Inspektohet kompleksi “Jedas” në Durrës, ekspertët e huaj: Nuk ka rrezik shembje, por do të rikonstruktohet

2 Dhjetor 2019, 14:45Sociale TEMA

Në qytetin e Durrësit ka nisur puna e grupeve të inspektimit për banesat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Janë 11 grupe inspektimi me 70 inxhinierë në total, prej të cilëve 50 janë të huaj që po kontrollojnë një më një të gjitha banesat që u dëmtuan nga tërmeti i së martës.

Një grup inxhinierësh francezë e zviceranë kanë inspektuar paraditen e së hënës banesat e kompleksit “Jedas” në lagjen nr.17, rruga “Dalip Peza” në Durrës.

Në këtë kompleks janë një sërë pallatesh të braktisura nga banorët, cilët po inspektohen nga grupi i verifikimit nëse do të duhet të riparohen dëmet apo në të kundërt do të prishen.

Por, ndërsa ekspertët vendas e të huaj kryejnë detyrën e tyre, jashtë kompleksit presin në ankth dhjetëra banorë.

Disa prej tyre janë të paduruar e mezi presin përgjigjen e ekspertëve për banesat e tyre.
Eksperti zviceran Moser Ronny ka deklaruar para banorëve se kompleksi “Jedas” do t’i nënshtrohet rikonstruksionit.
“Nga verifikimi ynë në këto objekte kemi konstatuar se nuk ka dëmtime të mëdha, objektet i kanë qëndruar goditjeve të tërmetit.

Kemi konstatuar 3 kollona të dëmtuara por nuk ka arsye për tu shkatërruar”, u shpreh eksperti zviceran.

Po ashtu dhe drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu që është udhëheq grupin e inspektimit në kompleksin “Jedas” në lagjen nr.17 në Durrës ka ritheksuar se objekti nuk do të shembet.

Nga ana tjetër, eksperti Hysenlliu tha se asnjë banor nuk do të futet në banesat e tyre pasi kompleksi “Jedas” do t’i nështrohet rikonstruksionit.
“Askush nga banorët nuk do të lejohet të futet brenda.

Objekti ka pësuar dëme serioze por dëmtimet janë minore dhe jo të mëdha”, tha drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu.

Nga ana tjetër, Hysenlliu u tha banorëve se askush nuk mund të thotë nëse këto objekte do të qëndrojnë përballë një tjetër goditje tërmeti.

Inspektimi i banesave po kryhet nga njësia e koordinimit për vlerësimin e dëmeve në koordinim me zv/ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë z. Artan Shkreli.

Në ndihmë të inxhinierëve vendas kanë ardhur ekspertë nga Greqia, Turqia, SHBA, Zvicra dhe Franca.

Grupet e inspektimit janë shpërndarë përkatësisht në: Ishëm, Manëz, Katund i Ri, Rrashbull, Rajoni 1, Rajoni 2, Rajoni 3, Rajoni 4, Rajoni 5, Rajoni 6, Sukth.

5 komente në “Inspektohet kompleksi “Jedas” në Durrës, ekspertët e huaj: Nuk ka rrezik shembje, por do të rikonstruktohet”

  1. Mashkullori says:

    “Objekti ka pesuar deme serioze por demtimet jane minore dhe jo te medha”tha drejtori I Institutit te Ndertimit Agron Hysenlliu…
    Une nuk arrij te kuptoj kete gjuhe:…deme serioze por demtimet jane minore…
    I mund te quhet kjo gjuhe:
    Deme serioze,do te thote se ka demtime shume te renda jo minore.Kur themi deme jo te medha atehere mund te thuhet se demtimet jane minore…
    Po gazetari a kupton se sa ndryshime ka gjuha qe ka thene drejtori dhe gjuha qe ka shkruar gazetari?
    A ka popull te qete qe te futet ne nje pallat qe ka deme serioze?
    Termeti na shkatroj, vrau dhejtra dhe plagosi qindra banore,por keto lajme vazhdojne te tensionojne te gjallet.
    Cila eshte e verteta e gjendjes te pallatit?
    Deme serioze apo deme minore,(te vogle)?

  2. ramushi says:

    Shiheni pak me thelle kete deklarim te ketij ekspertit zviceran se vjen pak ere akullore xhushi , po nga ato te prishurat qe qelbet deri ne Surrel . Kenga e rikonstruksjonit do vazhdoje deri sa 26 nentori te jete bere lajm i vjeter dhe pa shume interes, me pas hurin ne byth 285 familjeve te Jedas dhe si gjithmone rreshkitja nga drejtesia per te gjithe ata qe kane lidhje me Gjelin qeros te surreit.

  3. Havard says:

    ekspertet e huj, hej?
    =
    u ba si ajo vidjo e Metes qe vendosen ekspertet e brenshem, lol!

  4. Ada says:

    Ndoshta ka dashur te thote qe ka pak deme por ato qe jane, jane deme serioze qe nese nuk riparohen menjehere permejne nje rrezik madhor per jeten e banoreve. Gjithsesi jam me ty, gjuhe e dobet nga te dyja palet ata qe e thone dhe ata qe e pasqyrojne (edhe pse ata qe e pasqyrojne nuk mund te ndryshojne cfare thote “folesi ne fjale” mund te bejne me shume pyetje per t’a sqaruar dhe shtjelluar me tej. Kjo eshte puna e tyre, jo thjehst perserithe papagallshe.
    Ne keto raste nuk di te jem e rrepte apo e hirshme me njerezit qe nen efekt shoku e stresi bejne gafa por qe nga ana tjeter duke menduar qe jane njerez te arsimuar duhet te mendojne dhe kuptojne mire cfare thone. Gjithsesi njerezit qe nuk merren me PR (marrdhenie me publikun, te folurit ne publik, media etj) e kane me veshtire te formulohen para medias, i takon medias ti ndihmoje qe mesazhi te percillet sa me i sakte.

  5. Strukturisti says:

    Objekti ne fjale ka deme serioze ne kollonat e katit te pare. Riparimi i tyre eshte i kushtueshem dhe perseri nuk siguron qendrueshmerine e struktures ne rast te nje goditjeje te ngjashme. Ky pallat duhet shembur njesoj si ato te tjetet qe po shemben ne Durres me po te njejtat simptoma. Fakti qe kete po e nxjerrin artificialisht te shendoshe ka te beje me pronaret (Vangjush Dako, Lefter Koka, etj.) si dhe me uljen e numrit te familjeve te pastreha per shkak te permasave te tij. Banore, mos i besoni vegles Hysenlliu & co! Edhe te huajt manipulohen! Ky pallat eshte mine me sahat dhe duhet te ngulmoni per prishjen e tij. Better safe than sorry!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje