Beteja e Ilir Metës për të “çdekretuar”, Gjykatën Kushtetuese

Nga Mero Baze

Presidenti ka nisur një betejë të re, në dukje procedurale, për të sabotuar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Ai ka refuzuar të dekretojë si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, njërin nga kandidatët të renditur sipas Kushtetutës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duke ngritur pretendime absurde se e ka pezulluar procedurën dhe afatet kushtetuese dhe se do të emërojë kandidatin e tij pasi të plotësojë më parë vakancën Kuvendi. 

Pra Presidenti ka “vendosur” atë që është e pamendueshme: të ndalojë zbatimin e Kushtetutës dhe të afateve që ajo e urdhëron për të vepruar.

Refuzimi në dukje procedurial i Presidentit, në të vërtetë është një skemë e pastër, e përsëritjes së precedentit të “çdekretimit” që Ilir Meta përdori për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Duke qenë se pas refuzimit të tij, sipas Kushtetutës, automatikisht është e zgjedhur kandidatja e renditur e para sipas renditjes të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pra gjyqtarja Arta Vorpsi, Ilir Meta do të përpiqet të zhvlerësojë zbatimin e ligjit nga Kuvendi, duke bërë lojra fjalësh me radhën e plotësimit të vakancave.

Sipas Kushtetutës, kompetencën për shpalljen e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese e realizojnë sipas radhës Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë. Ilir Meta ka shpallur vakancën që i takon Presidentit, dhe nuk është më ai që dikton radhën e plotësimit të vakancave, por Kushtetuta. 

Afati kushtetues i tij për të vendosur përfundon sot pas 30 ditësh, dhe meqë ai nuk e ka emëruar vetë anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, është vetë Kushtetuta që e parashikon të emëruar të parën e renditur nga KED.

Të gjitha lojrat e tjera të tij, rreth radhës që duhet të ndiqet për plotësimin e vakancave, duke u përpjekur në marrëzinë e tij për të argumentuar në mënyrë absurde antikushtetuese se këtë radhë na e përcaktoka Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, janë manovra të tij për të bllokuar formimin e Gjykatës dhe për të prodhuar akte juridike të çmendura si çdekretimi i zgjedhjeve, duke mos njohur anëtarët që zgjidhen në rrugë ligjore.

Ajo që duket në horizont është se Ilir Meta mund të prodhojë ndonjë “çdekret” për emërimin e gjyqtares që mbushi vakancën e Presidentit, për ta futur në një spirale pa fund ngritjen e Gjykatës.

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese është hapi vendimtar që rikthen në normalitet krizën institucionale në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese është në pritje për të konfirmuar fatin e Presidentit Ilir Meta, dhe për të krijuar garanci që vendi mund të hyjë në zgjedhje, pas çmendurisë që Presidenti bëri me zgjedhjet e 30 Qershorit.

Beteja e Ilir Metës për të krijuar kurthe proceduriale të shpikura kundër logjikës kushtetuese, në të vërtetë është një përsëritje  e skemës së 30 Qershorit, të çdekretimit të zgjedhjeve për ta mbajtur vendin në krizë të përhershme kushtetuese, dhe për t’i mbijetuar shkarkimit të tij.

 

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Beteja e Ilir Metës për të “çdekretuar”, Gjykatën Kushtetuese”

  1. Oparaku says:

    Po me kushtetute nuk paska lene asnje rruge dalje per te kapercyer keto lloj pengesash,Apo nuk jane parashıkuar rastete cmendurıse se presıdentıt,

  2. Rr. B. Gramshi says:

    Sikurse edhe nje mase preventivuese ne te armen per alibi qe gjithcka eshte hakmarje per qendrimet e tij te meparshme.

  3. bureto says:

    E di fundin e vet, nuk ka se ç’humbet më. Këto janë përpëlitjet e fundit! Gjykata Kushtetuese, ajo që ai me mendje të ndërkallur reket ta shtyjë sa të mundë, do të jetë ajo që do t’i vëjë vulën shkarkimit të tij të turpshëm, të paprecedent për vendin në këto 30 vjet.

    1. joni says:

      kjo do te thote te mbahesh per lesh te kokes.Bravo Mero.

  4. malsori says:

    Ky eshte palaco,kriminel njesoj si Sali Lugati.SPAK-u do ti qeroj nga faqia e dheut keta qelbesira.Malsori.Boston.

  5. Maverick says:

    Përgatisni këmishën e forcës për këtë vemje!!!

  6. Drejtesi says:

    Plehra ER vuri president kriminelin IM. Kjo politike antishqiptare kerkon te rrije ne pushtet me cdo kusht duke shkaterruar drejtesine. Po uroj te kete Zot.

  7. Timi says:

    Edhe ky kurva nga katunet e Skraparit bon pordha dhe moral…te dhjet fare kir permend kushtetuten. Ky piss qe la name duke shkelur kushtetuten sa here qeveria ben ndonje pune. Jo vetem qe dihet sgkarkiar por te futet ne burg perketo shkelje idiotske.

  8. xhulio says:

    Ka kohe qe ky eshte i diagnostikuar me Halicinacione hepatike insuficense, qe do te thote , maredhenie nderpersonale te paqendrueshme, ose e thene shqip, çrregullime te personalitetit ne maredhenie me te tjeret. I duket sikur po luan borxhliun, te jap me jep, se e tille ka qene jeta e tij ne politike ku vuri pasuri me djerse bashke me te shoqen, ku bashke qajne per hallet e popullit, sidomos asaj pjese qe i ka mbetur dhe i shkojne pas.

  9. dhembeli says:

    E mbani mend kur Edi Rama (kuvendi) zgjodhi Liken per president ? …Tha : “-Nuk kemi tjeter me te mire qe te perfaqesoi opoziten”
    Tani , mendoni vete se c’ka hequr Edi me kete kater vjet me radhe ne bashke qeverisje…
    E ka lene te telendiset dhe t’a njohin kush eshte Likja I vertete….(per ata qe nuk e kane njohur).

  10. Avokati says:

    o like shko dhe konsultohu njeher me Tan leprin se bon vaki te jep ndonje mendje me te hajrit se ti vet ke mor fund

  11. Avokati says:

    o like shko dhe konsultohu me Tan leprin

  12. Kumona says:

    Mos du het kontrolluar nga mendja Meta.Ka ardhur koha.KUMONA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *