Rudina Hajdari "sulmon" Majkon dhe Cakajn: Regjistrimi i diasporës jo nga shteti, duhet organ i pavarur. Jeni komplet jashtë realitetit, s'dini çfarë po bëni

25 Nëntor 2019, 10:57Politika TEMA

Deputetja demokrate Rudina Hajdari deklaron se regjistrimi i diasporës nga shteti shqiptar përbën një manipulim, pasi ky proçes duhet të bëhet nga KQZ dhe jo nga ministra e Diasporës dhe ajo e Jashtme.

Gjatë fjalës së saj Hajdari kritikoi ministrinë e Jashtme dhe atë të Diasporës, duke thënë se është jashtë realitet dhe nuk ka akordancë me institucionet e tjera.

Nuk duhet të jetë në kompetencën e ministrisë së Jashtme për tu bërë ky lloj regjistri. Ka ardhur një propozim që të bëhet nga KQZ, pra të jetë një organ i pavarur që të merret me regjistrimin e diasporës dhe mos merret shteti shqiptar. 

A do ketë këtu një shkelje kompetencash dhe kjo është një çështje serioze. Ne po parashikojmë që në zgjedhjet e 2021 të kemi diasporën të votojë në këto zgjedhje. 

Nëse shteti shqiptar do bëjë regjistrimin e diasporës atëherë do ishte një lloj manipulimi që ti bëhej këtij adresari dhe mund bëheshe një shkelje këtu.

 Prandaj është parashikuar që kjo kompetencë ti jepet KQZ dhe mos merret shteti me regjistrimin e diasporës.

Edhe me ca shikoj unë, edhe me prezantimin e Majkos, ministrit të Diasporës,  ju nuk keni fare akordancë me njëri-tjetrin. Jeni komplet jashtë realitetit, dmth nuk e kam parë kurrë ministrinë e Jashtme të menaxhohet në këtë mënyre, jeni komplet jashtë realitetit, nuk dini çfarë po bëni. 

A jeni të konsultuar me ministritë e tjera, a e dini çfarë po bëni apo jo?”- tha Hajdari.(TemA)

1 komente në “Rudina Hajdari “sulmon” Majkon dhe Cakajn: Regjistrimi i diasporës jo nga shteti, duhet organ i pavarur. Jeni komplet jashtë realitetit, s’dini çfarë po bëni”

  1. Zani says:

    Majko Një LEGEN dhe Plehrë e Kamufluar !!! MotërQir që ka VJEDHUR NJËSOJ si ROBQIRAT e tjerë të PD KRRIMIT dhe LSI PLAÇKITJES !!! Pandeli Majko është Një KURVË HAJDUT i Heshtur që ka bërë PAKT gjithmonë këto 29 Vjet me KRYEHORRAT e PD dhe LSI , që GRABIT dhe ZHVAT se sa të marr Unë Pushtetin NUK të ndodh Gjë !!! Ky është Majko PUTANA !!! Hidhu sa andej , e sa këtej , dhe mbush XHEPAT duke VJEDHUR SHQIPTARËT !!! ISHALLA REFORMA në DREJTËSI , JU TREGON VENDIN këtyre KARAKURVAVE të Politikës 29 Vjeçare !!! GOD BLESS USA ??????⚖⚖⚖??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje