SHBA: Shqipëria të largohet nga rrjetet jo të besueshme teknologjike

18 Nëntor 2019, 18:31Politika TEMA

E ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones gjatë një mëngjesi pune mbi sfidat në siguri, mbajtur në nder të gjeneralit James Jones, këshilltari i 22-të për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ish- komandant i Forcave Supreme të Aleatëve të NATO-s, dhe komandanti i 32-të i Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara ka folur rreth infrastructures 5G në Shqipëri.

Ambasada e SHBA ka shpërndarë një postim ku përcjell fjalën e Moses-Ones, e cila thekson se liria nuk është në shitje dhe siguria nuk mund të kompromentohet.

“Kur flitet për infrastrukturën 5G dhe atë kibernetike kritike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende aleate të NATO-s siç është Shqipëria, ne nuk mund të jemi më të qartë: siguria nuk mund të kompromentohet apo të shitet. 

Është jetike të merret në shqyrtim nëse furnizuesit i nënshtrohen kontrollit nga një qeveri e huaj pa një shqyrtim gjyqësor të pavarur, nëse respektohen të drejtat e pronësisë intelektuale dhe çfarë të kaluare kanë palët shitëse në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës.

Në këtë këndvështrim, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aleatët e NATO-s duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ato të besueshme… Liria nuk vjen falas dhe liria nuk është në shitje”, ka thënë ajo.

2 komente në “SHBA: Shqipëria të largohet nga rrjetet jo të besueshme teknologjike”

  1. lani says:

    BRAVO LOVE YOU AMERICA ..PLEASE HEL ALBANIA .BECAUSE IS GOT KANCER FROM POLITIKANEVE TE POSHTER

  2. Fred says:

    Po e paguajme lirine me prapambetje teknologjike dhe mungese investimesh.Pse nuk investon Shba-ja e BE ne Shqiperi? Kjo nuk eshte miqesi e paster.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje