Mizat nën kësulën e presidentit Ilir Meta dhe çfarë do të bëjë Marsida Xhaferllari

14 Nëntor 2019, 11:04Blog TEMA
Mizat nën kësulën e presidentit Ilir Meta dhe çfarë

Marsida Xhaferllari

Nga Altin Ketro

Kur presidenti Ilir Meta dekretoi më datë 5 nëntor 2018 zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, ai nuk lajmëroi ndonjë konferencë të jashtëzakonshme shtypi për të sqaruar se përse vendosi atë datë. Afërmendsh që s’kishte nevojë për të tillë, sepse ai ishte dekret brenda normave kushtetues që nuk kërkonte justifikime.

Por më datë 8 qershor 2019, kur presidenti Meta zhdekretoi zgjedhjet e 30 qershorit, duke i dekretuar për më datë 13 tetor, ai mbajti një konferencë të jashtëzakonshme shtypi për të justifikuar vendimin e marrë, duke qenë i ashpër e plot tension në çdo përgjigje të tij.

Kur presidenti Ilir Meta dekretoi më datë 16 tetor 2019 emërimin e zotit Besnik Muçi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ai nuk lajmëroi ndonjë konferencë të jashtëzakonshme shtypi për të sqaruar se përse përzgjodhi atë emër. Afërmendsh që s’kishte nevojë për të tillë, sepse ai ishte dekret brenda normave kushtetues që nuk kërkonte justifikime.

Por më datë 13 nëntor 2019, kur presidenti Meta dekretoi zonjën Marsida Xhaferllari si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, ai mbajti një konferencë të jashtëzakonshme shtypi për të justifikuar vendimin e marrë, duke qenë i ashpër e plot tension në çdo përgjigje të tij.

Nuk po zgjatem me krahasime të tjera sepse më mjaftojnë edhe këto dy raste për të kuptuar se sa herë presidenti Meta ka qenë konform ligjit, ai nuk ka pasur nevojë të sqarojë gjerë e gjatë vendimmarrjen e tij. Ama, sa herë e ka ditur që vendimet e tij të shprehura me dekret kanë qenë në shkelje të ligjit, ai e ka pasur të nevojshme që të dalë në konferencë shtypi për të ngritur alibinë e tij.

Këto veprime kameleoneske i bën vetëm dikush që e ka mizën nën kësulë dhe i djeg fort ajo firmë që hedh. Siç dihet presidenti është nën hetim parlamentar për shkelje ligjore që lidhen me zgjedhjet vendore. Duke ndjerë rrezikun e shkarkimit ai s’po tutet më që të hyjë në aventura të reja antiligjore.

Në rastin e zonjën Xhaferllari, nuk po hyj në aspektet teknike siç ishte renditja e saj në vend të katërt kur ligji thotë se përzgjidhen tri të parët e listës. As faktin që presidenti e tejkaloi afatin ligjor të 30 ditëve. Edhe sikur kjo zonjë të ishte renditur e para në listë me 100 pikë, mua më mjafton fakti që ajo është bashkëjetuese e një politikani të lartë të opozitës, për ta bërë të papranueshëm emrin e saj.

Çdokush e di që Enkelejd Alibeaj, së bashku me Gazmend Bardhin dhe Oerd Bylykbashin, janë treshja juriste në PD-së që anatemojnë çdo vendimmarje të mazhorancës Ata janë angazhuar që sapo të formohet Gjykata Kushtetuese do dërgojnë atje të gjitha ligjet që kjo mazhorancë ka miratuar gjatë këtyre viteve.

Le ta heqim për një çast faktin e dekretimin të zonjën Xhaferllari si antiligjor apo si një strategji presidenciale për ta zvarritur procesin e ngritjes së kësaj gjykate. Le ta marrim të mirëqenë sikur ajo ishte e para në renditje dhe presidenti e përzgjodhi konform ligjit.

Atëherë, nga një anë kemi Enkelejd Alibeajn i cili formulon në emër të Partisë Demokratike një akt-padi në Gjykatën Kushtetuese për një ligj të caktuar dhe nga ana tjetër kemi bashkëjetuesen e tij në atë gjykatë si pjesë e trupit gjykues.

Rasti mund të duket qesharak, ku nga një anë do na duhet t’i kërkojmë Alibejat një deklaratë që nuk është ai formulues i akt-padisë, ose do i duhet zonjës Xhaferllari të tërhiqet si pjesë e trupës duke thënë se ka konflikt interesi.

Po mirë, a mjafton që një deklaratë e Alibeajt të vërtetojë se ai nuk ka gisht në formulimin e akt-padisë? Absolutisht që jo. Si e tillë, i bie që zonja Xhaferllari të tërhiqet nga trupa e gjykatës sa herë do të ketë akt-padi nga PD-ja. Po nëse votimi në gjykatë rezulton 4 me 4, si i bëhet pastaj me votën e munguar të zonjës Xhaferllari?!

Pa e vënë në dyshim aspektin prefesional të kësaj zonje, ajo do të jetë gjithnjë e paragjykuar si syri dhe veshi i Partisë Demokratike në Gjykatën Kushtetuese. Futja e familjarëve të politikës në nivelet e larta të drejtësisë, zbeh pritshmëritë e publikut për këto organe. Gjykata Kushtetuese, ajo e Lartë dhe SPAK-u duhet të jenë absolutisht të imunizuara prej këtyre fenomeneve me bazë familjarë të eksponentëve të lartë të partive kryesore të skenës politike shqiptare.

Do të jenë në nderin e zonjës Xhaferllari që të refuzojë dekretin e presidentit Meta. Jo thjesht se ai dekret është në shkelje të ligjit, por se afërsia e saj me një politikan shumë aktiv të PD-së e kthen të pabesueshëm çdo vendim të saj. Integriteti i njeriut sprovohet gjithnjë në sfida të vështira. Dhe, ky është një rast i artë.

(TemA)

14 komente në “Mizat nën kësulën e presidentit Ilir Meta dhe çfarë do të bëjë Marsida Xhaferllari”

  1. ALTIN KETRO BYTHLEPIRES says:

    KUR TE KA KA FUTUR KARIN NE BYTH HEREN E FUNDIT MERO GELBAZA KELLIRA OSE SI E THRRET DOKTORI YMERI SE SI DUKET PASKE PJERDH NGA TRURI OR BYTHLEPIRES

    1. TORI says:

      ti kujton se jan te gjith lepires si ty o komentues me lart.alabak

      1. Dyrrahu says:

        Vertet eshte per t’u çmendur shqiptari normal dhe per t’u be agresiv shqiptari i çmendur me veprimet e Ilir Metes dhe me te gjithe mbeshtetesit e tyre.
        Kjo zonja e dekretuar nga Iliri duhet gjithsesi te refuzoje nje dekret jo kushtetues qe e fute ne Kushtetuese kete.
        Ajo e din qe ketu ka konflikt interesi dhe gjithashtu e din mire te kaluaren e saj korruptive.
        Nese tani nuk terhiqet vullnetarisht, ajo do te largohet turperisht. Pra le te zgjedh menyren qe te jetoje rahat me Alibejen.

    2. Maverick says:

      Ne mungese te argumentave, ja kush eshte reagimi i shpellareve te Shqupit.
      Prandaj ju vemje nuk do të vini ndonjehere ne pushtet.

    3. Mondi says:

      Kur ta futi ty krimineli I vicidolit dhe e gjithe bands e shpellareve te PD.Tashi do e hash akoma me fort,atje ne rec,se te ka marre malli aq shume se nuk te bejne syte drita te lexosh asnje rresht por doren e mendjen Tek vrima.Vdekje traces tende te qelbur.

  2. O z. Altin !, sipas teje ne se Xhaferllari jep doreheqjen menjehere Elibeu i jep divorcin kesaj zonje, pra ajo me mire te jete ne krvat me alibeun dhe te jete gjyqtare kushtetuesen se sa me asnje prej ketyre dy te mirave edhe ne kravat me alibeun edhe ne kolltukun kushtetues. A thote dot qorri nuk dua sy ?, ja pra qe krisma nuk ka patur edhe ne ka patur ato kane qene larg shume larg

    1. Mondi says:

      Si ta japi si mos ta japi ajo ishte e fundit ne liste dhe ka akoma problems me drejtesine.

  3. te theme diçka dhe une. says:

    Njerezit e mençur flasin e shkruajne fjale te mençura. Keshtu dhe Altin Ketro, ndersa ata qe jane veshur me vello e trendafila dhe nen vello kane shpata dhe pistoleta jane kriminele. Dhe hapet i kemi deri tek presidenti. Bravo Altin!

  4. H says:

    Këto janë akrobaci idiote të mediokritetit shqiptar. Nuk hyn as ligji as kushtetuta. Kjo është lufte bandash per te vjedhur dhe abuzuar me pasuritë e popullit. Kaq.

  5. cipini says:

    Shkrimi me befason me llogjiken e forte dhe shume te drejte. Kjo ben qe ca komentues te reagojne fort dhe banal. E verteta ne shume raste eshte e hidhur. Kjo analize e Altinit mjafte e vertete.
    Ca komentues(montanare) jane rritur me mungese te theksuar te “proteinave” nga mungesa e “mishit” ne kohen e tollonave.

  6. hoxhe efendi ali beu says:

    Hoxhe efendi Ali Beu, ne kete aspekt ka mbeshtetje Like floririn, has cili edhe ky flen ne nje krevat me Mona baxhellen, por “nuk ndikohet “ na ajo si opozitAre e thekur

  7. ?????? says:

    Po si nuk pyet njeri: KUSH E COJE LISTEN TEK PRESIDENTI ME 4 EMRA KUR LISTA DUHET TE KISHTE VETEM 3 EMRA.
    Kjo eshte pyetja e pare, pastaj vijne te tjerat.

  8. julio says:

    Do te ishte ne nderin e kesaj nese, meqenese ka nje perplasje cjeperish, te dorehiqej, nuk do donte kjo dhe askush te punonte nen nje presion politik, ku koha do te ishte gjithçka qe do sheshonte ne te mire sidomos te xhaferllarit, sepse jeta vazhdon edhe po s’ishe antare e gjyk/kushtetuese. Nuk eshte se presidenti ju vlereson, perkundrazi ai po ju perdor per problemet qe ka me ligjin dhe gjynahet qe ka me kete popull. Do jeni me e vleresuar nga populli se nga dy individe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje