijuar më tej në alpet zvicerane, ndërsa shekulli 19-të po perëndonte.

Diçiturat origjinale janë shënuar në frëngjisht, pasi në atë kohë ajo ishte “lingua franca”, të cilën e njihnin padyshim edhe anëtarët e familjeve të mëdha fisnike suedeze, dhe fotot apo kartolinat që mund të hasje nëpër tregje apo koleksione private, gjithashtu mbartnin të gjitha një shënim në frëngjisht.

Fotot në bardhezi të marra nga koleksioni i konteshës sudeze që po sjell në këtë postim, paraqesin si femra, ashtu dhe meshkuj dhe shfaqin shqiptarë autoktonë në Greqi, Peloponez, Selanik etj.

Prej tyre përftohet lehtësisht ideja se shqiptarët ishin në atë kohë një motiv i gjithëpranishëm në Greqi dhe prezenca e tyre si dhe veshja, shpesh mund të ngatërrohej me atë të grekëve, por origjina e tyre njihej dhe pohohej lirisht.”- shkruan Plaka teksa poston fotot. (TemA)

14 komente në “FOTOT/ Zbulohet koleksioni i rrallë i konteshës suedeze: Shqiptarët autoktonë në Greqi, Peloponez dhe Selanik”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    ‘Tfgs’ ça thotë ky boti lali? Autochthonus..ëëëëëëë?
    Për ty do ta ketë llafin ??

    1. Ec e pirdh, ?‍♂️? ? says:

      Emrin e ka MFGS (muto-fagos), thuaje mire tani se e le pa ngrene, s’ka lezet.

  2. ca ca says:

    padyshim grate duken qe jane me prejardhje nga veriu i Shqiperise.

    1. Autori i shkrimit says:

      Jo jo ka shume gjasa te kene qene vllehe te Pindit. Ata visheshin ashtu.

  3. Venalijt says:

    Haha çfare gallate. Mjaftojne diçiturat e fotove per te hedhur poshte artikullin.
    Ajoi cileson si greke dhe shqiptare. Nga e nxoret ju se jane autoktone. I kane shkruar ne balle?
    Apo ngaqe ne ate kohe greket rrinin veshur alla frenga si gjitge Evropa she vetem ca pak vete persilleshin me veshje tradicionale.
    Sipas jush nese dikush shkon ne Kalabri dhe fotografon arbereshet me veshhet e tyre i bie qe ata jane autoktone ne Itali. Hahaha hahaha
    Edhe kosovaret me qeleshe ne Nju Jork jane autoktone
    Nuk mbrohet autoktonlleku me fotografi turistesh more. Po me argumente historike.

    1. Autori i shkrimit says:

      Zoteri po shqiptaret ne Selanik e Janine kane qene apo nuk kane qene autoktone? Po ata ne Cameri, po ata ne Peloponez, dmth ne More kane qene apo jo? Po vete greket fundja kane qene apo jo autoktone, sepse ka teori te ndryshme per kete pune. Kur ka nisur te thuhet grek ne menyre permbledhese per greket ne te gjitha territoret e asaj qe sot njihet si Greqi? Pra diciturat mjaftojne jo per te hedhur poshte artikullin, por pretendimin tend, sepse po te ishte keshtu, le ta linte ne diciture “burre grek” ose “grua greke”. Edhe per arbereshet e Italise ngaterrohej deri 50-60 vjet me pare termi, sepse per shkak te ritit religjoz qe ndiqnin i thonin “Piana dei greci”, por qe ne fakt ishin shqiptare, arbereshe e ata vendosen ne fund t’ia nderronin emrin zyrtarisht ne “Piana degli albanesi” qe te mos kishte me dyshime. Keshtu qe vetem gallate nuk eshte se qeke dhe venali. Selaniku dihet se kishte nje mase te madhe popullsie shqiptare ( sigurisht kishte dhe greke, sllave e madje shume hebrenj), qe me kalimin e kohes u zbeh. Te mos flasim per Janinen, e cila cilesohej zyrtarisht deri ne fund te shekullit 19-te si Kryeqytet i Shiperise ne mediat e huaja. Per ata te Peloponezit mendohet se kane ardhur te shtyre nga invadimet sllave te Car Dushanit , por s’dihet tamam ke gjeten atje. Kurse per Camerine s’po flas se si venali qe qeke, do i nxjerresh nga Abisinia dhe jo autoktone. Keshtu mos ia fut kot se nuk i ben mire diskutimit dhe as nuk e mbron autoktonllekun, meqenese e paske merak.

  4. Kosta says:

    Ne ate kohe evgjiterit nuk kishin ardhur nga Lindja e Mesme te beheshin “greke”.Ishin akoma banoret autoktone,Arberit.

  5. Julian laci says:

    Cfare ka te vecante veshja Alla franga. Une vishem ashtu si kam deshiren time , vishet francesi apo anglezi me xhinse duhet patjeter to vishem edhe une me xhinse.

  6. Keshtu i thone shqip says:

    Thuaj me mire gra e burra se sa femra e meshkuj se nuk po flasim per bageti.

  7. zhaku i pamposhtur says:

    O zoti ‘venali’kjo që solli këto fotot ishte konteshë dhe jo mjelëse. .po ti referohesh periudhës kur ajo ka kaluar nëpër greqi shteti grek ka qënë i ri dhe asaj i ka bërë përshtypje se çfarë greqie qenka kjo e mbushur me shqiptarë? Ajo ka thënë një të vërtetë të pamohueshme dhe autoktonë nuk bëhesh dot me foto jam dakord me ty por po tu referohesh edhe toponimeve që kanë kuptim në shqip atëherë ç’duhet të themi. ..?faktori shqiptar u mbulua sistematikisht nga qeverritë greke por tradita shqiptare toponimet dhe veshja karakteristike shqiptare ngelën nuk u zhdukën dot. .në që nga lufta e parë botërore kryeministri grek Venizelos bëri pakte me Turqinë për shpërngulje të popullsive ose shkëmbim apo pëerzënie. .Greqia u mbush me aziatik turq arumunë armen të ardhur nga azia e vogël të cilët votuan Venizelon këto fakte i thonë vetë grekët dhe enciklopedia greke. .neogrekët e sotëm mund të vishen ‘allafrënga’ dhe të paraqiten si evropianë mirëpo ngjyrën e zezë të lëkurës të trashëguar nga ADN-ja e tyre aziatike nuk ndryshon brez pas brezi ata vazhdojnë të manipulojnë historinë sipas interesit të tyre dhe duke pasur mbështetje nga segmente evropiane për interesa të caktuara gjeopolitike..

  8. Spartakos Thrakiotis says:

    Mbas ngjarjeve që ndodhen në Arberi në atë periudhë këta njerëz që shikoni në foto erdhën në Greqi të rraskapitur e te dërmuar nga reprezaljet dhe bastitjet që bëri Turku që u ka marrë ç’do gjë që kishin. Udhëtimi i tyre drejt vendeve të cilat nuk kanë qenë të pushtura nga Turku sigurisht duhet të ketë qenë i vështirë dhe robat që vishnin u grisen e u shqepen. Populli Grek veproi ashtu si veproi edhe me disa të tjerë në vitin 1991 i pranoi u dha truall ushqim dhe rroba të reja. Se nuk ja lejonte ndërgjegjja ti linte në atë gjendje. Ndryshimi i këtyre në foto nga ata të 91 është se këta u treguan mirënjohës dhe jo bukeshkeles dhe kur erdhi koha kontibuan fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Greqisë. Emrat e tyre jane të shkruara me shkronja të arta në historinë e Greqisë. Nga këta njerëz duhet të marrin shembull disa si Grek dhe Shqiptar, se këta Turkun e njohën si armik dhe nuk e pranojnë kurrë për mik

  9. Messerschmidt says:

    dhe tani qe nje i huaj u nxorri te zeze mbi te barrdhe qe shqiptaret jane autoktone haleve gjakdhjere nuk i mbyllet ajo ahel goje …yyyyyyyyyyyyyyytttttttttttt edepzezi populli

  10. Spartakos Thrakiotis says:

    Arvanitasit kanë shkuar në Greqi nga shekulli i 13 deri në shekullin e 16 dhe në shekullin e 18, nuk janë vendas dhe këtë e pohojnë dhe ata vetë. Ajo që ka rëndësi është se po tu thoni se janë shqiptarë ata do të përgjigjen se nuk kanë asnjë lidhje me me Arnautet. Nuk kuptojnë gegërishten dhe në dialektin tosk duhet tu flasësh ngadalë.
    Hale je ti qe ofendon të tjerët. Ndërsa ky popull i nderon me titujt më të lartë të nderit ata dhe nuk e ka mohuar kurrë origjinën dhe gjuhën e tyre. Dhe mos nxirr pretendime si pse nuk u lejohet të shkruajnë Shqip e shumë të tjera. Se vet ata nuk e kanë dashur dhe nuk e duan latinishten, por vazhdojnë ta shkruajnë gjuhën e te parve të tyre me të njëjtat shkronja që shkruanin para se të shkruhej shqipja.

  11. Aresyeja says:

    Te nderuar autor dhe lexues,
    eshte e nevojeshme te mos perziejm faktin se cfare do te thote autokton dhe cfare eshte veshje e nje populli te caktuar.
    Per faktin se dikush eshte pozuar me veshje te krahinave shqipetare ne nje vend te huaj (Greqi) nuk do te thote se kemi te bejme me banore autoktone shqipetare te atij vendi ( Greqise ).
    Nje shembull kuptimplote: Ne vitin 1809 poeti i njohur Englez Lord Byron qe vizitoi ne ato vite perandorine Osmane dhe pikerisht Janinen, midis te tjerave ka nje pikture te njohur me veshje shqipetare. Ata qe nuk e dine kur e shohin kete pikture e kuptojne se veshjet Shqipetare terhiqnin vemendjen e evropianeve dhe jo ato Greke.
    Sefundi , njihet historikisht fakti se Armatolet (Arvanitasit) ne luften per pamvaresi te Grekeve kunder Turqise ( 1821-1832 ) kane qene nje faktor i rendesishem ne krijimin e shtetit te pamvarur Grek. Mos te harrojme se Arvanitasit kishin origjine shqipetare porese ishin te Greqizuar, pra nuk ishin shqipetare te mirefillte. Fatkeqesisht ne mediat e ndryshme te vendit tone botohen artikuj te ndryshem qe marrin persiper te shpjegojne se keta jane shqipetare, prandaj kemi te bejme me toke shqipetare dhe anasjelltas dhe per Greqine , per ata qe pretendojne se minoriteti Grek ne Shqiperi jeton ne tokat qe i perkasin Greqise etj, etj.etj.
    Jemi vende fqinje qe kemi marre dhe kemi dhene ne fusha te ndryshme si ajo folklorike, tradita etj etj. Pra shipetaret dhe greket historikisht kane jetuar me njeri tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje