Nga Rudina Xhunga
Dje disa portale ( syri.net, joq, boldnews, ) botuan një konstatim marrë nga FB, që më gjente uzurpuese tokash.
Kishin fotografuar pallatin ku banojnë prindërit e mij dhe i akuzonin ata të dy për ndërtim pa leje. (Gënjenin që në fotografi, duke përdorur foto profesionale të një pallati dhe apartamenti tjetër)
Mjafton te shikosh fotot dhe kupton që pallati ku banojnë prindërit e mij, është një 5 katësh i vjetër dhe rrëze tij duken themelet e pallatit të ri, një 12 katëshi, që po ngrihet përballë ballkonit të prindërve dhe do ju zërë jo thjesht pamjen, por dritën.
Kjo ndodhi një ditë pasi unë dola në News 24 dhe mbrojta ndërtimin e unazës dhe ca me tepër, botova në dritare.net një videoreportazh ne Gjirin e Lalëzit, ku dallohen vilat tre dhe dy katëshe të Berishës dhe Metës e shumë të tjerëve që tani po qajnë Astirin.
Dje e mora mesazhin; Mos u merr me shtëpitë tona, se do merremi me tënden! Kam 25 vjet që drejtoj një emision televiziv, jam pjesë e pushtetit të katërt, por nuk jam si ju.
Kam detyrim ndaj publikut që me beson, t’i them, vazhdoni më besoni, se unë nuk jam si ata. Unë nuk vjedh, nuk vras, unë nuk bërtas se më zunë dritën e shtëpisë së prindërve, nuk hyj në marrëdhënie gjobash me pronarët, unë nuk marr molotov, unë nuk dal në media të ulërij për padrejtësinë, deri më sot që më trajtuan si fajtore.
Ju nuk i kuptoni njerëzit si unë, mendoni se e kam bërë një krim dhe mbuluar pastaj me pushtetin që të jep media. Ndaj me akuzoni për gjera që i bëni vetë dhe ju duken normë. Unë jam një nga tre vajzat e dy prindërve mësues. Nëna ime jepte letërsi, babai matematike në Vlorë.
Gjithë jetën, deri në ‘90. Edukuan breza të tëre vajzash e djemsh që më duan mua, se njohën ata. Ishin prindërit dhe mësuesit e mij. E lanë profesionin , të dy, në moshën më të mirë, sepse ju duhej të shkollonin tre vajza . Erdhën në Tirane, në ‘97, kur Vlora u dogj. Blenë apartament te ky pallat i vjetër, ku tani kanë mbetur vetëm kujtime, sepse shumica e njerëzve ikën. Ikëm dhe ne të treja.
Aty banojnë ata të dy, mami im që flet me lulet siç fliste dikur me nxënëset, për letërsinë dhe im atë që tani , kur po i lakojnë emrin si uzurpues, është shtrirë në reanimacionin e neurologjisë, i paralizuar. Janë dy prindër tipikë të një brezi që po shuhet në heshtje, por me krenari për punën që bënë dhe fëmijët që edukuan, një brez që po ikën pa kërkuar asgjë. Kur e pashë gropën që po hapej përballë shtëpisë të tyre, nisa të kërkoj për lejen. E kishin. Të afishuar te hyrja.
Për mua ajo leje është kriminale, se ju merr dritën ca dhjetëra banorëve që po ju ndërtohet, 7 metra larg fytyrës. A duhet të dilja dhe bërtisja, në media, t’u çoja të fortë, të lidhesha me më të pasur se ata dhe të ndërtoja unë një 15 katësh, për t’iu prishur shitjet? Jo, nuk e bëra këtë.
Unë besoj vetëm te shteti. Cilido qoftë ai. Unë ndjek rrugën ligjore, duke besuar se ligji ka dhe moralin, sepse po zënë dritën e dhjetra pensionisteve të një pallati të vjetër që janë mësuar ta zbatojnë ligjin. Banorët e këtij pallati edhe kur bënë shtesën mbi kënetë, para se prindërit e mij të blinin shtëpi, në 97, morën leje.
E legalizuan se kishin leje, tani e shohin që prona po ju del nga tregu po nuk flasin. Kanë leje, më thanë, kur i pyeta a do bëhemi bashkë të kundërshtojmë.
Kjo është historia e pallatit të prindërve të mij, dhe kjo është historia ime përkundër histerisë të atyre që duan të më bëjnë të ngjaj si ata, gjobaxhie e ndyrë, grabitëse arrogante, ulëritëse injorante.
Jo nuk jam. Jam pa zë kur bëhet fjala për vete. Me vjen rëndë ta bëj hallin tim, hall publik. Dhe nuk dua ta bej se hallet nuk zgjidhen me shembuj, zgjidhen me sistem. Nuk ndryshon çështja e pronave, e pallateve që po na ndërtohen në fytyrë, e lejeve që kanë ligj po s’kanë moral, e ndërtimeve që janë të reja, po jo njerëzore, nëse unë bërtas për 12 kateshin që po e le pa dritë shtëpinë e prindërve të mij.
Ndryshimi vjen vetëm kur ngrihet shteti ligjor.
Unë besoj te sistemi, te ngritja e një sistemi , qe do sjellë shtetin e të drejtës, përkundër shtetit të të fortëve, shtetin e njeriut, përkundër shtetit të parasë.
Unë besoj që kjo mund të ndodhe kur shumica e heshtur, të vendosë të flasë dhe t’i thotë mjaft një 30 vjeçari pa sistem, ne emër të një 30 vjeçari tjetër që po vjen dhe nuk mund të na gjejë serish barbarë e paraurbanë. Unë besoj të unaza e qytetit, dua t’i jepet fund astirizimit të Shqipërisë, dua të ndëshkohen krimet për Gjirin e Lalëzit dhe gjire të tjera që po, do vrasin njerëz të tjerë.
Unë besoj te njerëzit që nuk i bëjnë opozitë zhvillimit, por padrejtësisë. Qe do bashkohen ta ngremë atë dreq shtet ligjor, se nuk jemi njerëz me bisht dhe mundemi.
Juve që më nxorët këto foto ju them faleminderit se më bëtë mbarë të tregoj dhe problemin tim.
Ju them edhe që nuk jam si ju, ndaj mbase nuk e kuptoni si del një grua dhe flet për zhvillimin e vendit, pa zgjidhur hallet e veta.
Mua me kanë rritur dy mësues që më kanë mësuar se kam vetëm një atdhe, dhe do kontribuoj çdo ditë ta meritoj.
Sepse kështu janë mësuesit. Quajini idealistë, quajini të marrë, po ja që e tillë është shumica në këtë vend, që nuk bërtet si ju, qe nuk shan e shqyen, që nuk vjedh e vret, por vdes në heshtje, duke trashëguar nga fëmija te nipërit kujdesin për qytetin dhe nevojën për të mbjellë një lule dhe jo për të hapur një varr, fizik apo virtual.
Fotot e portaleve për të treguar shtëpinë e prindërve të Rudina Xhungës (Fake News)
Fotot e portaleve për të treguar shtëpinë e prindërve të Rudina Xhungës (Fake News)
Fotot e portaleve për të treguar shtëpinë e prindërve të Rudina Xhungës (Fake News)
Foto e shtëpisë reale të prindërve të Rudina Xhungës
Shteti ligjor, do të triumfoj . Uzurpuesit dhe shkelësit, para ligjit .
Kjo eshte “Shqiperia qe duam” e Rames,kjo eshte “Bashkia qe duam” e Veliajt.
Keta jane sundimtaret tane qe pasi na mashtruan per te votuar per ata, te nesermen na trajtuan si kliente,si skllever!
Keta jane lideret me te sukseseshem te vendit ne keto 100 vjet.
Keta jane ata qe “bashkeqeverisin me oligarket e jo me qytetaret” per te mbushur xhepat e tyre duke zbrazur xhepat tane!
Klikat sunduese qe prej 30 vjeteve na e kane grabitur atdheun prandaj po ikim per dite nga syte kembet.
Rsma sot eshte fatkeqesia e shqiptareve.
Lumturia e shqiptareve per kriminelet dhe antishqiptaret e dime te gjithe jane ata qe: spordhosen demokracine dhe shpresen e shqiptareve , shkatrruan grabiten shqiperine qe me 1991, vrane ne zyrat e shikut, ne rruge, ne shtepi gjithe fshatin..qytetaret zhvaten e sheten shqiperine !! Kriminelet para drejtesise 1
Po sa te madhe e ka pordhen kjo Xhunga mer ti. Edhe pordhen xhunga – xhunga.
Jo mo shiko mos ke pjerdhur ti apo ndonje halabak I familjes tende se ju halabaket e funderrinat I keni pordhet bombe molotov saqe keni qelbur vendin dhe u ka vajtur era deri ne Europe e amerike.
???????????????
Nuk mund ta imagjinoje se si mund te ndertohet pa respektuar asnje lloje kriteri eshte ky kryetar bashkie qe po gjelberon TIIRANEN dhe ne zemer te saj betonon ma cfare korupsioni eshte mjaft i qarte shqiperia eshte rrum palle nuk ka arkitetet qe te krijoje komuniteti nje hapsire te gjelber dhe ky birbua ka qene edhe ne angli si te thuash ka pare si eshte e konsturktuar atje paraja te humbet llogjiken te blen kur do dhe te mohon kur do ma si ka mundesi qe ne nje hapsire ku duhet te hyje nje ndihme e shpejt si zjarrefiksja autoamulanca ose nje mjet si zgjidhet cfare deluzioni eshte ketu jo ne europe por busulla drejt AFRIKES duhet po drejtohet mjere SHQIPERIA ME KETE POLITIKAN E DREJTUES MJERE………………………..
Bravo te qofte moj vajze.
Dinjiteti dhe integriteti jane te panegociueshem per njerez si ty.
Do isha i lumtur te te njihja personalisht , si vlonjat i vjeter.
Rudina nuk flet per tipa si ky trendeleshi-preshi ,injorant vulgar zoraxhi rrugesh
O bobo, perpara shtepise
As 5 metra larg. Po a zbatohet ndonje largesi ndertesash atje ne Shqiperi mo aman? Vende dhe popuj. Turp we jeprn te tilla leje. Keta duhet te vsten te gjithe, duke filluar nga kryetaret e bashkise e Deri lart.
kushdo qe mbjell urrejten nga urrejtja do vdes.per zhvatjen e shemtine e shqiperise duhet pare nga 90 ku lindi nje shtet sakat nga mostra politikanesh pa din e pa niman qe nuk pane pertej gardhit te tyre e pushteit e pasurise e shkerrmoqen shqiperine ne cdo qelize te saj e ndane pasurine e vene me sakrifica shume te medha mes.nje pakice zuzaresh.shpresojme se do filloje te behet dicka megjithese e dime se do kete vestiresi te medha.gazetarja thote te verteten. une Jam perkrah saj si shumica e shqipetareve
Ne shqiperi, ka lufte civile mes malokeve dhe qyteterimit.
E tmerrshme! Sa afer qe po ndertohet ky 12 kateshi prane pallatit te vjeter?! Ai qe e ka dhene kete leje, ne kundershtim me te gjitha ligjet dhe normat e njerezise, duhet futur ne burg. Qofte edhe Erion Veliaj. Eshte nje krim qe bie era korrupsion, mospergjegjesi dhe rrumpalle. Qe tregon se jemi vite drite larg shtetit te se drejtes dhe ngjitur fare me shtetin e te forteve! Kur do behet shtet Shqiperia?! Gjithe vendi eshte kthyer ne nje Astir gjigand! Zë tokat e te tjereve, zëju djellin, merru edhe frymen. Boll qe ti te behesh i pasur!
Ke shume te drejte brezi jone po shuhet ngadale, pa bertitur se beson ne shtete.
Bravo Rudina, je vajze me guxim dhe qe lufton per dertesi.
Rudina ketu vazhdon malokeria e shpellaret, ketu vazhdon akoma zaptimi nga shpellaret, sa te jete Sali rrumpalla ky vend keshtu do vazhdoi. E vetmja shprese per kete popull eshte reforma ne drejtesi prandaj krikinelat Ilir Floriri e Sali Krimineli duan ta bllokojne, Lulen nuk po e permend se ai e ka pre bileten.
O Drino, po ne pushtet eshte Rama qe ne 2013. Ca lidhje ka malokeria ketu? O kokrra e injorantit nga jugu. Po Meten nga Jugu e keni por eshte ikona e korrupsionit dhe cjedhjes ne kete vend.
Respekt per kete zonje te nderuar qe e njohin shumica e shqiptareve dhe e vleresojne per perkushtimin
kudo ku punon dhe sa me larg cimit,pekes dhe purtekes!
Te shkuara babait! I paç me jete te gjate prindetit! Mos u tut! Eshte e vertete qe me Shqiperi ka ca maskarenj neskine te vegjel qe s dine as nga bredhin grate e tyre e merren me shpifje. Por te shuhen dhe ata
Nga fotot duket qarte qe shqetesimi i Rudina Xhunges eshte plotesisht i drejte. Aty eshte duke u sendertuar nje maskarallek, qe i merr diellin, frymen pallateve perreth.
Perse mor Lali Eri nuk e anullon kete ndertim demtues per banoret e pallatit me te afert. Ndryshe detyro firmen ndertuese qe tu bej vend ne pallatin e ri te gjithe banoreve qe demtohen nga ky ndertim.
Rudina , je ne te drejten e prinderve dhe te te gjithe banoreve te pallatit.
Bravo zonja Rudina….meriton vetem respektin e te gjithe atyre qe duan ligjiin dhe shtetin ligjor. Shumica e shqipetareve nuk jane si ata tè babeziturit qe per 25 vjet vran dhe vodhen cfar deshen….sta i kan frike njerezit si ti qe respekton ligjin se vete kan filluar tè dridhen nga drejtesia e re…..vazhdo te shkruash pa tu dridhur Dora.faleminderit Rudina me ben tè ndihem Shqipetar.
BRAVO RUDINA BASHKOHEM ME ZERIN TENDE. SHTETI LIGJOR DUHET TE VEPROJ PA HUMBUR KOHE NE TE KUNDWRT VENDI DO RRESHQAS NE DUARTE E RRUMPALLES SALI DHE HAJDUTIT LIKE FLORIRI DHE FALLXHORES MONIK. UROJ QE TE BEHET DREJTESI ATE QE POPULLI PO E PRET ME PA DURIM . KUPA ESHTE MBUSHUR PLOTE. NJE SAHAT E ME PARE TE VIHEN PARA DREJTESIS, PSEUDO TE FOTET.
Rudina, të kam shpirt !
Shqiperia do qe bere me shtet sikur te gjithe te ishim bashkuar rreth atij qe i vuri shpatullat e mendjen ketij vendi e qe fatkeqesisht nuk late dritare pa e baltosur duke filluar qe nga ty zonje !Kundrejt kesaj me behet qejfi qe me se fundemi e paskeni kuptuar qe qytetaria duhet te ngrihet mbi majmunerine qe kane zapruar qytete a thua se Shqiperia ishte prone e Saliut te tyre dhe ua fali!Rikthimi i pronave tek i zoti vetem termeti i bene realitet duke u rafshuar kullat ne qytet e duke u ribere shperndarja e rregullt ku sejcili te kete pjesen e tij jo si toke e zanun por si pronar i ketij trualli dhene qofte nga pronaret e vertete qofte dhe me shperndarje te rregullt nga shteti si ne te gjithe venet e qyteteruara!Rudina qe ajo firme qe po nderton prane pallatit te prinderve ti anulohej duhej te ishe kujtuar disi shume vite perpara atehere kur ti shijoje shtetin rrumpalle te Berisheve!Megjithate me mire vone se kurr!
Bravo Rudina, shkrim me vend, i sakte, i drejte, objektiv.
Zonja Xhunga, shqiptaret e vertete – dhe me te vertete presupozoj ate rang qe jeton me djersen e ballit – e dine shume mire se ku qendron kjo bashki, kjo qeveri dhe pa perjashtim e tere klasa e ndyre dhe e sterkorruptuar politike e ketij vendi qe fale imoralitetit, injorances dhe korrupsionit si majtas e djathtas e kane kthyer kete vend te begate ne nje favele braziliane ne mes te Europes. Juve sulmoheni sepse nuk konformoni. Kjo dihet. Po te kishit qene konformiste dhe pa karaketer, sot prinderit tuaj te nderuar, te cilet i pershendes dhe babait i uroj permiresim sa me te shpejte, do ishin si shume batakcinj, vrases, kurva, kurvar (ndjese per etiketimet) , injorant pa shkolle te mesme por me nga pese universitete e shtate doktoratura duke shijuar jeten ne Gjirin e Lalezit apo duke u kuruar me parate e grabitura te shqiptareve neper klinikat me te specializuara te Europes. Kjo qe kemi ne ne kete vend mund te jete cdo gje po vetem demokraci nuk eshte. I duhet vene gishti kokes se me gelbaza te tipit Vicidol apo shallvare te markes moniste Spiro Koleka me keq do behemi por me mire kurre.
Bravo Rudina.Me vjen keq se te gjithe portale qe ti permende jane portale qe drejtohen nga llumi “gazetaresk” shqiptar te pasuruar ne Kulm.Esht Cim Peka njeriu me I korruptuar,me manipulusi,me mashtusi e me trukisti e sigurisht me genjeshtari I gazetaris shqiptare eshte drejtori I portalit boldnews personazhi kryesor I super mashtrimit korruptues ” Babale”.Habitem se si I lejon shteti apo policia kto portale mashtuese e manipuluese ose thjeshte portale banditeske te perhapin vetem genjeshtra e mashtrime me qellime te caktuara politike e anarkiste!!!!!
Patrijote tè shkuara babait tuaj!Ec dhe vazhdo nuk je vetèm edhe pse ke median mafioze qè ju kèrcènon ju nuk jeni si ata dhe ata nuk janè si ju kètu fillon dhe mbaron kritika juaj ndaj mafies sè medias dhe çimentos.
MUA SI SHQIPETAR NUK ME INTERESON RUDINA,NUK ME INTERESON RAMA,SALIU,, ILIRI LULI E GJITHE LULEZAT QE JANE PAS TYRE ,JAM I INTERESUAR KU NDODHEN INSTITUCIONET QE MARRIN RROGAT NGA TAKSAPAGUESIT SHQIPETAR, SI I ZBATOJNE LIGJET KETO INSTITUCIONE ,SA PARA KANE MARRE RYSHFET PER KETE PALLAT NE KETE DISTANCE QE NUK NDODHE NE ASNJE VEND TE BOTES, HAPNI LEGISLACIONIN E SOMALISE DHE SHIKONI SE EDHE ATJE ESHTE 5 METER LARGESI KATI I PARE DHE PER CDO KAT 1.5 MT, NE RASTIN KONKRET I TAKON QE TE JETE21.5 MT NDERSA NE ” JETOJME” NE EUROPE POR LIGJET I ZBATOJME ME KEQ SE SOMALIA. DHE KERKONI TE HYNI NE EUROPE !!!!!!!!!!.
Te lumte Rudina ke te besh me njerez te babzitur kafshe tamam shpellare.
Respekte Rudina… !
Sinqerisht u preka ngaky reagim i Rudines. Sot neShqiperi sundon pushteti i krimit. Kjo qe fatkeqesia e ketij vendi qe idealet e dhjetorit i rrembyen kriminelet e PD se dhe ja ky eshte fundi. Por besoj se kemi edhe te tjera Rudina qe nuk do e lene kete vend te shuhet perfundimisht,
Se kush eshte Rudina shumica e njeh, korrekte e zgjuar, e matur e sakte por ne vendin tone ka shume portale dhe nje pakice e meriton te jete sepse shumica eshte PORTHALE….
Ky eshte nje krim dhe krimineli eshte Erjon Veliaj. Te dy pallatet jane ne te njejten zone. Pallatet jane te legalizuar dhe rregullat e urbanistikes nuk e lejone ndertime te reja, qe nuk respektojne as distancen minimale. II kam derguar zonit Veliaj dhe bashkise ankese qysh ne daten 30 Gusht dhe deri sot nuk kemi marr asnje pergjigje. Jo vetem qe na kane zene driten dhe frymen, por na kane rrezikur dhe jeten duke punuar me makineri te rende ne themelet e apartamenteve. Rudina duhet te na ndihmonte qe problemi te botohej ne media, te cilat informojne cdo genjeshter te kryetarit te bashkise, por nuk deklarojne asnje rast ku ligji shkelet me dy kembe. Ky rast nuk do te vinte ne media nese nuk do t’i kishin shkelur ne kallo Rudines. Rasti i Tiranes se Re eshte korrupsioni i hapur. Bashkise.
Kush ka qene ai kriminel qe ka dhene ate leje ndertimi aq afer pallatit ekzistues?????
Rudina po shijon can ka predikuar gjithe ato vjet duke mbeshtetur ” demokracine shqiptare”. Tani kur ky ndertim po ja ze frymen kujtohet te ngreje zerin. Po ato mijera shqiptare qe u vodhen nga kjo demokraci. Po ato ndertesa e ndermmarrje te shkaterruara nga kjo demokraci. Kush e ngriti zerin apo I doli me mbrojtje. Kur te vjen veza te b… Kujtohesh te shkruash qe duhet bere shtet.
Je nje nga te paktet emra te nderuar te gazetarise shqiptare Rudina. Je jo vetem gazetare e mire, por mbi te gjitha njeri i mire.