“Tërmetet tona të përditshme dhe tërmeti i 26 nëntorit”, Daja: TV flasin për telefonin e Kujtim Gjuzit, për brekët e Noizyt apo për zogun e Tiranës. Mungon zëri i ekspertëve

1 Dhjetor 2019, 11:30Sociale TEMA
“Tërmetet tona të përditshme dhe tërmeti i 26

Inxhinierja Luljeta Bozo

Nga Ronaldo Daja

Duke degjuar zonjen ne ekran teksa fliste m’u kujtua ajo shprehja qe shpesh ma permendin prinderit: “Ne kohen tone behej shkolle,ju tani me shume talleni”.

Zonja Luljeta ka folur per me shume se nje ore me fakte dhe te dhena per shkaqet e demtimeve ne banesa, per cilesine e ndertimeve, per procedurat qe duhet te ndiqeshin per ndertimin e tyre etj. Fliste me nje pasion dhe kthjellesi te frikshme per moshen e saj qe te nxiste deshiren per te ndjekur nje shkolle te dyte per inxhinieri.

Po me vinte turp qe nuk kisha degjuar me pare per zonjen Luljeta. Me disa kerkime ne internet mesova qe kishte botuar me shume se 35 libra, kishte fituar çmim nga Universiteti i Cambridge dhe se fundmi ishte larguar nga puna si pedagoge nga dekani/rektori i UPT i cili nuk kishte qofte dhe nje botim te vetem.

Nuk kisha informacion per Luljeten sepse nder vite jam mesuar qe ne televizone Lorenc Vangjeli, te beje analistin politik,analistin sportiv, inxhinierin, kuzhinierin , kamarierin, gjithologun.

Ne portalet e gazetat tona kam lexuar per Zogun e Tiranes, per promovimin e librit te Angela Martinit, per librin me receta te Arbanes ku nje pjate shkon 2000 leke te reja.

Kam lexuar per telefonin 7000$ te Kujtim Gjuzit, dhuratat qe i beri Blendi goces per ditelindje, per breket e Noizyt apo se cfare hengri Mamaqi per dreke.

Jo me larg se dje nje biznesmen hajvan dilte ne ekran dhe shpjegonte duke bertitur se çfare ishte kapitalizmi dhe sesi ai donte te behej nje oligark si Mane e per ta mbyllur ne fund vinte ne dukje se Kastrati ishte Kastrioti modern.

Ne vendin tone perjetojme termete cdo dite. Termet eshte kur lepiresi partiak te ze vendin e punes, termet eshte edhe kur te shfrytezojne ne pune cdo dite, pa orar, pa kontrata te mirefillta, pa te drejten per te ngritur zerin.

Termet eshte kur perballesh dhe me pedagoge te paafte, nepunes servile, deputete injorante.

Bota te dridhet nen kembe kur merr vesh qe shoku i ngushte eshte nisur me kamion per ne Angli, kur sheh qe vendin e lulishtes se fundit ne lagjen tende e ka zene nje gradaçele, kur vendin e Shtetit Social e ze Elvis Naçi, kur nje shtet me rreth 3 milion banore nuk ka qofte edhe nje qen te vetem per kerkim-shpetim.

Njejte eshte edhe kur sheh ushtaret e zjarrfikesit tane te keq paguar qe ndihen aq te pafuqishem teksa heqin mbetje me duar si te ishin duke pastruar bregdetet. Termet eshte edhe kur ushtria ende e pa formuar e Kosoves mobilizohet me shpejt, eshte me e pajisur dhe pergatitur se ushtria jone.

Dhe perseri termet do jete kur jo me larg se veren e ardhshme atyre qe sot i quajme vellezer do i dyfishojme çmimet e hoteleve dhe sherbimeve.

Nuk eshte termet si ai i mengjesit te 26 Nentorit, ama edhe ky vret, ngadale, çdo dite pa e kuptuar.

34 komente në ““Tërmetet tona të përditshme dhe tërmeti i 26 nëntorit”, Daja: TV flasin për telefonin e Kujtim Gjuzit, për brekët e Noizyt apo për zogun e Tiranës. Mungon zëri i ekspertëve”

  1. Lexues i Temma says:

    Brravo. Nje shkrim me shume shume vlera.

      1. Zen says:

        Elvis Naci islamist u fut be qeveri. Foli ne krah te kryeministrit be mbledhjen e pare te komitetit tw rindertimit. Turp turp turp 100 here turp per nje shtet laik. Mendjelhtesine e Edi Rames do e paguajme shtrenjt ne 10 vjet percet e zeza te isalmizmit do qeverisin Shqiperine.

    1. Shtufa says:

      Ju gazetaret keni vetem te drejte, ju keni vetem liri dhe jo pergjegjesi. Ju mund te sulmoni kedo dhe nuk mbani pergjegjesi. Ju i dini te gjitha. Ju jeni specialista profesionista te te gjithe profesioneve. Ju jeni te pafre te flsini e te shfqani çdo gje qe iu teket. Ju nuk doni te kete shtet por kaos per lajme.

  2. Ladi says:

    Gishti ne plagë.. Këta jemi ne.
    Kur anijet, 30 vjet më parë u nisën drejt botës së lirë – shqiptarët ne breg, ju shisnin ujin dhe buken ikanakve me shifra 10 herë meë te larta! Ndersa ne bregun matanë – i pritën me ushqim të ngrohtë dhe veshje…?!?!
    Këta jemi ne

  3. nena says:

    Me ke mrekulluar djali i nenes. Edhe me fort bjerju sidomos politikaneve qe e shkaterruan dhe rropen kete vend per 30 vjet me radhe. Respekte dhe dashuri.

  4. qytetari says:

    Analize per tu studiuar e nxjerre konkluzione!Respkt per realitetin ku sot jetojme te dhjere por krenare ku vendin e njeriut intelektual e kane zene bagetia e injektuar e kesaj shoqerie qe e marrin me autobuze nga skajet e Shqiperise per te protestuar me thirrjet “Rama ik” dhe ky protestues me te mbritur ne destinacion fillon e bertet “Nano ik” sepse ka haruar refrenin qe i kane mesuar!Fatkeqesi per kete popull qe ka mbetur pa intelektuale tashme te stimuluar me “grincarte” dhe vendin e komandon akoma Kryetermeti Berishe qe prej mese 28 vitesh nuk iu mbyll dot haleja nga ku nxjerr vetem erre te keqe qe kerkon me çdo kusht te asfiksoj kete milet pa dinjitet!Nojzi,Kujtim Gjuzi dhe Berat Buzhalet jane fjala e fundit e kazanit mediatik ne kete vend!

  5. Pedro i ri says:

    Kohe per reflektim . Ka vend per ndryshim ne shpirtin e cdonjerit.

  6. Tarasi says:

    Ja edhe një shkrim që ja vlen ta lexosh…. Ke mundësi të bëhesh gazetar sipas mendjes që disponon… Se nuk do të thotë të jesh gazetar vetëm se je i punësuar me një gazetë apo tv

  7. Adri says:

    Keta inxhiniere si puna e znj. Bozo shteti duhet ti marre per konsulence. Flasin per rrjedhe truri. Ja ku i kane. I kane lene ne harrese qellimisht. Nuk eshte rastesi kjo qe po ndodh. Agjentura ruse berishiane punoi me perkushtim qe vendi yne te arrinte ne kete pike, duke shkaterruar me vetedije cdo qender kerkimore shkencore, pa te cilat veprimtaria prodhuese, ndertuese nuk mund te ekzistoje.

    1. Zen says:

      Shikohet edhe sot. Me krye te komitetit kombetar te rindertimit me vend te vihet nje ekspert I fushes si prof Bozo na del fytyra o obskurantistit Elvis Naci. S ka nevoje per komente

    2. arbeni says:

      Adri, pse ia veshni Berishës të gjitha! Kjo ka dalë në pension këto tre vjetët e fundit. Ishte pedagoge kur ishte Berisha. Mos harro se keto 30 vite PD ka 13 vite pushtet. PS ka 15 vite deri tani!

  8. Doda says:

    Rrespekte RONALDO DAJA artikull perfekt SHQIPTARETsot kan nevoj tja thuash te verteten se nuk din kush kan qen kush jan e ku shkojn.

  9. eli-tiv says:

    Respekt per Prof Luljeten…. e thjeshte e perkushtuar e shume punetore…me nje pregatitje profesionale per tu admiruar,rezultat i nje pune te madhe nder vite.Di qe eshte vajza e rektorit te pare te universitetit…

  10. Virusi says:

    Shqiperia ka njerez te afte po ata me vlera, te ndergjegjshmit, spostohen qellimisht. Pedagog neper universiteti vijne femijte qe sapo kane kryer studimet e qe s’kane bere asnje pune dhe matrapazxhinjte qe shesin diploma. Drejtora e ministra vihen njerezit e partise, ata qe mbledhin vota, Jo kush ben punen. Specialistet si zonja flaken Jo si te paafte, por si te afte, se duhet te vine dallaverexhinjte. Keshtu eshte kudo, nje rrumpalle qe shoqeria jone do e vuaj shume gjate. Dhe s’ka si ndodh ndryshe kur si vlere e shoqerise konsiderohet vetem leku.

  11. Pd rrumpalla says:

    Bravo.
    RESPEKT autorit te shkrimit.
    Vërtet këta jeni ne
    HIBRID, që nga shitësi ambulant, e deri në derën e të ashtuquajturit : parlament i bythës.

  12. katarakti says:

    Edhe une nuk e dija deri me tani qe ekzistoka nje Ronaldo Daja qe i veka pikat mbi “i” si duhet. Ja pra qe Shqiperia ka njerez te mençur dhe atdhetare, siç eshte edhe ajo zonja Bozo. Por jane mbytur nga llumi qe ka dale siper. Qe tipa si Stresi, Noizy, Zogu i Tiranes dhe pedera te tjere dalin siper, deshmon per mjerimin e jetes intelektuale ne Shqiperi. Dikush nuk do qe shoqerise shqiptare t’i hapet horizonti. Te kerkoje dhe te luftoje per me shume. Dhe per kete qellim i drejton te gjitha prozhektoret psh te Berisha! Se çfare thote dhe çfare mendon ai. Ke ka pergjuar pas vrimes se çelesit etj etj. Kam vene re keto dite nje ne nje media te njohur 5 artikuj te njepasnjeshem, brenda se njejtes dite, per kete Elvis Naçin! Elvis Naçi tha keshtu! Naçi kerkoi! Sokol Balla ia la mikrofonin Elvis Naçit dhe budallalliqe te tjera si keto! Kush eshte ky Elvis Naçi?! Ja ky eshte mjerimi i mediave dhe shoqerise shqiptare. Daja e ka trajtuar si duhet kete problem.

  13. Isuf says:

    E vertete Ronaldo Daja. Të zevendëson dikush, i cili/e cila, jo vetem nuk ka asnjë kontribut, por edhe detyrën refuzon ta marrë me firmë sipas inventarit të zyrës. Mua thjesht erdhi dikush më zevendësoi me urdhër dhe praktikën e aktivitetit të vendit të punës, nuk ma mori kush në dorëzim. Kur kishin nevojë më thërrisnin herë pas here, për rreth një vit rresht. Shkoja dhe u jepja dokumentet apo dosjet një nga një. Kultura e transferimit të aktivitetit të një posti, nga paraardhësi tek pasardhësi, tek ne nuk egziston.

  14. Kjo analize nuk ka per te ndryshuar gje. Jane thjesht fjale. Lexuat nje opinion, kritik te llogjikshem por kur te dilni jashte do kuptoni ska asnje ndryshim… ditet do vazhdojne, per brek do flitet prap, europa championship 2020…

  15. timo says:

    Nuk ka gjë më të vërtetë se ky shkrim.

  16. Edi says:

    Respekt per ju R. Daja.

  17. rexha 10 says:

    TERMETI NDODHE EDHE KURE NE DIGASTERET QEVERITARE NUKE NDODHET ASNJE PERSON KOPETENTE ,PORE TE GJITHE TE EMRUAR ME BINDJE POLITIKE PARTIAKE.KJO KUPTOHET QARTE KURE NUKE DALLOJNE FJALET QE SHPREHIN NGUSHELLIM ,ME ATO FJALE QE SHPREHET GEZIMIN
    KURE DO TE MBAROJE KJO LOJE MIDIS KETYRE HIPOKRITEVE?VETEM ME PARATE E XHEPAVE KETA HAJDUTE ME KOLLARE MUNDE TE MBLIDHNIN ME SHUME SE 2000000 LEKE. LERE PASTAJ QE KANE NGA TRE PALE SHTEPIJA KU BANOJNE NGA 10 DITE PER SEJCILEN.
    CFARE PUNE KA KRYEMINISTRI ME ELVIS NACIN? MU KUJTUA FAZLLIC ,KURE BERISHA BENTE MBLEDHJEN E QEVERISE PER VEPRIMTARINE E SHERBIMEVE TE INTELIGJENCES NE SHQIPRI.PO RAMA CFARE PO KERKON ME NACIN ,ME SIGURI VOTAT E POPULLIT.VOTAT E ATIJE POPULLI QE I LEJUAT QE TE BEJNE PALLATE NE KENETEN E DURRSIT.SI KA MUNDESI?PASTAJ I LEGALIZUAN ,SI ME I THENE VRAFSHIT VETEN.KJO JO NGA RAMA ,PORE NGA QEVERITARET PRECEDENTE. ZOTI I SHPETOFTE ATA NJERZE NGA MENTE E KOKES QE PRETENDOJNE SE CDO GJE E DI UNE,DHE CDO GJE E BEJE UNE. PREJE TE TILLE TIPA PO SHKON PER LESHE KJO BOTE.

  18. Lame Kodra says:

    Faleminderit per kete artikull. Qarte, Thjesht, Bukur. Ne shqiperi edhe Einshtein e çojne te mbjelle, vjele dhe paketoje canabis sativa, dhe ne fund i thone IK se je budalla.

  19. kozma koci says:

    Ja shqiptaria me zemer te madhe qe i dhimset populli e atdheu Shqiperia.Shume respekt per kete grua te ditur e te vertet.kozma koci.

  20. kozma koci says:

    Ja shqiptaria me zemer te madhe qe i dhimset populli e atdheu Shqiperia.Shume respekt per kete grua te ditur e te vertet.kozma koci.Boston.

  21. Nik says:

    Pèrgèzime pèr tèrmetet R,Daja,u deshèn pak fakte dhe pasqyruat gjèndjen sociale,mbrojtja,policia,teknika,mungesa e e kopetencès pothuajse nè tè gjitha fushat prandaj shkon pèr dreq vendi me nè krye e,naçin,arritèm nè kètè pik qè njè njeri i till prezanton çèshtjet sociale nè shqipèri èsht tè vendosèsh tè dy duart nè kokè,shtet pa shtyll kurrizore.

  22. Agim says:

    Respekt per z.Daja, per kurajon mbrslenese ne trajtimin e nje problematike uluritese ne veprimtarine e intitucioneve dhe sjelljen e shoqeris tone! Eshte koha per nje reflektim te thellle nga cdo qelize e kesaj shoqerie ! Ky eshte momenti per nje kthese historike drejt rruges ku te sundojne vlerat me te mira te trazhgimnise tone ne shekuj! Respekt edhe njehere per profesionis me integritet si Luljeta Bozo e Ronalo Daja!

  23. Orgest says:

    Respekt per shkrimin

  24. Termerti beri shume deme si ne njeres shtepi dhe matriale ,por prape njeriun e mire dhe te mencem nuk e gjunjezoi ,sepse ky popull ka qene qe ne kohet e para solidar per njeri tjetriun ,dhe prape jane ,por cti besh disa kokave te nxehta deputete,-politikane qe duan te pasurohen me fatkeqesite e njerzeve apo disa kuklla qe i vendosin si k/bashkiake ose disa legena si puna e karagjozit qe ben hardhucka neper mure,Bujar kafebajges qe pa turp thote qe qeveria te nxjeri ligjin anti termet ,o guaske bosh pa midhje….

  25. MALI IVAN says:

    kjo grua do nderuar do respektuar ,e pershendes nga Korca

  26. D. Didani says:

    Une do te vazhdoja dhe me tej: Ne mbi 100 TV,,mbi 100 gazeta dhe portale,flitet 24/24 per partite politiken,deputetet,qejfet,prostitutat,diskot,etj. etj. dhe nuk degjojme te flitet per bujqesine,industrine, ekonomine,plaget e shoqerise,edukimin e brezit te ri!!Prandaj eshte katandisur ky vend ne kete gjendje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje