AMF: Si të veproni për dëmtimet e shtëpive nga tërmeti

2 Dhjetor 2019, 21:55Sociale TEMA

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare informon të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor, të cilët kanë një kontratë për sigurimin e banesës apo pronës nga katastrofat natyrore, si tërmetet, zjarri, përmbytjet, që të kontaktojnë menjëherë shoqërinë e sigurimit për të njoftuar për dëmtimet e ndodhura.

Pasi të jetë njoftuar zyrtarisht ndodhja e ngjarjes së siguruar, shpjegon AMF, një ekpert i shoqërisë së sigurimit do paraqitet në banesën/pronën e dëmtuar për të evidentuar dëmet.
Njoftimi i shoqërisë së sigurimit duhet të kryhet brenda afateve të përcaktuara në kontratën e sigurimit.

Shoqëria e sigurimit mund të kontaktohet në adresën e selisë qendrore apo në zyrat që ajo ka në rrethin ku ndodheni për të njoftuar dëmtimet e ndodhura në banesën apo pronën tuaj, si dhe për t’u informuar me detaje në lidhje me procedurat dhe afatet e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim.

Çdo shoqëri sigurimi ka një faqe zyrtare interneti, ku ka të publikuar adresat dhe mënyrat e kontaktit. Lista me shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës, të cilat ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë me adresat përkatëse gjendet edhe në faqen e internetit të AMF-së; https://amf.gov.al/ts_shoqeri_sigurimi.asp

Nëse keni marrë një kredi bankare, ju mund të kontaktoni dhe bankën për t’u informuar nëse keni siguruar banesën apo pronën tuaj, si dhe për të kërkuar asistencën që iu nevojitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje