DOSSIER/ Ish-shefi i Zbulimit: Palestinezëve ua jepte kiminë Behar Zhurda, që u bë shoqërues i Enverit, kurse topografinë, Adem Çopani, këshilltar i Mehmetit dhe Adil Çarçanit…

Nga Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon dëshminë e rrallë të ish-ushtarakut të lartë, nënkolonelit në pension, Gani Elezi, një nga oficerët e detashmentit të Zbulimit në Zall-Herr të Tiranës, i cili në ’71-in, për gjashtë muaj me rradhë stërviti një grup palestinezësh të Al-Fatahut. Cilat ishin stërvitjet prioritare që i’u nënshtruan arabët dhe përse ata kërkonin që përgatija e tyre të përqëndrohej në luftën guerilje në qytete, lëndët plasëse dhe veprimet kundër helikopterëve…?!

Aty nga fillimi i viteve ’70-të, në një nga librat e tij, të titulluar “Imperializmi dhe Revolucioni”, të cilin ish-diktatori komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, dhe propaganda e regjimit të asaj kohe e konsideronin si një nga kryeveprat e tij, midis të tjerash, shkruhej: “Revolucioni botëror tashmë nuk është vetëm një aspiratë e popujve të shtypur, por një problem evident i shtruar për zgjidhje”. Në këtë kontekst, nisur dhe nga deliri që kishte përfshirë Enver Hoxhën asokohe, (i cili pas prishjes me Kinën, pretendonte të ishte udhëheqësi i vetëm marksist-leninist i proletariatit botëror) udhëheqja e lartë komuniste e PPSH-së, dha viston dhe nisi të pranonte në Shqipëri shumë delegacione, individë e grupe të ndryshme nga të pesë kontinentet e botës, të cilët i konsideronte miq, marksistë-leninistë dhe revolucionarë që luftonin për triumfin e Revolucionit Botëror. Një pjesë e këtyre grupeve që përfaqësonin krahun politik të partive komuniste me të cilat ishte lidhur PPSH-ja, vinin në Shqipëri në raste kongresesh të PPSH-së, apo dhe për pushime në vilat e udhëheqjes, ndërsa grupe të tjera që përfaqësonin krahun ushtarak të partive të tyre, vinin këtu për t’u stërvitur ushtarakisht. Në këtë kuadër, pak vite më parë, me propozim të Enver Hoxhës dhe vendim të Byrosë Politike, udhëheqja e lartë shqiptare kishte çelur një fond të veçantë në valutë (me miliona dollarë), që quhej “Fondi i Solidaritetit”, i cili ishte destinuar për të ndihmuar e financuar këto parti dhe grupe të ndryshme, shumë prej të cilave ishin fantazma. Një nga ato grupe të krahut ushtarak që erdhën në Shqipëri asokohe, ishte dhe ai i 30 palestinezëve të Al-Fataut, të cilët në janarin e 1971-in, për gjashtë muaj me rradhë u stërvitën pranë detashmentit të Zbulimit në Zall-Herr të Tiranës, që asokohe përbënte një prej reparteve elitë të Ushtrisë Shqiptare. Lidhur me këtë, dëshmon ekskluzivisht për Memorie.al, ish-ushtaraku i lartë dhe nënkoloneli në pension, Gani Elezi, njëri nga oficerët e atij reparti special që u ngarkua me stërvitjen dhe drejtimin e atij grupi palestinezësh.

vijon nga numri i kaluar 

 Zoti Elezi, po në lëndët e tjera si Kimia apo Topografia, kush ishin oficerët që jepnin mësim me grupin e palestinezëve?

Lëndën e Kimisë e jepte Behar Zhurda, i cili më vonë u bë shoqëriesi kryesor i Enver Hoxhës, ndërsa Topografinë e jepte Adem Çopani, i cili më pas shërbeu si këshilltar ushtarak i kryeministrave Mehmet Shehu e Adil Çarçani, e deri tek Presidenti Sali Berisha. (Në 1997, Çopani shërbeu disa muaj edhe në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm)

 A ishin korrekt palestinezët gjatë stërvitjes?

Jo vetëm që ishin mjaft korrekt, por nuk e teproj po t’ju them se ata e konsideronin të shenjtë stërvitjen që bënin. Për t’jua ilustruar këtë që gjë, po ju them se në rast të ndonjë thyerje disipline, apo moszbatim rregulli, masa më e rëndë ndëshkimore që u jepte atyre kryetari i grupit, Jasini, ishte përjashtimi një ditë nga stërvitja. Kur e mësova unë një gjë të tillë, i sugjerova Jasinit që të mos e aplikonte më atë masë. Por si të gjithë grupet e tilla dhe ata kishin mosmarrëveshjet dhe kontradiktat e tyre për pozicionin dhe të ardhmen. Kjo bëhej më e dukshme në raportet që kishin djemtë e ardhur nga rradhët e luftëtarëve të Al-Fataut, dhe atyre që kishin ardhur nga vendet perendimore, të cilët kishin arsim e përgatitje më të lartë dhe që mund të zinin vend e pozita më të favorshme në strukturat e ardhshme politike e ushtarake të shtetit të tyre. Një gjë të tillë mua ma shprehu vetë njëri prej tyre, i quajtur, Aby Tarek. Ai vetë vinte nga grupet e luftëtarëve të Al-Fataut, por kishte të dhëna të tjera dhe lidhje që e vinin në grupin e të preferuarëve.

 Pas mbarimit të stërvitjes, me çfarë merreshin ata, si e kalonin kohën e lirë dhe a u lejohej të dilnin në qytet?

Pas mbarimit të stërvitjes, ata vazhdonin orarin e veprimeve sipas programit, duke studiuar në klasën e ngritur apostafat për ta etj. Në qytet ata dilnin vetëm të dielave me liridalje dhe në të gjitha rastet isha i ngarkuar unë që t’i shoqëroja. Natyrisht, ata shpërndaheshin në grupe të vogla kur dilnin në qytetin e Tiranës, por dhe gjatë asaj kohe çdo gjë bëhej në mënyrë të organizuar. Ne i dërguam edhe për vizita të ndryshme në qytetet e Shkodrës, Gjirokastrës, Beratit etj, ku ata mbetën mjaft të kënaqur.

 Me çfarë uniformash dilin ata në qytet?

Veç kushteve të tjera, Ministria e Mbrojtjes me anë të Puntorisë Ushtarake në Tiranë, i paisi të gjithë pjestarët e grupit me uniforma civile (kostume doku, këmisha dhe këpucë) të cilat ata i vishin kur dilnin me liri-dalje në qytet.

 Sa zgjati stërvitja e tyre dhe me çfarë rezultatesh dolën ata?

Stërvitja e tyre që u zhvillua mjaft intensive, zgjati plot 6 muaj, (janar-qershor 1971) aq sa ishte planifikuar dhe në përfundim, ata arritën një shkallë tepër të lartë perfeksionimi, njëlloj si niveli dy vjeçar i Shkollës së Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” në Tiranë. Kjo gjë lidhej jo më shumë me përgatijen tonë si kuadër mësimëdhënës, se sa me kërkesat e përkushtimin e tyre. Ata ishin tepër të dhënë pas stërvitjes dhe bënin shumë pyetje, gjë që tregonte interesin e tyre të madh për stërvitjen. Kjo lidhej dhe me faktin se një pjsë e tyre, si Abu Tarek Mahmut, vinin direkt nga veprimet e aksionet luftarake, dhe pas çdo pyetje të tyre, fshihej një situatë konkrete që ata kishin kaluar.

 Në përfundim të stërvitjes, a u morën në provim ata, siç bëhej zakonisht me shkollat dhe kurset ushtarake në atë kohë?

Në përfundim të procesit gjshtë mujor të stërvitjes, ne nuk organizuam provime, por stërvitje përmbledhëse me teste dhe demonstrime të ndryshme ku ata dolën mjaft mirë. Unë dhe kolegët e mij mbetëm mjaft të kënaqur për shkallën e përgatitjes së tyre.

 Gjatë asaj periudhe gjashtë mujore që ata u stërvitën me ju në Zall-Herr, a interesohej për ecurionë e tyre ndonjë udhëheqës politik apo ushtarak nga qëndra e tyre në Palestinë?

Në një rast aty tek ne në Zall-Herr, i shoqëruar nga një përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes, erdhi një nga udhëheqësit e tyre politik, të Al-Fataut, krahu politik i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, që udhëhiqej nga Jaser Arafati. Bisedimet me të u zhvilluan në zyrën e komandantit të njësisë sonë dhe ai u interesua gjerë e gjatë për të gjithë pjestarët e grupit dhe ecurinë e tyre në stërvitje. Pas kësaj ai u largua duke na falënderuar për gjithshka që ne kishim bërë për ta.

 Si e kujton përfundimin e procesit stërvitor dhe ndarjen me grupin e palestinezëve?

Në mbyllje të procesit stërvitor, ne organizuam një drekë aty në mjediset e repartit, ku dy drejtuesit e grupit, Jasini dhe Zijati, por dhe të gjithë pjestarët e tjerë, na falenderuan për gjithshka që ne kishim bërë për ta. Shumë prej tyre na thonin se do të gjenin mundësitë për t’u takuar përsëri me ne. Më kujtohet se një nga drejtuesit e grupit, në shenjë falënderimi, tha se kur të shkonin në vëndin e tyre, një nga stërvitjet do e kodonin: “Kumandam Ganiu”, ashtu siç më thërrisnin ata mua. Më pas ne u ndamë me ta, dhe, me një autobus të Ministrisë së Mbrojtjes, ata udhëtuan në drejtim të Rinasit, duke u larguar nga Shqipëria. Ne nuk na u tha gjë se për ku do të shkopnin, por me sa dëgjuam, ata udhëtuan ose për në Itali, ose për në Egjipt.

 Përveç atij grupi, a erdhën më në Zall-Herr grupe të tjera për t’u stërvitur dhe gjatë karrierës suaj ushtarake, a keni pasur rast të stërvisni grupe të tjera të huaja në reparte të tjera ku keni shërbyer?

 Jo, ai ishte grupi i parë dhe i fundit që erdhi tek ne në Zall-Herr, flas për atë periudhë që kam shërbyer unë atje. Unë personalisht nuk kam pasur rastin të drejtoj stërvitje me grupe të tjera të huaja, por kolegë të mij, janë marrë me ta në reparte të tjera si në Tiranë edhe në rrethe të tjera të vëndit. P.sh. di që në ato vite janë stërvitur në një repart të rrethit të Shkodrës e Korçës, edhe disa grupe të tjera nga Indonezia, Afrika dhe Amerika Latine.

Dëshmia e ish-ushtarakut të lartë për udhëheqësin palestinez

 “Një nga krerët e Al-Fataut, në stërvitjen e Ushtrisë Shqiptare”  

 Në intervistën e tij ekskluzive për Memorie.al, ish-ushtaraku i lartë, nënkoloneli në pension, Gani Elezi, i cili në fillimin e viteve ’70-të, komandonte një kompani të detashmentit të Zbulimit në Zall-Herr të Tiranës, rrëfen edhe arsyen e vërtetë se pse grupi i 30 palestinezëve të Al-Fataut, erdhën për t’u stërvitur në Shqipëri. Sipas Elezit, gjatë një stërvitje të madhe që po kryente në atë kohë detashmenti i Zbulimit,(pas vitit 1968-kur Shqipëria doli edhe de jure nga Traktati i Varshavës, Ushtria Shqiptare zhvillonte stërvitje të mëdha për të demonstruar forcën e saj. Shënimi ynë), aty asistonte dhe një delegacion palestinez, i kryesuar nga Shefi i Marrëdhënieve me Jashtë të Al-Fataut, krahu politik i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, që udhëhiqej nga Jaser Arafati. Gjatë asaj stërvitje  ai mbeti i mahnitur nga shkalla e lartë e niveli i përgatijes luftarake të trupave tonë të Zbulimit, dhe në bisedimet që ai pati me autoritetet e larta shqiptare, u kërkoi atyre që të shikohej mundësia që një grup luftëtarësh palestinezë, të vinin dhe të stërviteshin në Shqipëri. Kërkesa e tij u pranua menjëherë nga udhëheqja e lartë shqiptare, e cila mbështeste luftën e Organizatës për Çlirimin e Palestinës, duke e konsideruar atë luftë të drejtë për çlirimin e tokave të pushtuara nga Izraeli. Kështu u bë e mundur që grupi prej 30 palestinezësh, erdhi dhe u stërvit për gjashtë muaj me rradhë aty në repartin tonë të Zall-Herrit, i cili ishte një repart special elitë e Ushtrisë Shqiptare”.

Ish-ushtaraku: “Letrat që më vinin më pas nga palestinezët, nuk m’i jepnin”

 Ish-ushtaraku i lartë, nënkoloneli në pension, Gani Elezi, i cili në vitin 1971, për gjashtë muaj mëe rradhë drejtoi stërvitjen e një grupi palestinezësh të Al-Fataut, rrëfen edhe për marrëdhëniet e tij të mëvonëshme me disa prej pjestarëve të atij grupi. Lidhur me këtë, Elezi dëshmon: “Gjatë atyre gjashtë muajve që grupi i palestinezëve u stërvit në repartin tonë, ne krijuam marrëdhënie miqësore me ta, gjë e cila u reflektua edhe gjatë ndarjes, ku ata nuk dinin si të na falënderonin. Madje këtë respekt që krijuan për ne, ata e shprehën edhe me letrat që dërgonin disa vjet pasi ishin larguar nga Shqipëria. Letrat e tyre ne nuk na ranë kurrë në dorë, (pasi sipas rregullave të asaj kohe, nuk na i jepnin) por atë gjë mua ma tha në koifidencë, vetë Shefi i Zbulimit të Ushtrisë, Andon Sheti, për të cilin ruaj kujtimet më të mira. Nga letrat e tyre, mua më ra në dorë vetëm një, të cilën ma dha Pavllo Vangjeli, një koleg dhe shok i imi në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai që e dërgonte atë letër, ishte një nga 30 palestinezët që ishin stërvitur me ne në Zall-Herr dhe letra vinte nga Siria. Pothuaj e gjithë letra ishte e mbushur me falenderime për mua dhe dhe asgjë tjetër nuk thuhej aty. Unë nuk e mësova kurrë fatin e tyre se ç’u bë me ta dhe ku përfunduan ata pas largimit nga Shqipëria, apo sa u vlejti stërvitja që bënë me ne. Pas viteve ‘90-të, kam marrë kontakte me ambasadën e Palestinës në Tiranë, por nuk kam mundur të lidhem me asnjë nga ata 30 palestinezët që patëm rastin t’i stërvisnim në vitin 1971 në repartin e Zall-Herrit”. (Memorie.al)

 

21 komente në “DOSSIER/ Ish-shefi i Zbulimit: Palestinezëve ua jepte kiminë Behar Zhurda, që u bë shoqërues i Enverit, kurse topografinë, Adem Çopani, këshilltar i Mehmetit dhe Adil Çarçanit…”

  1. Loni says:

    Pse permendni emra? Kjo eshte jo normale….si cdo gje ne vendin tone….

    1. Revizori says:

      Ore, hiqjani arkivat nga dora ketij gomarit, sepse Kaloçi nuk ka inteligjencen e nevojshme per kete pune.
      AI eshte vetem nje katunar qe ka rene ne vendin e gabuar. Njesoj si Berisha, qe kur u be president, ose kryeminister, e drejtoi Shqiperine si kryeplak fshati.
      Kaq e ka kapacitetin. Shikojeni Berishen kur ben debat. Merret me thashetheme fshati.
      Edhe ky Kaloçi, nxjerr gjera te paperpunuara nga goja, sikur eshte tek kafja e fshatit.

  2. demo says:

    Sot Ambasadori i Palestines deklaron:-Kosova eshte Serbi.Ka bese e fe jevgu Harabise.Kalova lumin,te dhjefsha kalin..Rrofte Izraeli.Rrofte populli heroik cifut!

    1. Shpetimi Debatik says:

      Ne gop demo, pak e ke…

  3. Doda says:

    Rrespekte per kta oficer te superpregatitur te ish ushtris SHQIPTARE , ishte koha kur kishim shtet me plot kuptimin e fjales , shtetin e bejn atdhetaret nuk bejn dot shtet antishqiptaret as tradhtaret e kti vendi as alabaket .
    .

  4. Doda says:

    Rrespekte per kta oficer te superpregatitur te ish ushtris SHQIPTARE , ishte koha kur kishim shtet , me plot kuptimin e fjales , shtetin e bejn atdhetaret nuk bejn dot shtet antishqiptaret as tradhtaret e kti vendi as alabaket .
    .

  5. 17nentori says:

    Ikni se na hapet barkun me keto dosiera. Ky grup palestinezesh la nam terroristesh shume te keqinj ato vite… dhe ju i nxirrni te gjitha te palarat si demek keshtu dhe ashtu… dhe harroni (ose beni) te tregoni se c’punuan keta lloj terroristesh ne lojerat olimpike ne Munich … vetem 1 vit pas ketyre stervitjeve qe keni zbuluar juve.

  6. Feniks says:

    Nga te gjitha sa thote Ganiu,harron te sqaroje se ai Adem Copani,qe u be me pas keshilltar i Berishes president,u emerua prej tij per besnikeri Shef i Shtabit te pergjithshem,qe hartoi planin per sulmin kunder popullsise se Jugut te Shqiperise ne 97-ten dhe sot jeton ne SHBA!

  7. Jep says:

    Hajde gazetari, merrni me ceshtjen te Para 40 vjeteve, po sa arm shqiptare Jan shitur e sa kan vrar gjat ktyre 30 vjet “demokraci”, si permed dot gazetar kaloshi, se ja presin bilen dhe ja lidhin ne qafe.

    1. Miti says:

      O Gani, se mos kane dale ne lajme ne 1972 me rastin e Lojrave Olimpike te Mynihut keta « djemte e mire » palestineze?
      Gjithsesi keta vulehumburit palestineze nuk e njohin Kosoven. A thua na plasi trapi ne qe nuk e njeh nje shtet inekzistent si Palestina.
      Te pakten Kosova edhe pse jo antare e OKB-se ka nje shtet te vetin.

  8. Albana says:

    Nderkohe, palestinezet e stervitur nga vendet e mbyllura siç ishte Shqiperia, projektonin atentate kunder hebrenjeve. Por kjo nuk i duhej regjimit barbar shqiptar, nuk donte te dinte se perse vinin nga nje vend i larget per stervitje. Se syte ia mbyllte thesi me dollare qe i jepej regjimit nga prijes luftarake qe jetonin në Paris apo Athine.
    Te mos harrojme atentatin e Munich ne RFGJ viti 72.
    Ja pse pergatiteshin arabët ne Zall-Herr. E pastaj krenohemi qe kemi ndihmuar hebrenjtë!
    Turp!

  9. Pokeristi says:

    S’karendesi sa vjet kane kaluar.
    Rendesi ka qe diktatori yne kriminel pregatiste teroriste nga vende te ndryshme te botes. Arsye kjo per te perkedhelur paranojat absurde te tij,si udheheqes I proletariatit boteror.

    1. Samiu says:

      Palestinezet ishin ne lufte me Izraelitet dhe pergatitja e tyre per te luftuar mund te jete edhe e justifikuar…POOOOOOOOR, ne vazhdim te logjikes tende…. pse SHBA dhe vendet e tjera demokratike pergatisnin shqiptare qe kishin bashkepunuar me pushtuesit fashiste e naziste per akte terroriste ne Shqiperi dhe i fusnin nga toka apo ajri ne Shqiperi?….Te mos flasim pastaj per pergatitjen e talebaneve qe ishin terroriste te paster….

  10. al fatah says:

    Na e keni treguar njs dhjete here kete histori z. Gani. E ke ha meraku sot se ju paskeni trajnuar palestinezet e Al Fatahut para 50 vitesh?!

  11. Socialisti jo rilindas says:

    Kaluçin tek arkivat e ka len Ed Rama me qellim , nuk e hek dot njeri po nuk ja qit aneten kryekarit rilindjes me tuta kom miu , ati alabaku ordiner. Se esht bo me keq se saliu , okem nga shiu ram ne bresher. Pun zorraxhinjsh alabak qe nuk kan qen te zot te bejn familje , dun me bo shtet hec e gjeje po deshe , me ket popull komplet te marr fund mir bojn.

  12. Socialisti jo rilindas says:

    Kaluçin tek arkivat e ka len Ed Rama me qellim , nuk e hek dot njeri po nuk ja qit aneten kryekarit rilindjes me tuta kom miu , ati alabaku ordiner. Se esht bo me keq se saliu , hikem nga shiu ram ne bresher. Pun zorraxhinjsh alabak qe nuk kan qen te zot te bejn familje , dun me bo shtet , hec e gjeje po deshe , me ket popull komplet te marr fund mir bojn.

  13. Ndue Sanaj says:

    Adem Copani nuk mund te kete dhene lenden e topografise, se ai ka perfunduar studimet e larta ushtarake per kunderzbulim.

    1. Rebel says:

      Adem Copani ishte kembesror dhe ishte injorant per topografine!

    2. Rebel says:

      Adem Copani ishte kembesror dhe ishte injorant per topografine!

  14. T.Voda says:

    — GANI Elezi ka qene nje nder oficeret me te afte te ish Ushris Popullore te Shqiperis… Zotronte njohuri e kulture me te gjere se sa ajo ushtarake , i afte per shume pozicione , jo vetem ne ushtri… Ai tregon me modesti per kohe qe ka punuar me kontigjente te kesaj natyre qe mund te kene ardhur edhe para viteve 70 , me n/grupe edhe me te vogla.
    — Keshtu , ne fund te vitit 1967 , ne Korpusin e Burrelit ka qene nje grup i vogel [thoshin se ishin Kongolez] .
    Po keshtu , Adem Copani , ne mesin e viteve 70 ka qene shefii i shtabit te Korpusit Bregdetar. Aftesite e tij per ti dhene mesim Topografije nje grupi t e tille as qe viheshin ne diskutim. Per aq sa kane patur nevoje ata, mund tu jepte mesim edhe nje oficer i nje rangu me te ulet.
    –Pershendetje Tomor Voda — NY.

  15. T.Voda says:

    — GANI Elezi ka qene nje nder oficeret me te afte te ish Ushris Popullore te Shqiperis… Zotronte njohuri e kulture me te gjere se sa ajo ushtarake , i afte per shume pozicione , jo vetem ne ushtri… Ai tregon me modesti per kohe qe ka punuar me kontigjente te kesaj natyre, qe mund te kene ardhur edhe para viteve 70 , me n/grupe edhe me te vogla.
    — Keshtu , ne fund te vitit 1967 , ne Korpusin e Burrelit ka qene nje grup i vogel [thoshin se ishin Kongolez] .
    Po keshtu , Adem Copani , ne mesin e viteve 70 ka qene shefii i shtabit te Korpusit Bregdetar. Aftesite e tij per ti dhene mesim Topografije nje grupi te tille as qe viheshin ne diskutim. Per aq sa kane patur nevoje ata, mund tu jepte mesim edhe nje oficer i nje rangu me te ulet.
    –Pershendetje Tomor Voda — NY.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *