FOTOT: Ferrari prezanton Romën, perlën e pestë për këtë vit

14 Nëntor 2019, 11:22Lifestyle TEMA
FOTOT: Ferrari prezanton Romën, perlën e pestë për

Ferrari Roma. Ky është emri i modelit të pestë që marka e famshme italiane ka prezantuar në këtë vit intensiv 2019, pas F8 Tributo, F8 Spider, SF90 Stradale dhe 812 GTS.

Makina e re ka marrë emrin e Qytetit të Përjetshëm në një homazh për jetën e bukur dhe esencën e kulturës italiane.

“Xhevahiri” i ri ka vetëm dy vende, është 4,65 metra i gjatë, 1,97 i gjerë dhe 1,30 i lartë, ndërkohë që peshon 1472 kg.

Motori V8 turbo është i vendosur përpara dhe ka 620 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale e Ferrari Roma është 320 km/h dhe nga 0 në 100 km/h arrin për 3,4 sekonda. Kambioja është automatike.

3 komente në “FOTOT: Ferrari prezanton Romën, perlën e pestë për këtë vit”

  1. Denis says:

    Dy fotot e para jane Aston Martin o “gazetar” idiot. E ke dhe te shkruar te cepi i majte i fotos pale.

  2. Creasy says:

    Lajmi per ferrari ne foto aston martin. njisha

  3. buj says:

    NUK KISHA PA NOJ HERE FERRARI GRI, I PASKA ARDH ORA DHE KTIJ ME DUKET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje